Biznesi & Karriera

7 Mënyra si të rrjetëzoni si një milioner

Publikuar nga Kumrije Aliaj

Përderisa isha duke dhënë një fjalim në Washington, D.C., një njeri i veshur mirë u afrua tek unë për të më bërë një pyetje. Pas diskutimit tonë mjaft interesant, ai gërmoi thellë në xhepat e tij dhe nxorri një grumbull të madh me karta. Ai hodhi dhjetra prej tyre në përpjekjen për të gjetur kartën e tij.

Pas përpjekjes së tij që zgjati pothuaj 1 minutë, ai nuk e gjeti dot biznes kartën e tij, gjë që ishte një tragjedi e vërtetë. Duke qenë në një pozitë të vështirë, burri nxorri një nga kartat dhe shkroi numrin e tij në anën e prapme të saj. Për fat të keq, karta e cila u zgjodh rastësisht, doli të ishte e një gruaje e cila para pak minutash i dha kartën e saj burrit në fjalë. Derisa ajo po e shihte burrin tek e shkruante numrin, tundi kokën me keqardhje.

Kjo është mizoria që mund të dëshmohet çdo ditë në treg. Kjo lloj sjelljeje ndalon shumë njerëz nga arritja e pasurisë dhe suksesit për të cilat kanë qenë të aftë gjatë gjithë jetës së tyre.

Këshilla numër 1 dhe më e rëndësishmja në lidhje me rrjetëzimin është të shmangim atë mendim që shumica e njerëzve e kanë për të. Mos shkoni në evente të rrjetëzimit me qëllime të gabuara.

Nese keni qëllim të shkoni për të flirtuar, pë të ngrënë, ose thjesht për të pasur një punë, ju do të dështoni. Duhet të keni motivet e duhura të cilat do të ndihmojnë njerëzit dhe do të kenë ndikim pozitiv.

Dale Carnegie dikur tha, “Ju mund të bëni më shumë shokë brenda dy muajsh duke qenë i interesuar në ta, sesa brenda dy vitesh duke u munduar të sinjalizoni njerëzit e tjerë në interesimin ndaj jush.

”Të gjithë e dijmë se pyetja më mbizotëruese për shumicën e njerzve është, “Çfarë përfitimi kam unë?” Nëse ju rrjetëzoni me një pyetje të tillë në mendjen tuaj, ju po e humbni të gjithë sensin dhe qëllimin.

Megjithatë, nëse ju shkoni me mendjen e vendosur se 99 përqind e njerëzve mendojnë në atë mënyrë, shanset tuaja për rrjetëzim si një milioner do të ngriten në qiell.

Pyetja kryesore që unë pyes veten për të zgjeruar rrjetin tim është, “Si mund të shtoj më shumë vlera në më shumë njerëz në një periudhë të shkurtër kohore?” Kjo pyetje më bëri një milioner. Pas të gjithash, në qoftë se ju ndikoni në dyfishin e njerëzve, ju do të fitoni dy herë më shumë.

Këtu janë shtatë qasje për t’u marrë në shqyrtim:

1. Shkruani një libër

Kur shkrova librin tim, nuk e kuptoja dot se ai libër luante rolin e kartës së biznesit. Në fakt, unë fillova t’a shpërndaj librin tim pa ndonjë pagesë, ndërsa brenda tij ishte karta ime e biznesit. Shkruarja e një libri është gjë e lehtë, dhe do të impresionojë njerëzit që ju takoni.

Botimi i një libri ju jep kredenciale superiore. Pastaj, kurrë nuk mund të dini se kush është duke lexuar atë libër. Imagjinojeni shpërndarjen e librit tuaj tek qindra njerëz si një kartë biznesi. Nëse keni një ide të mirë në librin tuaj, njerëzit do t’ju telefonojnë dhe do të gjejnë një mënyrë për t’ju ndihmuar, veçanërisht nëse ndihma është reciproke, pra nëse edhe ata kanë përfitim në zgjidhjen e problemeve të tyre.

2. Publikoni artikuj

Artikujt e mi janë lexuar nga miliona njerëz. Shumica e njerëzve që kanë lexuaj artikujt nuk mund të më ndihmojnë kurrë, por kjo ska rëndësi. Ajo çka është me të vërtetë e rëndësishmë është se njerëzit e lexojnë punën time. Benjamin Frankin tha, “Shkrimi është fillimi i të gjithë pasurisë”. Është e vërtetë.

Email-i im është i mbushur me njerëz që kanë kërkesa të ndryshme, dhe në fakt shumica prej tyre janë të dobishme. Duke shkruar artikuj, ju keni mundësinë të tërhiqni milionat drejt jush në vend se t’i ndiqni paratë. Pastaj, është më e lehtë kur njerëzit vijnë tek ju, posaçërisht kur ju jepni atë çfarë ata kërkojnë.

3. Jepni fjalime

Të folurit në publik është një formë shumë e nënvlerësuar e rrjeteve. Kjo ndoshta ndodh për shkak se shumë njerëz kanë glosofobi, që është frika e të folurit publik. Megjithatë, ju mund të arrini më shumë duke përdorur këtë medium për të shkëmbyer idetë tuaja.

