Edhe ju si gurë të gjallë ndërtoheni për të qenë një shtëpi frymërore, një priftëri e shenjtë për të ofruar flijime frymërore, që i pëlqejnë Perëndisë me anë të Jezu Krishtit.
1 Pjetrit 2:5
Në Krishtërim, ne nuk jemi një klub shoqëror apo një vëllazëri, ne i përkasim një familjeje frymërore të Perëndisë, dhe duhet të funksionojmë në mënyrë aktive në të. Disa të Krishterë kanë hyrë në telashe serioze në jetën e tyre sepse nuk e kanë ditur këtë të vërtetë. Kur satani përpiqet të sulmojë një të Krishterë, ai fillimisht e tërheq atë jashtë familjes së Perëndisë; e izolon individin për ta bere atë të cënueshëm. Kjo është strategjia e përhershme e armikut.
Ka një paralelizëm me strategjinë e përdorur nga luani kundër presë së tij. Luanët thuhet se janë kafshët më të forta dhe më të egra, por ata nuk janë më të mëdhenjtë, dhe nuk janë as më të zgjuarit. Kur ata duan të shkojnë pas një tufe lopësh, për shembull, ata e dinë se nuk mund të ndeshën me ato kafshë të mëdha me brirë të gjatë e të mprehtë. Atëherë ç’bëjne ata? Ata e shtyjnë tufën përpara për të izoluar njërën prej tyre, dhe pastaj shkojnë pas asaj që ka dalë nga shtegu.
Pasi ta kenë shkëputur njërën nga tufa, apo e identifikojnë se një ka dalë nga shtegu, e fokusojnë sulmin e tyre në të. Luanët nuk turren mbi gjithë tufën, kjo do të ishte vetëvrasje. Dhe djalli e di këtë gjë. Ai ka frikë nga ju, dhe nuk do të vinte mbi të gjithë njëherësh, përvec mbi atë që ka dalë nga shtegu apo e ka izoluar veten nga familja frymërore; nga rrethimi mbrojtës i Kishës.
Për këtë arsye duhet ti konsideroni takimet e kishës dhe shoqërimin me besimtarë të tjerë shumë seriozisht. Ata sigurojnë mundësinë që në të forcojmë veten në praninë Zotit. Ndërsa ju ndani dhe shoqëroheni me besimtarë të tjerë që e besojnë Fjalën si ju, do të forcoheni.
Qëndroni në kishë; qëndroni në shoqëri me njerezit e Perëndisë. Nuk ka asnjë që të mos ketë nevojë për tjetrin. Ne kemi nevojë për njeri tjetrin. Vargu hyrës thotë se ne ndërtohemi nga Perëndia si një shtëpi frymërore. Këtu nuk flitet për një ndërtesë fizike; i referohet jetëve tona si popull i Perëndisë. Ti i përket një familjeje frymërore; kurrë mos e izolo veten tënde.
Lutje
Atë i dashur,të falenderoj që më ke bërë pjestar të familjes tënde frymërore, ku unë mësoj Fjalën, trajnohem në drejtësi, dhe forcohem që të fitoj mbi të gjitha sfidat e jetës. Jetoj fitimtar, sot dhe gjithmonë, duke u përsosur nga Fjala dhe nga Fryma, në Emrin e Jezusit. Amen.
Studim Vijues
- Hebrenjve 10:25; Efesianëve 2:19
- Plani një vjecarë i studimit të Biblës: Veprat e Apostujve 19:8-41 Jobi 15-18
- Plani dy vjecarë i studimit të Biblës: Luka 7:18-35 Jozeu 3-4
Burimi: www.rhapsodyofrealities.org