Biznesi & Karriera

Harroni fillimin e biznesit të ri – Vetëm blejeni një biznes të vogël nga një ndërmarrës në largim.

Publikuar nga Korab Zhuja

Sigurisht se secili ndërmarrës ëndërron hapjen e një biznesi të vet dhe arritjen e suksesit me të. Por kjo nuk është rruga e vetme drejt suksesit. Në fakt mund të mos jetë as më e mira. Shumë ndërmarrës të ardhshëm harrojnë që mund të bëhen të suksesshëm, thjesht duke blerë një biznes të vogël ekzistues. Dhe tani është momenti më i mirë për të marrë në konsideratë këtë opsion.

Sipas “California Association of Business Brokers” (Shoqata kaliforniane e brokerëve të binesit), në 20 vitet e ardhshme, pronarët e bizneseve, që do dalin në pension, do të shesin ose do të lënë trashëgim 10 trilion $ asete, të cilat iu përkasin më shumë se 12 milion bizneseve private. Më shumë se 70% e këtyre bizneseve do të ndryshojnë udhëheqësit, duke ofruar mundësi më të mëdha për ndërmarrësit e rinjë.

Kjo dukuri është tashmë në proces dhe është duke nxitur lulëzimin e bizneseve në shitje. Transaksionet e bizneseve të vogla janë mbi 15% nga viti 2015 dhe kanë arritur nivelet më të larta që prej tremujorit të dytë të 2008, pak para fillimit të Depresionit të Madh, duke u bazuar në një raport të tetorit të vitit 2016, nga BizBuySell.com. Sipas kësaj faqe, restaurantet, dyqanet me pakicë, shërbimet e internetit, industritë përpunuese dhe baret janë top sektorët për blerësit e bizneseve tani.

Përderisa blerja e ndonjë fabrike të vjetër, ose një bar-i të lagjes, mund të mos jetë edhe aq atraktive sa për shembull ndërtimi i perandorisë së ardhshme të softverit, bizneset ekzistuese mund të jenë krijuese të vërteta parash, duke i japur pronarëve të rinjë një koncept të provuar, dhe një bazë tashmë të themeluar klientësh.

Nëse jeni duke menduar të bleni një biznes, këtu janë disa gjëra që duhet të dini:

1. Hulumtoni, hulumtoni dhe vetëm hulumtoni.

Çfarë lloji të biznesit doni të posedoni? Nëse keni një biznes tashmë, a përkon ai biznes me biznesin që jeni duke menduar ta blini? Si mund të ju ndihmoj përvoja juaj personale? Përpara se të merni një vendim, hulumtoni industrinë që i përket ai biznes, sa më shumë që të mundeni. Merrni pjesë nëpër evente të tregtisë, bisedoni me llojin e njerëzve që mund të jenë konsumatorët tuaj të ardhshëm, si dhe hulumtoni konkurrentët tuaj.

2. Lidhuni me njerëz që mund të jenë ndërmjetës të mirë.

Kur të zgjedhni llojin e biznesit që dëshironi të bleni, ju duhet të gjeni pronarë që janë të gatshëm ta shesin. Përderisa tregjet online të bizneseve dhe ankandet sy me sy, janë vende të mira për të filluar, shpesh herë mënyra më e mirë është përmes kontakteve nga industria tuaj, brokerët e bizneseve, apo këshilltarët, avokatët e kontabilistët.

3. Përpara së të bleni biznesin, ju duhet të dini se ku po i çoni paratë tuaja.

Shqyrtoni tërësisht të gjitha të dhënat e biznesit, që të kontrolloni lidhur me çështjet gjyqësore në pritje që mund të ketë biznesi, raportet e auditimit të tatimeve, apo kontesteve të sigurimit. Gjithashtu hulumtoni nëse kompania ka ndonjë aset të lënë peng apo hipotekë.

4. Njihuni me konsumatorët potencialë dhe konkurrencën.

Natyrisht se ju nuk do ta blinit një market ushqimesh, në një vend me 100 dyqane tjera ushqimore përreth. Ky është një shembull i qartë, mirëpo jo çdo herë është e lehtë të kuptoni se sa kompetitiv është tregu juaj. Prandaj hulumtoni disa gjëra në lidhje me konsumatorët si psh: Pse ata vazhdimisht blejnë produkte apo shërbime në atë biznes? A i pëlqejnë produktet apo shërbimet e tij? A janë miq të pronarit të biznesit? Nëse po, a do të vazhdojnë blerjet edhe pasi të largohen miqtë e tyre?

5. Bëhuni gati të investoni- qoftë edhe në një biznes të suksesshëm.

Nëse ju doni të bleni një kompani vetëm sepse dëshironi të jeni bosi i vetvetës, por nuk keni në plan të bëni ndonjë ndryshim masi ta merrni në dorë biznesin, më mirë vazhdoni me punën tuaj ditore. Para se ta bleni, zbuloni se çfarë mund të bëni që të zhvendosni biznesin në një drejtim të ri, ose të hyni në segmente të reja tregu. Kjo është mëyra e vetme që ju të fitoni kthime reale nga përpjekjet tuaja.

6. Gjeni mënyrën se si ta tërheqni pronarin.

Pronarët e biznesve dëshirojnë që biznesin e tyre ta shesin tek dikush me vlera, shpresa dhe ëndrra të ngjashme. Nëse pronari origjinal i ka kaluar 30 vjet të jetës së tij në atë biznes, sigurojeni atë që thesari i tyre do të jetë biznesi juaj për 30 vitet e ardhshme.

Shkroi: Stafi i Entrepreneur Media, Inc.

https://www.fastcompany.com/3065706/forget-startups-just-buy-a-small-business-from-a-retiring-entrepreneur

Rreth Autorit

Korab Zhuja

Komento