Por, po u vonova, të dish se si duhet të sillesh në shtëpinë e Perëndisë, që është kisha e Perëndisë së gjallë, shtylla dhe mbështetja e së vërtetës.
1 Timoteut 3:15
Ju mund të pyesni disa njerëz, “A besoni në Jezu Krishtin?” Dhe ata do të thonë: “Po”; por çuditërisht, ata nuk shkojnë në kishë! Sigurisht, ata kanë shumë arsyetime. Disa do të thonë se ata thjesht nuk besojnë në asnjë kishë, ndërsa disa të tjerë thonë se ka lloje të ndryshme të kishave dhe kështu, ata nuk duan të jenë të hutuar. Gjithashtu ka ndër ata që kanë ndaluar së shkuari në kishë, sepse janë ofenduar. Megjithatë, nuk mund të ketë justifikime të mjaftushme për t’ju arsyetuar për mos shkuarjen tuaj në kishë.
Bashkësia me besimtarët e tjerë është pjesë thelbësore në ecjen tuaj me Zotin. Ajo duhet të jetë prioritet. Vargu ynë hyrës thotë, “…kisha e Perëndisë së gjallë, shtylla dhe mbështetja e së vërtetës.” Kjo ju bënë të ditur për shërbesën e Frymës së Shenjtë që ndodh në kishë. Prania juaj në kishë e bën të mundur që Fryma e Shenjtë t’ju jap njohuri, të kuptuarit, dhe gjykim të shëndoshë për jetën tuaj.
Më vjen keq për këdo që mendon se të shkuarit në kishë nuk është i rëndësishëm. Davidi tha: “Do të të kremtoj me zemër të drejtë ndërsa mësoj dekretet e tua të drejta (Psalmi 119:67).
Për shumë të krishterë, para se ata të vuajnë në punët e tyre, shëndetin e tyre, si dhe fusha të tjera të jetës së tyre, ata i shmangën nga kisha. Dhe nuk arrijnë për ti korrigjuar gabimet e tyre; ata nuk e kanë kuptuar problemin. Në pjesën e fundit të vargut, Davidi tha: “… ndërsa mësoj dekretet e tua . të drejta “ Ai e korrigjoi veten. Fryma e Shenjtë është Zoti i Kishës; në Të ju jeni ndarë nga vuajtja.
Jezusi tha: “Dhe ju do të njihni të vërtetën, dhe e vërteta do t’ju bëjë të lirë” (Gjoni 8:32). Në qoftë se ju nuk shkoni në kishë, si do të mësoni Fjalën e Perëndisë, të vërtetën? Nëse ju e kuptoni këtë, do të jeni gati për të lënë çdo lloj punë që ju pengon nga shkuarja në kishë. Kisha është shtylla dhe mbështetja e së vërtetës; kurrë mos e harroni këtë!
Lutje
Atë i dashur, fryma ime është e hapur për të marrë udhëzime dhe urtësinë çdo herë që vij nën ndikimin dhe shërbesën e Fjalës në kishë. Unë rritem në Krishtin për të qenë një njeri i përsosur, për të arritur në masën e shtatit të plotësisë së Krishtit. Faleminderit për mësimin që kam marr për rëndësinë e të shkuarit në kishë, dhe të qenurit në mesin e besimtarve, ku unë trajnohem për të qenë më efektiv në punën e Mbretërisë, në Emrin e Jezusit, Amen.
Studim Vijues
- Veprat 2:42; Hebrenjve 10:25
- Plani një vjeqar për studimin e Biblës: Veprat e Apostujve 27:27-44 Psalmet 23-25
- Plani dy vjeqar për studimin e Biblës: Luka 10:10-24 Jozeu 19
Burimi: www.rhapsodyofrealities.org