Kisha & Besimi

Dëshmi besimi, shkruar nga Fatos Latifaj

Publikuar nga Korab Zhuja

Zoti qetësoi zemrën time!

Përgjatë kohës që fillova të ndjek kursin e gjuhës angleze tek Bashkësia Ungjillore Ringjallja në Gjilan, aty filluan të ndodhnin disa gjëra që ndryshuan jetën time.

Njëherë tek Bashkësia Ringjallja më ftuan që të shkoj në një lloj festimi në mbrëmje dhe në atë mbrëmje pashë që kishte diçka më ndryshe se ahengjet e zakonshme dhe për çudi kjo ishte shumë interesante për mua, duke e marr parasysh që në vende të tjera zakonisht nuk mbaheshin këso lloj ahengjesh dhe tek ky ahengu që unë shkova njerëzit që e kishin organizuar bënë shumë lojëra të ndyshme dhe unë ndjeja një rehati dhe paqe të pazakontë por prap kjo gjë më pëlqeu shumë.

Kohë pas kohe unë ndiqja kursin e gjuhës angleze dhe një ditë më ftuan që të merrja pjesë tek një takim i lutjes tek Ringjallja. Kjo kohë Lutje ishte çdo të mërkure nga ora 8:00 në mëngjes dhe meqenëse isha shumë i interesuar të dija se si po i bënin lutjet tek një vend i krishter unë vendosa që të shkoj tek ky takim. Kur shkova tek takimi, gjithçka ishte shumë ndyshe nga ajo që unë kisha parë në jetën time përpara duke marr parasysh përkatësinë time fetare. Në atë kohë unë isha ende një musiliman dhe gjithçka që dija rreth lutjeve ishte nga ajo që kisha parë në xhami. Në xhami kur ishte koha e lutjeve kishte shumë rituale që duhet t’i bënim para se të luteshim dhe poashtu gjatë lutjes e gati të gjitha gjërat që duhet të thoshim ishin në gjuhën arabe.

Sido që të jetë unë isha në ato momente në takim tek Ringjallja dhe pastaj filloi koha e lutjes. Njerëzit luteshin në qetësi dhe unë vërtet isha shumë i habitur se si mund të lutenin në këtë mënyrë. Pasi kaloi pak kohë e lutjes në qetësi një nga njerëzit që udhëhiqte takimin na pyeti të gjithve nëse kishim ndonjë kërkesë personale për lutje dhe se si mund të luteshim për njëri tjetrin. Kjo pyetje m’u bë edhe mua dhe kjo ishte hera e pare që një person kishte kërkuar që të lutej për mua. Kur erdhi rradha ime për të ndarë një kërkesë personale për lutje unë mbeta i hutuar për një kohë dhe nuk dija se çfarë të thoja. Por për një çast une e pyeta njeriun që m’u drejtua mua dhe i thash ‘‘Si mund të lutesh ti për mua? Për çfarë gjëra mund të lutesh?’’ Dhe përgjigjja ishte shumë e thjeshtë. Ai më tha që që ne mund të drejtohemi tek Zoti dhe të lutemi për gjithçka. Kjo ishte disi e pabesueshme për mua por unë prapë se prapë vendosa që të ndajë një kërkesë lutjeje për jeten time e ajo kishte të bënte me problemet e shumta që kisha në jetë – e kërkesa kryesore kishte të bënte me ëndërrat e këqia që shihja gjatë natës. Unë i kërkova këtij personi që të lutej që të mos kisha më këso lloj ankthesh dhe ëndërra të këqia sepse ato vazhdimisht më sillnin shumë shqetësime dhe kisha problem që të bëja një gjumë të mirë.

Të gjithë njerëzit që ishin tek takimi filluan të luteshin njëkohësishtë edhe për jeten time dhe për problemet që i kisha me ëndërrat.

Pas atij takimi jeta ime filloi të ndyshonte për shkak se ëndrrat e mia të këqija filluan të ndaleshin menjëherë dhe po në atë kohë fillova të mendoja më shumë për njerëzit tek Ringjallja dhe fillova të ndiqja edhe studimet biblike që ata mbanin gjatë javës.

Pasi kaloi një kohë unë bleva një Bibel dhe fillova ta lexoja atë dhe kështu jeta ime filloi me të vërtet të ndyshonte shumë. Unë e vërejta këtë ndryshim sidomos në zemrën time. Unë kuptova që Zoti me të vërtet po ekzistoka dhe që Jezusi me të vërtet ishte Zot dhe jo vetëm kaq Ai ishte dhe është shëruesi dhe shpëtimtari im dhe i të gjithëve. Sot jam shumë i kënaqur me praninë e Zotit në jetën time dhe i jam shumë falenderues Zotit Jezus për gjithçka që Ai ka bërë për mua.

Burimi:https://issuu.com/

Rreth Autorit

Korab Zhuja

Komento