Biznesi & Karriera

Arsyet pse nuk duhet të hapni vetëm një biznes

Publikuar nga Korab Zhuja

Janë dy tipa të ndërmarrësve: Ata që themelojnë vetëm një biznes dhe ata që themelojnë shumë biznese.

Ata që themelojnë disa biznese e përshkruajnë vetën e tyre si “ndërmarrës serik” që mund të jetë (apo edhe të mos jetë) një shprehje e vetëknaqësisë. Ata që fillojnë vetëm një biznes mund të përshkruajnë vetën e tyre si “pronar biznesi”, kur emocioni i rrugëtimit të ndërmarrësisë të ketë filluar të bie.

Nëse keni filluar një biznes, mund ta bëni këtë përsëri. Dhe ndoshta duhet, sepse vetëm një kompani nuk mjafton. Këtu janë disa arsye pse:

Hapja e disa bizneseve ju garanton që jeta nuk do të jetë kurrë e mërzitshme.

Le ta pranojmë, ndërmarrësia është një sprovë. Ndonëse shumica e njerëzve hyjnë në botën e biznesit për të siguruar jetesën, unë mendoj se një jetë që ja vlen të jetohet, ngërthen në vete krijimin e një biznesi. Pasi që kam hapur disa biznese, doja të hapja ende. Drejtimi i një biznesi është entuziazmues në mënyrën e vet, dhe unë vazhdoj ta bëjë këtë për çdo ditë. Megjithatë, fillimi i një bznesi ka një sërë sfidash unike dhe emocionesh. Andaj kjo do të bëjë që jeta juaj të mos jetë e mërzitshme.

Biznese të shumëfishta mund të ju ofrojnë siguri financiare.

Nëse nuk jeni tip i sfidave, atëherë siguria financiare mund të jetë më e pëlqyeshme për ju. Sipas “CrunchBase” mesatarisht kompanitë e sapo krijuara të suksesshme arrijnë vlerën në 41 milion $, dhe përfundojnë me 242 milion $(në kohën kur vendosin ta shesin biznesin apo të emitojnë aksione). Megjithatë këtu po flasim vetëm për fillimet e suksseshme. Jo secila kompani e sapofilluar, del të jetë si Apple ( që e ka vlerën 590 bilion $), Facebook (200 milion $), Airbnb ose Uber. Këto kompani bëjnë përjashtime të rralla, e jo rregulla të përgjithshme. Nëse doni që të krijoni një mal me para, ju duhet të krijoni më shumë se vetëm një kompani.

Krijimi i bizneseve të shumëfishta ju mundëson që të qëndroni të freskët. Secilën herë që filloni një kompani, mësoni diçka të re.

Në përvojat e mia të ndërmarrësisë, unë kam filluar biznese në industri për të cilat nuk kam pasur dijeni aspak. Të mësuarit është gjysma e kënaqësisë së të bërit, si dhe e mban mendjen tuaj të mbrehtë dhe aftësitë tuaja të freskëta.

Mos-krijimi i një biznesi tjetër është një humbje në eksperiencën tuaj personale.

Kur keni përvojë në krijimin e një kompanie të suksesshme (apo të pasuksesshme), ju mund të përdorni atë përvojë në të ardhmen. Ose atë përvojë mund ta përdorni për t’i mësuar të tjerët se si ta bëjnë. Përvoja është një nga gjërat më të vlefshme që e merrni me vete nga fillimi i një kompanie. Krijimi i një biznesi krijon një rrjet të vlefshëm, që e bën më të lehtë fillimin e një biznesi tjetër. Një tjetër aset i çmueshëm për ndërmarrësit, është rrjeti juaj personal. Kur ju hapni një kompani, ju njoftoni investitorë, këshilltarë, ndërmarrës tjerë, tregtarë, ofrues shërbimesh dhe njerëz tjerë që ju ndihmojnë në rritjen e biznesit tuaj. Këto marrëdhënie janë shumë të vlefshme sepse e pasurojnë personalitetin tuaj dhe ju ndihmojnë të krijoni një platformë mbi të cilën do të krijoni më shumë kompani.

Krijimi i më shumë bizeseve ju mundëson të keni më shumë influencë.

Të ardhurat nuk janë e vetmja gjë që rriten me krijimin e më shumë bizneseve. Influenca juaj rritet gjithashtu. Ndërmarrësit serik, nuk mbeten larg qendrës së vëmendjes për kohë të gjatë. Për shkak të përvojës së tyre, ata thirren që të ndajnë përvojat e tyre, të flasin nëpër konferenca, të marrin pjesë në panele, të japin intervista dhe të shkruajnë blogje. Një influencë e tillë mund të jetë e lodhshme, por poashtu shpërblehet. Influenca është pjesë e brendit tuaj personal, të cilën ju mund ta përdorni për të fituar edhe më shumë.

Ju mund të krijoni biznesin tuaj të ardhshëm të suksesshëm, më shpejt sesa të mëparshmin.

Gjithçka rreth krijimit të një biznesi merr kohë- themelimi, marketingu, zhvillimi, hulumtimet, strategjitë etj. Këto aktivitete që marrin kohë, mund të bëhen më të shpejta dhe më të lehta herën tjetër. Do të harxhoni më pak kohë për të gjetur kapital fillestar, tregtarë, për të hulumtuar, për të punësuar njerëz, për të zhvilluar një plan marketingu etj. Secila përpjekje e re për biznes shkon më shpejt, që do të thotë se ju mundeni të lansoni një biznes të suksesshëm për pak kohë.

Konkluzion

Sa më shumë që hapni biznese, bëheni më të mirë. Lansimi i një biznesi të vetëm është vetëm fillimi i një të ardhme premtuese dhe të suksesshme si një ndërmarrës serik. NEIL PATEL- Ndërmarrës dhe eskpert i marketingut online.

Shkroi: Stafi i Entrepreneur Media, Inc.

https://www.entrepreneur.com/article/244560

Rreth Autorit

Korab Zhuja

Komento