Biznesi & Karriera

Pse kompania juaj duhet të angazhojë një kompani të specializuar për të menaxhuar krijimin e përmbajtjes dhe marketingut?

Publikuar nga Kumrije Aliaj

Krijimi i përmbajtjes është i vështirë. Shumë biznese dhe shefat e tyre të marketingut përpiqen që të luftojnë për të krijuar vazhdimisht përmbajtje me cilësi të lartë në mënyrë që të angazhojnë audiencën e tyre të synuar si dhe që të arrijnë qëllimet e tyre organizative. Të keni sfida në krijimin e përmbajtjes nuk do të duhet të ju ndalë ju apo ekipin tuaj që të vazhdoni të krijoni dhe të shpërndani ato tek të tjerët.

Të kontraktoni një kompani tjetër për t’u marrë me qëllimet tuaja të marketingut është një zgjidhje shumë efektive për të krijuar lidhje të reja me biznese tjera. Content Marketing Institute në Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë gjetur në studimet e tyre se 44% e marketingut e kompanive “biznes-biznes” (B2B) bëjnë kontraktim të jashtëm për krijim të përmbajtes, duke përfshirë këtu të gjithë procesin: shkrimin, dizajnin, redaktimin por edhe distribuimin.

Ju mund të arrini qëllimet tuaja shumë më shpejtë dhe mund të zvogëlojë përpjekjet tuaja shpejtë dhe në mënyrë të efektshme. Kur ju jeni duke e ndërtuar një ekipë të mbrendshme për të krijuar përmbajtje për marketing, ju rrezikoni që të punësoni më shumë persona në mënyrë që t’i bëni ballë rritjes. Në kohërat kur ndonjë kampanjë nuk ju kërkon aq shumë persona, ju fusni veten në ciklin e shkurtimeve të vendeve të punës dhe këto procese kushtojnë shumë kohë dhe mund. Do të ishte shumë më mirë që ju të angazhoni një kompani tjetër që të menaxhojë marketingun tuaj dhe krijimin e përmbajtjes, në mënyrë që të dini që limitet e punës përcaktohen nga buxheti i ndarë dhe jo direkt nga personeli juaj. Gjatë një rritje të shpejtë, kjo mundësi është shumë e preferueshme.

Të angazhoni nje agjenci kreative do të thotë që ju nuk është që keni akses në një platformë ku ata bëjnë marketingun për ju, por ju jeni në disponim të resurseve të asaj agjencie në mënyrë që do të ju kursejë biznesit tuaj financat dhe më me rëndësi përmes teknologjisë, kanë çasje në pëërmbajtjet e tyre, profilet e tyre publike, kontaktet që ndihmojne më tej biznesin dhe e tërë kjo e kthen procesin e punës së marketingut drejt transparencës dhe lehtësimit të të bërit biznes.

Pa marrë parasysh se qfarë besimi keni në ekipin tuaj të marketingut, në qoftë se janë të fokusuar në ekzekutimin e 10 iniciativave të tjera të marketingut, krijimin e përmbajtjes, të menaxhimit dhe shpërndarjes nuk do të ketë kohë të menaxhueshme për të ekzekutuar të gjitha detyrat. Mund të kuptojmë që në disa raste nuk është vetëm profesionalizmi i fushës që do të ishte qels kyç për të angazhuar një kompani marketingu, por edhe kursimi i kohës dhe parasë, gjëra që në një kompani në rritje duhët të menaxhohen me shumë kujdes.

Po të kuptohen përfitimet që mund të vijnë nga ekzekutimi i këtyre këshillave, do të ishte e rëndësishme edhe të ju tregoj në lidhje me llojet e agjensive të marketingut që ju mund t’i kërkoni:

“The Curators” janë ekipe që e mbledhin, e organizojnë dhe publikojnë përmbajtjet që kompnia juaj vetëm i posedon. Zakonisht ky lloj i punës përcillet me publikime në rrjetet sociale, gazeta, magazinë, blogje apo edhe në email lajm të përcaktuar në baza javore apo mujore. Zakonisht këto kompani bëjnë ndryshim të përmbajtes në limitet që ju përcaktoni dhe që ju përshtatet ju më shumë si brand, po nuk janë paraqitje unike të juajat.

Lloji tjetër janë “Implementers” apo implementuesit, të cilët krijojnë në strategji në dokument se di duhet të duket përmbajtja juaj. Këtu mund të përfshihen edhe shkrimtarë apo gazetarë të pavarur të cilët mund të shkruajnë artikuj rreth kompanisë suaj. Kjo është metodë e mirë dhe e shpejtë për kompani që dojnë të shohin më shumë paraqitje me një kualitet mesatar apo mbi-mesatar.

Tek kompanitë që janë partnere përmbajtja e marketingut trajton çdo gjë nga zhvillimi i strategjisë së përmbajtjes duke përfshirë krijimin, editimin, botimin, shpërndarjen dhe analizën. Agjencitë partnere shpesh caktojnë ekipet e menaxherëve të llogarisë, strategët e përmbajtjes, shkrimtarët dhe redaktorët për të punuar me ju për të kuptuar kompaninë tuaj, audiencën tuaj dhe qëllimet tuaja dhe për të krijuar përmbajtje në bashkëpunim me ju.

Kelsey Meyer

Rreth Autorit

Kumrije Aliaj

Komento