Vince Lombardi shkëlqyeshëm tha: “Angazhimi individual për një përpjekje në grup – kjo është ajo që e bën një ekip, një kompani, një shoqëri, një qytetërim, të funksionojë.” Në realitet, çdo ekip është i përbërë nga një grup individësh që lufton për të bërë punën më të mirë të mundshme. Suksesi individual rezulton në suksesin e ekipit.
Dhe vendosja e objektivave luan një rol jetik në fitimin e atij suksesi. Është në rregull që thjesht të caktohen objektiva dhe të flitet në lidhje me atë që të gjithë duan të arrijnë, por si e arrijnë njerëzit suksesin në realitet dhe si i gjejnë rezultatet e matshme?
Në vitin 2015, një studim i Universitetit Dominikan të Kalifornisë dha një përgjigje të mundshme. Studimi ka analizuar 149 pjesëmarrës në grupe dhe rrjete biznesi nga Shtetet e Bashkuara, Belgjika, India, Japonia, Australia dhe Anglia dhe ka gjetur se më shumë se 70 për qind e pjesëmarrësve të cilët u dërgonin informata të përjavshme miqve – kanë raportuar arritje të suksesshme të objektivave, në krahasim me 35 për qind e atyre që nuk i kanë ndarë objektivat e tyre me dikë tjetër dhe nuk i kanë shkruar.
Pyetja tjetër, pra, është çfarë taktika të ndryshme mund të përdoren për të identifikuar një qëllim, për të zhvilluar një plan veprimi dhe për të arritur një objektiv? Këtu janë disa teknika.
- Të jeni “SMART” në lidhje me këtë
Një nga sistemet më të respektuara për vendosjen e objektivave, SMART, përcakton një metodë që është e lehtë për t’u ndjekur. Ky akronim nga gjuha angleze qëndron për bërjen e objektivave: “specifike, të matshme, të arritshme, reale dhe në kohë” (specific, measurable, achievable, realistic and timely).
Si e bën dikush një udhëtim pa e ditur destinacionin? Janë specifikat ato që veprojnë si një hartë rrugore. Njohja e qëllimit specifik është vendimtare për sukses, dhe poashtu matja e progresit.
Për të shmangur irritimet, u thoni punonjësve që ta bëjnë objektiven specifike, të matshme dhe të arritshme. Mbajtja e një mendimi realist do t’u ndihmojë atyre t’u shmangen objektivave të paarritshme. Të bësh hapa të fëmijës dhe të festosh fitore të vogla që rezultojnë në një fitore të madhe është më efektive dhe motivuese se sa përpjekjet për të arritur majen e malit Everest brenda një jave.
Afatet janë një domosdoshmëri. Ato krijojnë një ndjenjë të urgjencës dhe nuk lejojnë zvarritje punësh. Kur afati është i përcaktuar, njerëzit kanë tendencë të ndihen më të motivuar.
- Mbaj shënime “shkruaj”
Motivimi ikën kur qëllimet nuk janë të vendosura në gur, apo në këtë rast, në letër. Sigurohuni që punonjësit tuaj po i shkruajnë ato që duan të arrijnë. Profesori i Universitetit të Torontos, Jordan Peterson, e quan këtë praktikë “vetë-autorësi.” Studimi i tij i vitit 2010 ka gjetur se studentët të cilët kishin praktikuar vendosjen e objektivave me shkrim, vërejtën një përmirësim të dukshëm në performancën akademike.
Mbajtja e shënimeve të objektivave u ndihmon punonjësve duke ndikuar në mendim të rritjes, ku personat në fjalë e kuptojnë se pikat e forta dhe aftësitë e tyre nuk janë fikse dhe se mund të përmirësohen me kalimin e kohës dhe me përpjekjet e duhura. Kjo gjithashtu u ndihmon vetë autorëve të mendojnë pengesat e mundshme që mund t’u shfaqen me kohë.
Pra, udhëzoni punonjësit me këshilla se si të shkruajnë objektivat e tyre në mënyrë efektive. Shmanguni negativitetit. Duke përdorur fraza sikur “Unë nuk dua që t’a shtyej për më vonë” është kundërproduktive. Në vend të kësaj, përdorni zërin aktiv dhe shkruani: “Unë dua të rrisë fokusin dhe produktivitetin tim.”
Punonjësit poashtu duhet të ndajnë objektivat në nën – grupe më të vogla të cilat ilustrojnë hapa vepruese. Për shembullin e mësipërm, shtoni nën – objektivat, si p.sh. fikja e pajisjeve mobile gjatë orarit të punës, praktikimi i teknikave të meditimit dhe vendosjen e përkujtuesve për afatet e ardhshme.
Kur qëllimet janë të shkruara me një zë pozitiv, aktiv dhe përfshijnë nën – objektiva vepruese, punonjësit janë të angazhuar në një formë të të menduarit, ku ata e dinë se mund të kenë sukses. - Përfytyro suksesin
Njerëzit përfytyrojnë të ardhmen e tyre më shumë se ata mendojnë, por shumica e njerëzve priren të shohin dukuri negative, të cilat shkaktojnë stres, shqetësim dhe ankth. Atletët profesionistë e shtypin këtë buton dhe përdorin metoda vizualizimi për të parë rezultate pozitive. Mirëpo ata nuk imagjinojnë humbjen e garës së tyre, rrëzimin ose përmbysjen e personit në cut – off. Ata e shohin fitoren.
Pra, tregoni stafit tuaj fitoren, dhe trajno ata për ta parë atë vetë. Kur përdorni imazhe mendore, përdorni të pesta shqisat. Punonjësit duhet të jenë aq të zhytur në përvojën e tyre mendore sa që ata të mund të ndjejnë se kjo po ndodh në të vërtetë. Ata duhet të veprojnë sikur agjent aktiv në çdo moment, dhe jo si publik, ulur në vijat anësore sikur spektatorë.
Pyetni ata se çfarë shohin, dëgjojnë, shijojnë, nuhasin dhe prekin, kur ata janë “duke marrë çmimin e tyre për kontributin e dhënë në progresin e rritjes së shitjeve.” Çfarë bëjnë ata në atë moment? Këto janë pyetje të rëndësishme që duhet marrur parasysh kur dikush praktikon vizualizimin.
Kjo është shumë më shumë se sa thjesht dëshirë zemre. Punonjësit tuaj duhet t’i ekzekutojnë këto imagjinata dhe të praktikojnë shqyrtimin e tyre në vazhdimësi.
Shkroi: Andre Lavoie