Do t’ju jap një zemër të re dhe do të shtie brenda jush një shpirt të ri; do të heq nga mishi juaj zemrën prej guri dhe do t’ju jap zemër prej mishi. Do të vë brenda jush Shpirtin tim dhe do të bëj që ju të ecni sipas statuteve të mia, dhe ju do të respektoni dhe do të zbatoni në praktikë dekretet e mia.
Ezekieli 36:26-27
Fjala e Perëndisë e thënë nëpërmjet profetit Ezekieli në vargun tonë hyrës është një bekim i jashtëzakonshëm për ju, në qoftë se jini të rilindur. Perëndia ju ka dhënë një zemër të butë dhe të lakuesheme; një zemër që i dorëzohet lehtë atij, dhe ndikohet nga Fjala. Ju keni një zemër të butë ndaj Perëndisë; një zemër të bindur. Nuk është habi qe Ai ju quan bij të bindur (1 Pjetrit 1:14). Ju keni një zemër që i pëlqen të dëgjojë për Perëndinë, dhe të lexoj në lidhje me Të.
Ata me “zemër prej guri” nuk kënaqen të dëgjojnë ose lexojnë për Perëndinë; nuk ndikohen apo influencohen nga gjërat frymore. Por kjo nuk është ashtu me ju; si Davidi, ashtu dhe ju jini gjithmonë të gëzuar në çdo rast të miqësisë me Zotin; jini të gatshëm për të jetuar në praninë e Tij. Është e lehtë për ju për t’u lutur; është e lehtë për ju për të adhuruar Zotin, sepse keni një zemër të re; një zemër që vazhdimisht kërkon Perëndinë. Kjo me sjell në mendje fjalët e psalmistit: “ashtu si suta ka një dëshirë të madhe për rrëketë e ujit, kështu shpirti im ka një dëshirë të zjarrtë për ty, o Perëndi” (Psalmi 42:1).
Është e lehtë për Zotin për të drejtuar dhe për të ju udhëzuar në shtigjet e drejtësisë, kur zemra juaj është pas Tij. Ai do të bëjë që ju të bëni gjërat e duhura, të merrni vendime të drejta, të jeni në vendin e duhur në kohën e duhur, për qëllimin e duhur, dhe në mënyrën e duhur. Haleluja!
Nëse jeni duke e lexuar këtë dhe nuk jeni të lindur përsëri, ky është momenti juaj; kjo është mundësia juaj. Perëndia është duke folur me ty sot! Ai dëshiron të ndryshojë jetën tuaj dhe t’ju jap një zemër të re! këtë nuk mund ta bëni vetë. Ai i vetmi mund të ju jap një zemër të re, me pushtet mbi mëkatin; Fuqi për të jetuar për Të dhe për ta kënaqur Atë. Shikoni në “Lutjen e Shpëtimit” në fund të librit të këtij devocioni, dhe bëni rrefimin e shpetimit për një jetë transformuese tani.
Lutje
Atë i dashur, unë të falënderoj që më ke dhënë një zemër të re; një zemër që shkon pas drejtësisë dhe të do me pasion! Do të shërbej dhe të nderoj përgjithmonë, me një frymë të patundur dhe zemër të pastër, duke besuar se ti me udhëheqë dhe më udhëzon në vullnetin tënd të përsosur në çdo kohë, në Emrin e Jezusit. Amen.
Studim Vijues
- 2 Korintasve 5:17; Ezekielii 11:19-20
- Plani një vjeqar për studimin e Biblës: Veprat e Apostujve 27:1-26 Psalmet 21-22
- Plani një vjeqar për studimin e Biblës: Luka 10:1-9 Jozeu 18
Burimi: www.rhapsodyofrealities.org