Kisha & Besimi

Krishtlindja është Krishti i gjallë në ju

Publikuar nga Korab Zhuja

Vjedhësi nuk vjen veçse për të vjedhur, për të vrarë e për të shkatërruar; por unë kam ardhur që të kenë jetë e ta kenë me bollëk.

Gjoni 10:10

Gjëja ngazelluese për Krishtlindje është qëllimi për të cilin Jezusi ka lindur; arsyeja për të cilen erdhi. Ai erdhi që ju të keni jetë – jetën e Perëndisë- me bollëk. Jezusi nuk erdhi për të krijuar një fe të re; ai nuk erdhi për të na treguar një shembull se si të jetojmë jetë të mirë. Ai erdhi për të na bërë bij të Perëndisë. Gjoni 1:12 thotë, “Por të gjithë atyre që e pranuan, ai u dha pushtetin të bëhen bij të Perëndisë, atyre që besojnë në emrin e tij.”

Dëshira e Perëndisë ishte që ne të kemi llojin e jetës se Tij dhe planin e Tij, sipas Shkrimeve duhej që Jezusi të na jepte këtë jetë. 1 Gjonit 5:11-12 thotë, “Dhe dëshmia është kjo: Perëndia na dha jetën e përjetshme dhe kjo jetë është në Birin e tij. Ai që ka Birin, ka jetën; ai që nuk ka Birin e Perëndisë, nuk ka jetën.“

Apostulli Pal i referohet diçkaje shumë të fuqishme dhe të rëndësishme në lidhje me jetën-e Krishtit në ne, tek Kolosianëve 1:26-27. Ai shkruan: “misterin që u mbajt i fshehtë gjatë shekujve dhe brezave, por që tani iu shfaq shenjtorëve të tij, të cilëve Perëndia deshi t’ua bëjë të njohur cilat ishin pasuritë e lavdisë së këtij misteri ndër johebrenjtë, që është Krishti në ju, shpresë lavdie.”.

A e keni provuar ndonjëherë të mendoni se çfarë në të vërtetë do të thotë që Krishti jeton në një njeri? Nëse Jezu Krishti, që i hapi sytë të verbërve, veshët e shurdhërve, u dha këmbë të reja të çalëve për të ecur, shëroi të paralizuarit dhe ngriti të vdekurit, dhe Ai në të vërtetë banon në ju, çfarë ju bënë kjo ju? Kjo do të thotë së ju jeni të pamposhtur; supernjeri; dhe një sukses i jashtëzakonshëm; fitimtar përgjithmonë! Kjo është ajo që e bën të veçantë Krishtlindjen; që është Krishti i gjallë në ju. Ai erdhi për ju, për të jetuar në ju, dhe për të jetuar me ju.

Lutje

I Dashur At, të falënderoj për dhuratën e Birit tënd, Jezusin, që ke dërguar të më japë jetë të përjetshme. Unë kam jetën e përjetshme në frymën time, sepse unë e kam pranuar Krishtin. Krishti në mua do të thotë lavdi në jetën time; kjo do të thotë hyjnia zbulohet dhe shpfaqet në mua dhe nëpërmjet meje. Unë jam shfaqja e bukurisë dhe drejtësisë se Krishtit, duke e sjellë shpëtimin, shëndetin dhe plotësinë tënde tek bota ime, në Emrin e Jezusit. Amen.

Studim Vijues

  • Gjoni 15:5-6; Galatasve 2:20
  • Plani një vjecarë i studimit të Biblës: Zbulesa 17; Zakaria 1-3
  • Plani dy vjecarë i studimit të Biblës: Zbulesa 19:1-10 Zakaria 5-6

Burimi: www.rhapsodyofrealities.org

Rreth Autorit

Korab Zhuja

Komento