Kisha & Besimi

Provoni vullnetin e Atit

Publikuar nga Korab Zhuja

Dhe mos u konformoni me këtë botë, por transformohuni me anë të ripërtëritjes së mendjes suaj, që të provoni cili është i miri, i pëlqyeri dhe i përsosuri vullnet i Perëndisë.

Romakëve 12:2

Kur ai thotë, që të provoni cili është i miri, i pëlqyeri dhe i përsosuri vullnet i Perëndisë do të thotë, ju jeni si ata zyrtarët, burr ose grua të Perëndisë për të vëzhguar, vendosur, dhe për të zgjedhur gjërat e mira që duam të vijnë në këtë botë; gjëra që përputhen me vullnetin e mirë, të pëlqyer dhe të përsosur të Perëndisë.

Ju jeni shprehja e mirësisë së Tij; jeni kanali për lavdinë e Tij. 2 Korintasve 5:21 thotë, Sepse ai bëri të jetë mëkat për ne ai që nuk njihte mëkat, që ne të bëhemi drejtësia e Perëndisë në të. Jeni drejtësia e Perëndisë; njerëzit e tij të drejtë. Ne i japim rrjedh lavdisë së Perëndisë; që lejojmë gjërat e mira të Perëndisë të arinjë në këtë botë. është thirrja jonë. E gjithë krijesa pret me padurim shfaqjen e bijve të Perëndisë (Romakëve 8:19). Dhe Perëndia na thotë, provoni cili është i miri, i pëlqyeri dhe i përsosuri vullnet i Perëndisë. Kjo është puna jonë.

Tani mund të kuptoni më tej se çfarë donte të thoshte Jezusi kur tha se të gjitha gjërat që do të keni lidhur mbi tokë do të jenë lidhur edhe në qiell; dhe gjitha gjërat që keni zgjidhur mbi tokë do të jenë zgjidhur edhe në qiell (Mateu 18:18). Kështu pra, gjatë jetës suaj çfarë do të lejoni të ndodh në botën tuaj? Lejoni të vijnë gjëra të mira nëpërmjet jush. Lejoni të rrjedhin gëzimi, paqja, begatia, dashuria, mirësia dhe drejtësia e Tij nëpërmjet jush për botën tuaj. Kur njerëzit të shohin ty, le të shohin gëzim; hare të patregueshme dhe lavdie. Haleluja.

Fjala “provoni” në vargun tonë hyrës është nga greqishtja “dokimazo,” një fjalë shumë interesante. Me lejoni t’ju jap të gjithë pamjen dhe rëndësinë e saj duke ju krijuar një pamje kreative. Nëse keni udhëtuar ndonjëherë në një vend të huaj, më siguri u është dashur të kaloni nëpërmjet doganierve dhe imigrimit përapara se të lejoheni të hyni në vend. Zakonisht ju bëjnë të kaloni nëpërmjet disa mjete skanimi për të parë se çfarë keni me vete për tu siguruar se nuk jeni duke sjellur brenda kontraband. Dogana apo zyrtarët për emigrim kontrollojnë nese duhet t’ju lejojnë hyrjen . Kjo është “dokimazo.”

Lutje

I Dashur At, të falënderoj që më udhëheq në rrugën e vullnetit tënd të përsosur për jetën time nëpërmjet udhëheqjes me anë të Fjalës sate dhe Frymës Shenjtë. I jap hyrje mirësisë, drejtësisë, dashurisë, lavdisë, dhe gëzimit tënd,për të mbushur botën tënde me aromën e lavdisë tënde, Në Emrin e Jezusit. Amen.

Studim Vijues

  • Romaket 8:19; Marku 18:18; 1 Thesalonikasve 5:21
  • Plani një vjecarë i studimit të Biblës: Veprat e Apostujve 14 & Nehemia 11-13
  • Plani dy vjecarë i studimit të Biblës: 2 Korintasve 10:8-18 & Isaia 18

Burimi: www.rhapsodyofrealities.org

Rreth Autorit

Korab Zhuja

Komento