Por po vjen ora madje ajo ka ardhur, që adhuruesit e vërtetë ta adhurojnë Atin në frymë dhe në të vërtetë: sepse të tillë janë adhuruesit që kërkon Ati.
Gjoni 4:23
Ka diçka rreth dashurisë, dashurisë për Perëndinë, që ju bën një adhurues. Dashuria të bën adhurues, jo thjesht një këngëtar. Perëndia nuk kërkon “këngëtarë“; Ai kërkon adhurues të vërtetë. Ka një ndryshim të madh mes një adhuruesi dhe një këngëtari. Bibla na tregon për këngëtarët në Izrael, por thotë se Davidi ishte një adhurues.
Disa të Krishterë besojnë se Perëndia i ka bërë ata “luftëtarë të lutjes”, dhe e kanë gabim, sepse Ai kërkon adhurues të vërtetë; jo “luftëtarë të lutjes”. Nëse ata do të bëheshin adhurues, nuk do tu duhej të luftonin në lutje. Në rradhë të parë, kundër kujt po “luftojnë”? Satanit? Ai është mposhtur. Ndoshta kundër botës? Jezusi tha,”Unë e munda botën”; dhe Ai e bëri këtë për ne.
Ndoshta ata janë duke “luftuar” kundër mishit; por edhe kjo ska shumë kuptim, sepse Galatasve 5:24 thotë, “Edhe ata që janë të Krishtit e kanë kryqëzuar mishin bashkë me pasionet dhe lakmitë e tij.” Kur ju e kuptoni këtë gjë, nuk keni nevojë “të luftoni” në lutje; por do të adhuroni Perëndinë me gjithë zemër –në frymë dhe në të vërtetë-për atë qe Ai është dhe për çfarë ka bërë.
Adhurimi krijon atmosferë për prekje hyjnore të Frymës në jetën tuaj. Ai nuk na tha që ne ta adhurojmë që të mund të marrim “diçka” prej Tij, apo që Ai të marrë lavdi prej kësaj; jo. Ai do që ne ta adhurojmë Atë sepse kur ne e bëjmë këtë gjë sytë tanë frymëror hapen që të shohim lavdinë e Tij. Në këtë pikë ju e harroni veten dhe Ai është i vetmi që ka rëndësi. Lavdia e Tij mbështjell gjithë qënien tuaj dhe ju transformoheni në praninë e Tij, dhe ngriheni në nivele më të larta. Bota duket sikur zvenitet tej; gjithcka që shikoni është Zoti ndërsa zhyteni në dashurinë e Tij. Prandaj jepni Atij adhurimin e vërtetë sot, dhe ecni sipas Fjalës në fitore të vazhdueshme.
Lutje
Atë i dashur, ti e ke bërë jetën time kaq të bukur; ti më ke kurorëzuar me lavdinë tënde dhe më ke mbushur me urtësinë, drejtësinë, mëshirën dhe hirin tënd. Për këto o Zot unë të adhuroj ty; se vetem Ti je Perëndia. Ti je i lartësuar përmbi qiejte dhe lavdia jote është mbi jetën time dhe e shfaqur në të gjithë tokën. Gjithë nderi,madhështia dhe fuqia është e jotja tani dhe perjetë, në Emrin e Jezusit. Amen.
Studim Vijues
- Filipianeve 3:3; Hebrenjve 13:15; Psalmi 29:2
- Plani një vjecarë i studimit të Biblës: Veprat e Apostujve 18:24-19:1-7 Jobi 12-14
- Plani një vjecarë i studimit të Biblës: Luka 7:11-17 Jozeu 1-2
Burimi: www.rhapsodyofrealities.org