Dhe nuk mundi të kryejë aty asnjë vepër të pushtetshme, përveçse shëroi disa të lëngatë, duke vënë mbi ta duart. Dhe çuditej për mosbesimin e tyre; dhe dilte nëpër fshatra përreth e i mësonte.
Marku 6:5-
Në Markun 9, lexojmë se dishepujt e Jezusit u përpoqën të debonin një demon nga një djalosh, por pa dobi. Kur arriti Jezusi, iu lut për ndihmë babai i djalit të demonizuar. Menjëherë, Jezusi e qortoi demonin, dhe djali u shërua në çast. Dishepujt u mrekulluan, sepse Jezusi nuk bëri asgjë më ndryshe nga ajo që bënë ata (të paktën, kështu dukej). Të shqetësuar, ata iu afruan Jezusit mënjanë dhe e pyeten: “Përse ne nuk ishim në gjendje ta dëbonim?”
Mësuesi u përgjigj atyre haptas duke thënë: “… Prej mosbesimit tuaj …” (Mateu 17:20). Dishepujt sigurisht nuk mendonin se problemi i tyre ishte mosbesimi; ndryshe, ata nuk do ti kishin kërkuar psenë Jezusit. Ata besonin; kjo është arsyeja pse ata ishin me Jezusin! Mendonin se ata kishin besim; ja pse edhe guxuan të debonin demonet! Megjithatë, Jezusi e dinte më mirë; Ai deklaroi lidhjen qe mungonte ishte “mosbesimi”.
Shumë njerëz e gjejnë veten në situata të ngjashme sot. Ata pyesin veten pse nuk gjejnë punë ose nuk kanë para, pavarësisht nga të gjitha lutjet dhe rrëfimet e tyre. E pra, ashtu si dishepujt e Jezusit, kjo është për shkak të mosbesimit. Fakti që ju nuk keni marrë atë që keni kërkuar nuk do të thotë se Ungjilli nuk funksionon. Përkundrazi, ai thjesht tregon se ju duhet të mësoni më shumë nga Fjala e Perëndisë dhe të veproni mbi të. Mosbesimi është rezultat i informacionit të pamjaftueshëm nga Fjala e Perëndisë. Kura(shërimi), është mësimi i Fjalës së Perëndisë. Vazhdoni të bombardoni frymën tuaj me Fjalën e Perëndisë për të hequr qafe atë mosbesim.
Kur Zoti Jezus përjetoi mosbesimin nga populli në qytetin e tij të Nazaretit, Ai përdori Fjalën për të mësuar. Marku 6: 6 thotë dhe çuditej për mosbesimin e tyre; dhe dilte nëpër fshatra përreth e i mësonte. Kjo është se si të liroheni nga mosbesimi. Kur njerëzit e kanë të vështirë të besojnë, ua mësoni atyre Shkrimet. U shpjegoni atyre se si funksionon fuqia e Perëndisë, dhe besimi do të nxitet në ta për të pranuar çfarëdo mrekullie që ata dëshirojnë, dhe do të jenë në gjendje ta mbajnë atë.
Lutje
I dashur At, unë gëzohen në Fjalën tënde, e cila trimufon në mua dhe nëpërmjet meje sot. Me vetëdije e ujis zemrën time me Fjalën e besimit, e cila është në gjendje të me ndërtoj, dhe të me çoj në trashegimin time në Krishtin, në Emrin e Jezusit. Amen.
Studim Vijues
- Hebrenjt 11:6; Romaket 10:17
- Plani një vjecarë i studimit të Biblës: Zbulesa 12 Mikea 6-7
- Plani dy vjecarë i studimit të Biblës: Zbulesa 16:11-21 Sofonia 3
Burimi: www.rhapsodyofrealities.org