Kisha & Besimi

Ne jemi plotësia e Tij

Publikuar nga Korab Zhuja

Ai vetë është kreu i trupit, pra i kishës; ai është fillimi, i parëlinduri nga të vdekurit, përderisa të ketë parësinë në çdo gjë.

Kolosianëve 1:18

Çdo gjë që del nga Perëndia është Perëndi. Tek Gjoni 6:63, Zoti Jezus tha: “…fjalët që po ju them, janë frymë dhe jetë.“ Çdo gjë që del nga Ai ka identitetin, fuqinë dhe jetën e tij në të. Mendoni për këtë: edhe fjalët qe Ai flet mbajnë jetën e Tij. Tani, kjo nuk do të thotë se çdo gjë që vjen nga Ai është personi i tij, por se ato mbajnë jetën e Tij. Është ashtu si trupi i njeriut: çdo pjesë e trupit tuaj, pa marrë parasysh sa e vogël është, ka ADN tuaj, por kjo nuk do të thotë se çdo pjesë e trupit tuaj është ju, në vete. Por tërsia e të gjitha pjesëve përbëjnë personin tuaj.

Në të njëjtën mënyrë, a nuk e dini se Jezusi nuk është i plotë pa ne? Kur them “ne” do të thotë më Kishën. Ju mund të mos e keni dëgjuar këtë ndonjëherë më parë, por është e vërtetë. Ne jemi një me Të (1 Korintasve 6:17); është konstrukcioni i mrekullueshëm i Atit për Të, se Ai ka nevoj për ne dhe ne kemi nevojë për Të: Ai është lavdia jonë dhe ne jemi lavdia e Tij.

Efesianëve 1:22-23 thotë: “dhe vuri çdo gjë nën këmbët e tij, edhe ia dha për krye përmbi çdo gjë kishës, e cila është trupi i tij, plotësia i atij që mbush çdo gjë në të gjithë.” Ai përmbush të gjitha gjëratë (Efesianëve 4:10), akoma plotësia e tij është Kisha, e cila është trupi i Tij. Ne jemi plotësia e Tij, dhe ne jemi të plotë në Të: “sepse tek ai banon trupërisht gjithë plotësia e Hyjnisë.Dhe ju keni marrë plotësinë në të, sepse ai është krye e çdo principate e pushteti” (Kolosianëve 2:9-10).

Kjo duhet t’ju ndihmojë të kuptoni rëndësinë tuaj dhe lidhjen me Krishtin. Ju jeni në “Të,“ dhe Ai është “në ju.” Pa ju, Ai nuk mund ti arrij të humburit dhe të lënduarit në botë. Nëpërmjet jush, Ai mund të shfaq dashurinë e Tij për të tjerët çdo ditë, dhe të themelojë Mbretërinë e Tij në zemrat e njerëzve. Ju jeni zgjerimi i tij këtu në tokë, sepse ju vini nga Ai (1 Gjoni 14:4). Kjo ju bën fitimtar në botë për shkak se “…çdo gjë që ka lindur nga Perëndia e mund botën…“ (1 Gjonit 5:4).

Pohim

Natyra dhe lavdia e Krishtit është në mua, për këtë, unë kam atë që Ai thotë se unë kam dhe unë mund të bëjë atë që Ai thotë se unë mund të bëj. Nuk ka asnjë rrethanë apo situatë të patejkalueshme për mua, sepse fitorja ime është e siguruar në Krishtin. Unë jam lavdia e Tij ashtu siç Ai është lavdia ime. Haleluja!

Studim Vijues

  • Kolosianëve 2:10; 1 Gjonit 5:20
  • Plani një vjecarë i studimit të Biblës: Efesianve 5:22-6:9; Isaia 29-30
  • Plani dy vjecarë i studimit të Biblës: Gjoni 2:1-11 1 Mbretërve 5


Burimi: www.rhapsodyofrealities.org

Rreth Autorit

Korab Zhuja

Komento