Ai u përgjigj: Mos ki frikë, sepse ata që janë me ne, janë më të shumtë se ata që janë me ta.
2 Mbretërve 6:16
Një ngjarje shumë frymëzuese në 2 Mbretërve Kapitulli 6. Mbreti i Sirisë kërkonte të arrestonte Eliseun, profet i Perëndisë,. Bibla thotë, “Kështu mbreti dërgoi aty kuaj, qerre dhe një ushtri të madhe; këta arritën natën dhe rrethuan qytetin” (2Mbretërve 6:14). Kur shërbëtori i Eliseut u zgjua, ai zbuloi se ai dhe Eliseu ishin rrethuar plotësisht, dhe ai i tmerruar tha: “…Oh, ç’do të bëjmë, imzot?” (2 Mbretërve 5:15)? Ai ankohej!
Kjo dukej të ishte një kohë me panik dhe ankth; por Eliseu, duke qenë njeri i Frymës, i tha shërbëtorit të tij: “…Mos ki frikë, sepse ata që janë me ne, janë më të shumtë se ata që janë me ta” (2 Mbretërve 6:16). Sa frymëzuese! Ai i pa ushtarët mbi kuaj dhe qerre, duke mbajtur armë, por prap ishte i patrembur. Ai e dinte se ushtria qiellor ishte duke e mbrojtur atë, të cilet ishin shumë më tepër se ato që u dërguan për ta arrestuar atë; ai ishte i vetëdijshëm për mbrojtjen e tij hyjnore.
Megjithatë, shërbëtori i tij kishte ende për të arritur në atë nivel të të kuptuarit frymor. “Pastaj Eliseu u lut dhe tha: “O Zot, të lutem, hap sytë e tij që të mund të shohë.” Atëherë Zoti ia hapi sytë të riut dhe ai pa; dhe ja, mali ishte plot me kuaj dhe me qerre të zjarrta rreth e qark Eliseut” (2Mbretërve 6:17). . I riu nuk e dinte se ai dhe zotëria i tij ishin të mbrojtur në mënyrë hyjnore nga turma e padukshme e engjëjve. Por, falem nderit Perëndisë, zotëria i tij e dinte më mirë!
Ashtu si Eliseu, ju duhet të jeni të ndërgjegjshëm për mbrojtjen tuaj hyjnore gjithmonë, sepse “Ashtu si Jeruzalemi është rrethuar nga male, kështu Zoti rri përreth popullit të tij, tani dhe përjetë” (Psalmi 125:2). Prandaj, mos kini frikë! Kur kundërshtari do të vijë kundër jush, si një lum i furishëm, Fryma e Zotit do të lartojë kundër tij një flamur (Isaia 59:19). Nuk është habi fakti që Ai thotë, “nuk do të të gjejë asnjë e keqe, asnjë plagë nuk do t’i afrohet çadrës sate. Sepse ai do të urdhëroi Engjëjt e tij të të ruajnë në të gjitha rrugët e tua. Ata do të të mbajnë në duart e tyre, me qëllim që këmba jote të mos pengohet nga ndonjë gur” (Psalmi 91:10-12).
Lutje
I çmuari At, të falënderoj për morinë e engjëjve që ke dërguar për t’me ruajtur mua. Nuk do t’me gjejë asnjë e keqe mua as të dashurit të mi, asnjë plagë nuk do t’i afrohet çadrës sime. Jam i mbrojtur në hyrjet dhe daljet e mia, sepse banoj në vendin tënd të fshehtë. Eci në lavdi dhe mbrojtjen tënde hyjnore sot, në Emrin e Jezusit. Amen.
Studim Vijues
- Isaia 43:1-2; Psalmi 34:7
- Plani një vjecarë i studimit të Biblës: Veprat e Apostujve 26:19-32 Psalmet 19-20
- Plani dy vjecarë i studimit të Biblës: Luka 9:49-62 Jozeu 16-17
Burimi: www.rhapsodyofrealities.org