Duke qenë se fuqia e tij hyjnore na dhuroi të gjitha gjërat që i takojnë jetës dhe perëndishmërisë, me anë të njohjes së atij që na thirri me lavdinë dhe virtytin e vet.
2 Pjetrit 1:3
Krishtlindja është festa e lindjes së Jezu Krishtit. Krishti, Mesia erdhi në mish; Ai erdhi për të jetuar mes nesh (dhe tani në zemrat tona). Krishterimi është jeta hyjnore e Krishtit operative në një person njerëzor. Të jesh i krishterë do të thotë Krishti ka marrë banesën e Tij në frymën tuaj; ju jeni bërë banesa e Perëndisë; selia e tij e gjallë.
Kjo është çfarë Jezusi bëri të mundur për ne. Ai nuk erdhi vetëm për të vdekur për mëkatet tona, por për të na dhënë llojin e jetës-së Perëndisë. Perëndia na bëri njerëz, por donte që të kemi llojin e jetës së tij. Plani i tij, sipas Shkrimeve ishte se Jezusi do të jetë ai që do të na jap këtë jetë, dhe se ne duhet ta marrim atë nëpërmjet besimit.
Jezusi tha: “Sepse, sikurse Ati ka jetë në vetvete, kështu ia ka dhënë dhe Birit të ketë jetë në vetvete; “ (Gjoni 5:26). 1 Gjonit 5: 11-12 thotë, “Dhe dëshmia është kjo: Perëndia na dha jetën e përjetshme dhe kjo jetë është në Birin e tij. Ai që ka Birin, ka jetën; ai që nuk ka Birin e Perëndisë, nuk ka jetën.“ Ju jeni të thirrur për jetë të jashtëzakonshme në Krishtin. Jeta e cila është në ju tani është imune ndaj infeksionit, sepse është hyjnore; kjo është jeta-e Perëndisë. Nuk është habi fakti që jemi quajtur bashkëpunëtor-të Perëndisë; pjestarë të natyrës hyjnore (2 Pjetrit 1: 4).
Kjo është ajo që njerëzimi ka nevojë – për jetën e Krishtit. Kjo jetë jepet në frymën e të gjithë atyre që pranojnë Krishtin si Zot të jetës se tyre. Njeriu natyror, në të gjithë të mirat e tij dhe vetë-drejtësinë, është i zbrazët, për derisa ai merr jetën e lavdishme të Krishtit. Ju mund të bëheni pjesëmarrës të kësaj jete të mbinatyrshme tani, duke i kërkuar Jezusit të behët Zot i jetës tuaj. Kjo është arsyeja pse Ai erdhi për t’ua dhënë jetën e përjetshme dhe t’ju bëjë një me Perëndinë; dhe kjo është arsyeja e Krishtlindjes.
Rrëfimi
Jeta e Perëndisë është duke vepruar në mua; në çdo qelizë të trupit tim, në çdo qelizë të gjakut tim dhe në çdo kockë të trupit tim. Prandaj, unë jam ngadhnjimtar, fitimtar dhe triumfues mbi sëmundjet, lëngimet, dobësitë, dhe sistemet negative të kësaj bote. Mbretëroj në jetë me anë të Jezu Krishtit. Aleluja!
Studim Vijues
- Isaia 9:6; Gjoni 3:16; Gjoni 10:10
- Plani një vjecarë i studimit të Biblës: Zbulesa 16 Hagai 1-2
- Plani dy vjecarë i studimit të Biblës: Zbulesa 18:13-24 Zakaria 3-4
Burimi: www.rhapsodyofrealities.org