Kisha & Besimi

Kini një zemër për Atin

Publikuar nga Korab Zhuja

Do të më kërkoni dhe do të më gjeni, sepse do të më kërkoni me gjithë zemrën tuaj. Unë do të bëj që ju të më gjeni”, thotë Zoti…

Jeremia 29:13-14

Jezusi tha tek Mateu 7:7, “…kërkoni dhe do të më gjeni.” Si bij të Perëndisë, ju duhet të keni një dëshirë të fortë për të. Kjo është ajo për çfarë është duke folur në vargun tonë hyrës; Ai tha: “Do të më kërkoni, dhe të më gjeni…” Të kërkosh Perëndinë nuk do të thotë se ai mungon, ose se jeni duke kërkuar për atë diku; kjo i referohet një dëshirë të fortë për Perëndinë, për praninë e Tij; një dëshirë të fortë për të pasur shoqëri me Të.

Kjo është diçka që duhet të jetë e dukshme në jetën tuaj si i krishterë; një dëshirë të fortë për Zotin, Fjalën e Tij, dhe ndikimin e tij në jetën tuaj. Kur ju e keni këtë, shumë lehtë mund të ndikoni ata qe janë rreth jush. Pra, kultivoni këtë. Kjo nuk vjen vetvetiu. Pjesa e Perëndisë është për të nxitur mendjen tuaj drejt tij. Por është përgjegjësia juaj për ta ruajtur zellin, dashurinë dhe pasionin për Të në një pikë vlimi. Ai gjithmonë do të tërheqi vëmendjen tuaj, sepse Ai ju do dhe Ai dëshiron të miqësohet me ju.

Edhe tani, Ai po tërheq vëmendjen tuaj për një ecje të mrekullueshme dhe më të lartë me Të. Kjo është ajo që Ai dëshiron, dhe Ai e di se ju e doni të njëjtën gjë. Pra, e gjithë që ju duhet të bëni është ti thoni “Po” Atij, dhe të veproni në pajtim më të. Kjo dëshirë e fortë do t’ju bëjë një ndërmjetësues.

Ka të krishterët të cilët thonë po mirë, por “problemi është se unë jam shumë dembel për t’u lutur.” Kjo nuk ka të bëjë me të qenit i fortë ose dembel për t’u lutur. Kjo është një çështje e një barrë. Nëse keni diçka që ju shqetëson, ju me siguri do të dëshironi të luteni për të. Kur me të vërtetë dëshironi diçka, dhe ju e dini se situata është e tillë që vetëm Perëndia mund ta rregulloj, kjo do të krijojë një dëshirë të madhe në zemrën tuaj për të kërkuar Atë.

Megjithatë, ju nuk duhet të prisni deri sa të jeni në një gjendje të vështirë. Jini si Davidi, i cili, i frymëzuar nga një dëshirë e fortë për Zotin, deklaroi: “O Perëndi, ti je Perëndia im, unë të kërkoj në mëngjes; shpirti im është i etur për ty; ty të dëshiron mishi im në tokë të thatë dhe të djegur, pa ujë” (Psalmi 63:1).

Lutje

Ashtu si suta ka etje për rrëketë e ujit, kështu shpirti im ka etje për ty o Perëndi. Ti je jeta ime, gëzimi im, dhe kënaqësia ime! Në ty unë jam kompletë! Faleminderit për lavdinë tënde që mbush zemrën time, dhe dashuria jote e pushton shpirtin tim! Unë jetoj për ty sot dhe gjithmonë, për të bërë vullnetin tënd dhe pë të sjellë ty lavdi, në Emrin e Jezusit. Amen.

Studim Vijues

  • Efesianëve 6:18; Kolosianëve 4:2; Psalmi 63:8
  • Plani një vjecarë i studimit të Biblës: Veprat e Apostujve 26:2-18; Psalmet 17-18
  • Plani dy vjecarë i studimit të Biblës: Luka 9:37-48 Jozeu 15

Burimi: www.rhapsodyofrealities.org

Rreth Autorit

Korab Zhuja

Komento