Nëse ju jeni në biznes, ju keni mundësinë për të shitur produktet dhe shërbimet tuaja në një shumëllojshmëri të gjerë të njerëzve. Më e mahnitshmja është se ka mijëra takime tani dhe shumë prej tyre nuk kanë folës. Nëse keni dhënë disa fjalime në muaj, shanset për sukses rriten jashtëzakonisht.

4. Bashkoni njerëz

Zig Ziglar një herë tha: “Nëse ju ndihmoni mjaft njerëz për të marrë atë që duan, ju do të merrni atë që ju dëshironi.” Një ditë, një agjente e patundshmërisë më telefonoi dhe kuptova se unë kam qenë i interesuar në një shtëpi të cilën ajo nuk e listoi. Ajo mori guximin të më lidhte mua me konkurrentin e saj, e cila është diçka që shumica e agjentëve nuk do ta bënin dot.

Më vonë e kuptova se shtëpia që më tregoi konkurrenti i saj nuk bënte për mua. Për shkak të kërkesës së saj, unë vendosa që të ballafaqohem me të përsëri. Përfundimisht, bleva shtëpinë dhe ajo mori një komision të mirë për shkak të shërbimit të saj të shkëlqyer. Gjithçka që ajo bëri ishte lidhja e njerëzve. Nuk është çudi ajo ishte agjentja numër 1 në qytetin e saj.

5. Follow-up

Është e lodhshme të takoni njerëz dhe të mos përshtateni me ta. Në fakt, ju mund të shkoni një milje ekstra duke dërguar atyre një letër personale falenderimi. Unë nganjëherë i dërgoj librat e mi tek njerëzit dhe ju nuk do të besoni llojin e përgjigjes që marr.

Ne jemi krijesa që duam të bashkëpunojmë me njëri-tjetrin. Shpesh, njerëzit harrojnë se ata thanë gjëra të caktuara në një ngjarje të veçantë, dhe është detyra juaj për të kujtuar ata. Në qoftë se ju mund të follow në një mënyrë taktike dhe diplomatike, ju do të arrini tek formacionet e suksesit. E ardhmja është në follow-up.

6. Kërkoni prezantime

Një herë kam marrë një çmim në një banket dhe një grua mori një pëlqim për mua. Siç kemi shmangur qindra njerëz, ajo më morri dhe më dërgoi tek njerëzit dukshëm më të rëndësishëm në atë sallë. Kjo ishte e gjitha, sepse pashë motivet e saj për të cilat shumica e njerëzve kanë nevojë: njohje dhe respekt.

Pasi ajo kishte nevojë të ishte e njohur dhe e respektuar, ajo ishte e kënaqur të mësonte se unë isha i vetëdijshëm për famën e saj të vetë-perceptuar brenda këtij rrjeti të veçantë. Për këtë arsyje, ajo më ka ndihmuar mua në një nga mundësitë e mia më të mëdha të të gjitha kohërave. Kurrë mos e nënvlerësoni prezantimin. Prezantimi mund të bëhet edhe përmes emailit.

7. Filantropia

Pasi njerëzit të zbulojnë se ju jeni një donator, ju do të bëni shumë miq. Çdokush pëlqen njerëzit që dhurojnë para. Ju nuk mund të ecni vërdallë duke valëvitur çekun e kontributit tuaj, por ju doni që njerëzit të dijnë se ju jeni një dhurues. Sekreti i të jetuarit është të dhuruarit.

Paraja tërheq të gjitha llojet e njerëzve, të mirë dhe të këqinj. Megjithatë, ju duhet të keni aftësi dalluese që shkon së bashku me të qenit i pasur. Sigurohuni që filantropia juaj ka një ndikim të gjatë e të qëndrueshëm dhe do të ndihmojë shumë njerëz. Ju gjithmonë duhet të dini se ku janë duke shkuar paratë tuaja.

Një bonus këshillë

Nëse jeni serioz në lidhje me rritjen e rrjetit tuaj, ju duhet të konsideroni marrjen e ndonjë hobi të ri. Për shembull, ka personalitete të ndryshme dhe ka më shumë temperament në poker dhe basketboll sesa në golfing dhe lundrim me jaht. Duke ditur se të gjithë kemi hobi, më mirë është të gravitoni drejt atyre që të ju ndihmojnë në përmirësimin e “lojës” suaj të përgjithshme.

Nëse jeni duke rrjetëzuar, bëjeni si duhet. Tejkaloni llafet, dhe filloni menjëherë në biznes. Sigurohuni që ju jeni duke u drejtuar tek njerëzit që janë në kërkimin tuaj po aq sa ju jeni duke kërkuar për ta. Ashtu si ka thënë Gandi, bëhuni ju ndryshimi që do të donit t’a shihnit në botë. Shijojeni rrjetëzimin!

Shijojeni rrjetëzimin!

Rreth Autorit

Kumrije Aliaj

Komento