Aq sa mbi të sëmurët sillnin peshqirë dhe përparëse që kishin qenë mbi trupin e tij, dhe sëmundjet largoheshin prej tyre dhe frymërat e liga dilnin prej tyre.
Veprat 19:12
Bibla flet për sjelljen e peshqirëve dhe përparëseve, të cilat i merrnin nga Apostull Pal dhe i vendosnin mbi të sëmurët dhe të lëguarit, mbi trupat e tyre, dhe ndodhnin mrekulli. Matërialet përmbanin fuqinë e Perëndisë, dhe në momentin që bënin kontaktin me një nevojë, fuqia aktivizohej. Peshqirët dhe përparëset ishin të pajetë; ato nuk kishin inteligjencë, por transmetonin fuqinë e Perëndisë.
Nëse materialet e tilla të pajetë mund të përmbanin dhe përcillni fuqinë e Perëndisë, sa më tepër trupi i njeriut! Ju jeni më të mirë se sa një pëshqir. Duke qenë se keni lindur përsëri dhe keni marrë Frymën e Shenjtë, ka një vajosje në jetën tuaj. Ju nuk jeni një qenie e zakonshme. Jeni një bartës- Perëndie; shpërndarës i hirit, fuqisë dhe lavdisë së Tij. Perëndia kërkon për të manifestuar lavdinë dhe fuqinë e Tij, dhe për të vendosur drejtësinë e tij në tokë, nëpërmjet jush. vajosja e tij është në ju (1 Gjonit 2:27). Nxisni gjithnjë këtë vajosje.
Si të nxisni vajosjen? Ajo është, duke u mbushur me Frymën përsëri dhe përsëri. Bibla thotë: “Dhe mos u dehni me verë, në të cilën ka shthurje, pormbushuni me Frymë, duke i folur njeri tjetrit me psalme, himne dhe këngë frymërore, duke kënduar dhe duke lavdëruar Zotin me zemrën tuaj, (Efesianëve 5:18. Flisni, këndoni, dhe bëni melodi të Fjalës në veten tuaj vazhdimisht; kjo është diçka që ju duhet ta bëni me vetëdije për të ruajtur shkëlqimin e Frymës dhe për të përjetuar manifestimet e Tij në jetën tuaj gjithmonë.
Ju mund të ungjillëzoni në një tren udhëtarësh ose autobus, apo në qendër ose në rrugë, dhe të gjithë ata që do t’ju dëgjojnë do të nxiten nga Fryma “Ndërsa Pjetri ende po i thoshte këto fjalë, Fryma e Shenjtë zbriti mbi të gjithë ata që po e dëgjonin fjalën” (Veprat e Apostujve 10:44). Kjo është dita e fuqisë së Perëndisë, pra, jini të guximshëm për të qënë bërës të Fjalës. Aktivizohuni në rrjedhën e Frymës së Perëndisë.
Lutje
At i dashur, të falënderoj për vajosjen e Frymës tënde në jetën time. Unë jam bartës i hirit tënd, fuqisë dhe lavdisë. Jam zgjatja jote sot, dhe nëpërmjet meje ti kryen qëllimin tënd hyjnor në këtë botë për të prekur, bekuar, shëruar,ngritur, forcuar, dhe frymëzuar të tjerët, në Emrin e Jezusit. Amen.
Studim Vijues
- Veprat e Apostujve 10:44-45; Kolosianeve 1:25-27; 2 Korintasve 4:7
- Plani një vjecarë i studimit të Biblës: Veprat e Apostujve 15:1-21; Esteri 1-4
- Plani dy vjecarë i studimit të Biblës: 2 Korintasve 11:1-9 Isaia 19
Burimi: www.rhapsodyofrealities.org