Edukimi & Arsimimi

Hiri dhe paqja në masën e rritjes

Publikuar nga Kumrije Aliaj

Hiri dhe paqja u shumoftë për ju në njohjen e Perëndisë dhe të Jezusit, Zotit tonë.

2 Pjetrit 1:2

Nga vargu i shkrimit të mësipërm, ne mund të kuptojmë se mënyra për të pasur hir dhe paqe të shumuar në jetën tuaj ndodh me anë të njohjes (greqisht: ‘epignosis’) se Perëndisë dhe të Jezusit, Zotit tonë. Dikush mund t’ju kërkoj më dëshpërim, “Ju lutem lutuni për mua; jeta ime është në një rrëmujë. Nuk kam paqe në shtëpi, nuk kam paqe aty ku jam duke punuar. Nuk kam paqe në zemrën time; me të vërtetë kam nevojë për lutje.“

Ju mund të luteni për një person të tillë, por mund të mos funksionoj, sepse Fjala është e qartë se si të gëzoni paqe më të madhe në jetën tuaj: Është me anë të njohjes së Perëndisë dhe Jezusit, Zotit tonë. Perëndia dëshiron që ju të njihni, dhe të jetoni me anë të Fjalës së Tij, sepse sa më shumë qe e njihni atë, aq më shumë hir dhe paqe do të qëndrojnë në jetën tuaj për ti gëzuar.

Për më tepër, paqja këtu, nuk i referohet thjesht një paqeje te zakonshme apo të qenurit të qetë apo të një prehje në vetmi. Fjala greke për paqe është “Eirene”, e cila është e ngjashme me fjalën hebraishte, “shalom”, që do të thotë paqe me prehje dhe mbarësi së bashku. Me fjalë të tjera, me anë të njohjes së Perëndisë, ju jeni në një shtëpi me pasuri! Çdo gjë në lidhje me jetën tuaj funksionon drejtë. Nuk jeni në frikë apo në shqetësim për asnjë gjë! Pavarësisht nga ajo që ndodh në jetën tuaj, ju jeni të patrazuar; në krye, dhe në kontroll.

Gjersa mësoni më shumë për Jezusin dhe meditoni mbi Fjalën e Tij; gjërsa mësoni për Atin me anë të miqësisë me Të, shumë më tepër zbulesa do të vijnë tek ju. Njohja e Fjalës së Tij na bën zotërues, duke shkaktuar që jeta juaj të jetë e mbushur me hir dhe paqe të pamasë.

Vini re Bibla nuk thotë: “Hiri dhe paqja do tu shtohen”, por “…u shumoftë për ju!”. Në jetën tuaj është e mundur për tu shumuar hiri dhe paqja në masën e rritjes. Gjoni 1:16 thotë se ne të gjithë morëm, prej mbushullisë së tij, hir mbi hir. Prandaj, gëzoni hirin dhe paqen në jetën tuaj, duke u rritur në njohurin e Tij. Lavdi Perëndisë!

Lutje

At i dashur, të falënderoj për udhëheqjen dhe urtësinë qe marr nga Fjala jote. Gjersa hap frymën time ndaj Fjalës sate sot, hiri dhe paqja shumohën në jetën time; zemra ime është e vërshuar me urtësi hyjnore, dhe e fortifikuar për të mbizotëruar mbi rrethanat. E tejkaloj çdo presion dhe ankth, sepse unë kam paqe me mbarësi, në Emrin e Jezusit. Amen.

Studim Vijues

  • 2 Pjetrit 3:18; Veprat 20:32; Isaia 26:3
  • Plani një vjecarë i studimit të Biblës: 2 Pjetrit 3:18; Veprat 20:32; Isaia 26:3
  • Plani dy vjecarë i studimit të Biblës: 2 Korintasve 7:9-16 Isaia 9

Burimi: www.rhapsodyofrealities.org

Rreth Autorit

Kumrije Aliaj

Komento