Mos u tregoni të përtuar në zell; jini të zjarrtë në frymë, shërbeni Perëndisë
Romakëve 12:11
Apostulli Pal, këtu, këshillon Kishën mbi qëndrimin e drejtë dhe të nevojshëm për të vazhduar në shërbim ndaj Perëndisë. Ai thotë: “Mos u tregoni të përtuar në zell”, që do të thotë se nuk duhet të qendroni pa zell, por të jini të zjarrtë në frymë, shërbeni Perëndisë. Fjala “zjarrtë” siç përdoret në këtë kontekst është përkthyer nga “zeó” në greqisht, që do të thotë të vlosh me zjarr dashurie, dhe të shkëlqesh me anë zjarrit i cili ju jep formë. Kjo do të thotë se ka një zierje në frymën tuaj me Fjalën e Perëndisë, dhe një shkëlqim qe shfaqet jashtë. Do të thotë se ka një zjarr i cili vlonë për Perëndinë.
Qartësisht, Perëndia dëshiron të jeni të zellshëm në Kishë. Ai nuk dëshiron të jeni të vakët apo të vetëkënaqur. Disa njerëz janë në këtë mënyrë; ata nuk janë askund, as këtu as atje, dhe Perëndia nuk e pëlqen këtë. Fjala e tij na tregon dispozitat e tij në mësimet frymore dhe asaj të vetëkënaqësisë. Në Zbulesë 3: 15-16, Ai i tha kishës në Laodice, “Unë njoh veprat e tua, që ti nuk je as i ftohtë as i ngrohtë. Do të doja të ishe i ftohtë ose i ngrohtë! Por, mbasi je kështu i vakët, dhe as i ftohtë e as i ngrohtë, unë do të të vjell nga goja ime.“
Ji i zellshëm për gjërat e Perëndisë. Jo vetëm të jesh i kënaqur për të shkuar në kishë një herë në javë; por të jeni të përfshirë në mënyrë aktive në kishën tuaj lokale. Të jeni aktiv në fitimin e shpirtrave dhe në aktivitetet tjera ungjillizuese në kishën tuaj. Jini të zellshëm për vepra të mira (Titit 2:14). Të merrni detyra në shtëpinë e Perëndisë. Bej diçka. Mos prisni derisa pastor t’ju jap një detyrë.
Pastori mund të ju jap një detyrë, por nuk ka detyra të mjaftueshme brenda ndërtesës për ti dhënë gjithëscilit. Megjithatë, ka më tepër se mjaftueshëm detyra jashtë, për të fituar njerëzit për Zotin, duke i inkurajuar dhe sjellur në kishë. Kjo është një punë e madhe, dhe një mundësi e bekuar për ju, si ambasador të Krishtit dhe të Kishës.
Është e rëndësishme të punoni si një fitues shpirtrash; jini të zellshëm për të prekur jetën e të tjerëve me Ungjillin, dhe ti ftoni në kishë.
Pohim
Unë jam i palëkundur, i patundur, duke tepruar përherë në veprën e Zotit, duke e ditur se mundi im nuk është i kotë në Zotin. Pasioni im për Zotin, dhe gjërat e Frymës janë përplotë në mua në vazhdimësi më anë të Frymës Shenjtë. Unë jam një ambasador për Krishtin dhe Kishën, i zellshëm duke sjellur të tjerët në drejtësi. Haleluja.
Studim vijues:
- Gjoni 2:17; 2 Mbretërve 10:16; 1 Korintasve 15:58
- Plani një vjeqar për studimin e Biblës: Gjoni 21 & 1 Kronikave 26-29
- Plani dy vjeqar për studimin e Biblës: 1 Korintasve 16:13-24 & Predikuesi 7-8
Burimi: www.rhapsodyofrealities.org