Kisha & Besimi

Shijo atë që Ai të ka dhënë

Publikuar nga Korab Zhuja

Duke qenë se fuqia e tij hyjnore na dhuroi të gjitha gjërat që i takojnë jetës dhe perëndishmërisë, me anë të njohjes së atij që na thirri me lavdinë dhe virtytin e vet.

2 Pjetri 1:3

Galatasve 4:1 thotë, “Edhe them se për sa kohë trashëgimtari është i mitur, nuk dallohet fare nga skllavi, megjithëse është zot i të gjithave.” Trashëgimtari është ai i cili ka një trashëgimi. Megjithatë, edhe pse ai zotëron çdo gjë, për aq kohë sa ai është fëmijë, ai nuk mund të gëzoj trashëgiminë e tij; përkundrazi, ai është vendosur nën kujdestarë dhe mësues, për ta sjellë atë deri në pjekuri.

Kjo është ajo çfarë Perëndia bën për ne, me anë të shërbesës së Fjalës Tij. Na mësohet dhe praktikohet trashëgimia jonë në Krishtin. Edhe pse të gjitha gjërat janë tuajat (3 Korintasve 3:21), Nuk do të jeni në gjendje të gëzoni trashëgiminë tuaj, nëse nuk jeni trajnuar në Fjalën. Kjo është arsyeja që Zoti i dha dhuratat e shërbesës në Kishë: “Dhe ai i dha disa si apostuj; të tjerë si profetë; të tjerë si ungjilltarë; dhe të tjerë si barinj e mësues, Për përsosjen e shenjtorëve …“ (Efesianëve 4:11-12).

Ne lexojmë në vargun tonë hyrës se fuqia e tij hyjnore na ka dhënë të gjitha gjërat që i takojnë jetës dhe perëndishmërisë! Çfar do të thote kjo? Do të thotë së ju keni gjithçka që ka të bëjë me jetën; ato janë tuajat tani për ti gëzuar! Nëse nuk jeni duke e shijuar trashëgiminë tuaj sot ashtu siq duhet, ajo është vetem për një arsye të thjeshtë; diçka që Zoti tha te Osea 4:6: Populli im vdes për mungesë njohurish… padituria është ajo që i bënë disa nga fëmijët e Perëndisë të ecin përmes jetës në vuajtje dhe të goditur me dhimbje.

Refuzo të jesh i paditur. Cilësia e jetës tuaj është rezultat i drejtpërdrejtë i masës së njohjes së Fjalës së Perëndisë në ju. Nuk mund të ketë një jetë më të lartë të kuptuarit dhe aplikimit të të vërtetave frymore. Jetojeni dhe rrituni në Fjalën, dhe do ta jetoni jetën në potencialet më të larta në jetë. Mbani Fjalën në gojën tuaj gjithmonë, sepse me gojë bëhet rrëfimi për shpëtim. Kjo do të thotë se ju e përvetësoni trashëgiminë tuaj në Krishtin Jezus, me rrëfimet tuaja në besim.

Pohim

At i bekuar, të falënderoj që më ke dhënë të gjitha gjërat që i takojnë jetës dhe perëndishmërisë, për ti gëzuar ato. Ti e ke bërë të njohur shtegun e jetës; më ke mbushur me gëzim në praninë tënde, dhe ndjejë kënaqësi të përjetshme në të djathtën tënde. Ti je drita ime, dhe lavdia e jetës sime. Në ty kam shëndet,mbarësi dhe bollëk, në Emrin e Jezusit, Amen.

Studim vijues:

  • Predikuesi 5:18-19; 1 Timoteu 6:17
  • Plani një vjeqar për studimin e Biblës: Veprat e Apostujve 1 & 2
    Kronikave 1-4
  • Plani dy vjeqar për studimin e Biblës: 2 Korintasve 1:1-11 & Predikuesi 9-10

Burimi: www.rhapsodyofrealities.org

Rreth Autorit

Korab Zhuja

Komento