Kisha & Besimi

Vazhdoni të jepni fryte

Publikuar nga Korab Zhuja

Atëherë ai tha këtë shëmbëlltyrë: “Një njeri kishte një fik të mbjellë në vreshtin e tij; ai erdhi e kërkoj fryte, por nuk gjeti. Atëherë i tha vreshtarit: “Ja, u bënë tre vjet tashmë që unë vij e kërkoi frytin e këtij fiku dhe s’po gjej; preje; pse të zërë kot tokën?”. Por ai u përgjigj dhe tha: “Zot, lëre edhe këtë vit, që ta punoj përreth dhe t’i hedh pleh dhe, po dha fryt, mirë; përndryshe, pastaj do ta presësh.

Luka 13:6-9

Shkrimi i mësipërm është një shëmbëlltyrë e thënë nga Zoti Jezu Krisht, me të cilën Ai thekson rëndësinë e frytdhënjës në Mbretërinë e Perëndisë. Zotëria i vreshtit kishte ardhur për të kërkuar frytin nga një pemë e fikut por s’kishte asnjë. Atëherë ai i tha vreshtarit: ta priste atë. Vreshtari, megjithatë, ju lut për më shumë kohë për të kultivuar pemën pak më shumë, ndoshta, më në fund do të prodhoj fruta. Përndryshe, ajo do të pritej.

Pema s’kishte asnjë vlerë në vresht në qoftë se ajo nuk prodhonte ndonjë frut. Në të njëjtën mënyrë, i krishteri është një dru i drejtësisë në vreshtin e Zotit dhe nga ai pritet të jetë frytdhënës (Isaia 61:3). Besimtari i cili nuk prodhon fryte të drejtësisë është si fiku që i zoti i vreshtit tha se duhet të pritet, dhe për të cilin tha, pse të zërë vendin kot ? Me fjalë të tjera, pse duhet humbur pjesën e mirë të tokës për një pemë jo frytdhënëse?

Disa të krishterë kanë qenë të rilindur për një kohë shumë të gjatë, por ata kurrë nuk udhëhoqen një shpirt të Krishti; nuk kanë sjellur dikë tjetër në kishë. Ai është si pema jofrytdhënse e fikut. Nëse ju keni qenë në këtë mënyrë, ju duhet të bëni sot një ndryshim! Së pari, kërkojini Zotit falje. Më pas, i kërkoni Frymës se Shenjtë për t’ju drejtuar dhe për të ju udhëzuar që ti dëshmoni dikujt sot për Jezu Krishtin.

Filloni nga sot për t’u treguar të tjerëve për Jezusin, së kush është Ai për ju, dhe për hirin e Tij shpëtues.

Pali tha: Sepse dashuria e Krishtit na shtrëngon, sepse kemi arritur në konkluzionin se, në qoftë se një ka vdekur për të gjithë, të gjithë, pra, kanë vdekur (2 Korintasve 5:14). Kini zell për të dhënë fryte për Zotin, sepse Ai dëshiron këtë nga ju.

Lutje

I dashur At, të falënderoj për mundësinë për të qenë i frymëzuar dhe i udhëzuar nga Fjala jote. Unë jam si pema pranë ujërave në kopsht, duke dhënë fryte gjatë tërë kohës. Unë jam pjesa frytdhënëse në vreshtin e Perëndisë dhe jap fryte të qendrueshme; fryte drejtësie, sepse jam një pemë e drejtësisë, në Emrin e Jezusit, Amen.

Studim Vijues

  • Gjoni 15:1-2; Gjoni 15:16; 2 Korintasve 5:14-15
  • Plani një vjecarë i studimit të Biblës: Veprat e Apostujve 10:24-48 & Ezdras 7-8
  • Plani dy vjecarë i studimit të Biblës: 2 Korintasve 8:1-8 & Isaia 10

Burimi: www.rhapsodyofrealities.org

Rreth Autorit

Korab Zhuja

Komento