Kisha & Besimi

Besojini Atij për mrekulli

Publikuar nga Korab Zhuja

Ndërsa Perëndia dëshmonte për të me anë shenjash e mrekullish, me vepra të ndryshme të fuqishme dhe me dhurata të Shpirtit të Shenjtë, sipas vullnetit të tij.

Hebrenjve 2:4

Dhiata e Re jep të dhëna të shumta të mrekullive që bëri Jezusi gjatë shërbesës së Tij në tokë. Gjoni 2:23 na tregon se shumë besuan në Të, kur panë mrekullitë që ai bënte. Por, ka pasur edhe shumë të tjerë në kohën e Tij që nuk besonin në Të, pavarësisht mrekullive. E njëjta gjë ndodh sot; ka disa që thonë se mrekullitë nuk ekzistojnë; por opinioni i tyre është i shtrembëruar. Disa prej nesh i kanë jetuar dhe përjetuar mrekullitë; ne i shohim, i frymojmë, dhe i përjetojmë gjatë gjithë kohës.

Vetë ideja për ekzistencën e një Perëndie është për të besuar në të mbinatyrshmen. Nëse ju nuk besoni në mrekulli, atëherë ju nuk besoni në Perëndinë? Një mrekulli është ndërhyrja e mbinatyrshme e Perëndisë në jetët e njerëzve. Perëndia është Frymë, dhe Ai jeton në sferën e Frymës. Kur i luteni Atij, një Perëndie që nuk mund të shihet me sytë tuaj fizik, dhe Ai ju përgjigjet nga ajo sferë e jetës, ajo është një mrekulli. Përgjigja e tij për lutjet tuaja është reagimi i Tij, dhe kjo është ajo që i ndryshon gjërat.

Perëndia nuk ka nevojë të përgjigjet në qoftë se ju nuk keni nevojë për një mrekulli. Nuk do të kishit nevoj që Ai të bëjë diçka, nese ju mund ta bëni vet atë gjë. Për shembull, Ai nuk do t’ju ndihmojë ti vishni rrobat apo këpucët, ose të fusni ushqim në gojë; ju mund ti bëni të gjitha këto për vetën tuaj vet. Nëse jeni të etur, Ai nuk ua jep një pije. Por në qoftë se ju nuk keni mundesi për ujë, ju mund ta veproni besimin tuaj dhe Ai do t’ju japë një mrekulli.

Ata të cilet nuk kanë lindur përsëri janë “bij të zemërimit”; kjo do të thotë se janë caktuar për gjykimin e Perëndisë (Efesianëve 2: 2-3). Kjo duhet t’ju bëjë të mendoni për miqtë tuaj, të dashurit, kolegët dhe bashkëpunëtorët të cilet nuk njohin Jezusin; ata janë përgjegjësia juaj. Mos lejoni të vdesin pa Perëndinë, sepse nëse ndodh, ata do të shkojnë në ferr, dhe ky nuk është vullneti i Perëndisë për këdo. Bibla thotë se ai nuk do që ndokush të humbasë, por që të gjithë të vijnë në pendim (2 Pjetrit 3: 9).

Ju jeni kujdestar të mesazhit Tij për shpëtim, për ata qe janë në botën tuaj; mos qendroni në heshtje. Predikoni Ungjillin si kurrë më parë. Ndërmjetësoni në lutje për shpirtrat e humbur. Bëni këtë qëllimin e jetës suaj qe mëkatarët në botën tuaj nuk do të vdesin pa Perëndinë; se ata nuk duhet lejuar të jetojnë më pa shpresë. Ndani Ungjillin me ta. Le ta dinë se jeta e përjetshme është gati për ata nga Perëndia tani; për këtë arsye nuk duhet të lejohen për tu zhytur edhe më tepër në mëkate dhe faje. Ua bëni të ditur se drejtësia e Perëndisë është zbuluar, dhe ajo i jepet kujdo që beson dhe pranon Ungjillin dhe deklaron Jezu Krishtin si Zotin e tij.

Lutje

I dashur At, të falënderoj që më bënë të efektshëm në shërbesën e pajtimit. Unë lutem për të gjithë ata të cilët nuk e kanë njohur Jezusin, që drita e ungjillit të lavdisë të shëndrisë në zemrat e tyre, duke i çliruar nga prangat e errësirës, dhe ti përgjigjen thirrjes së Frymës për shpëtimin e tyre sot, në Emrin e Jezusit. Amen.

Studim Vijues

  • Mateu 28: 19-20
  • Efesianëve 2: 5-6


Burimi: www.rhapsodyofrealities.org

Rreth Autorit

Korab Zhuja

Komento