Biznesi & Karriera

5 Mënyra për të arritur që klientët potencial të ju zgjedhin juve

Publikuar nga Korab Zhuja

Në botën e marketingut të biznesit, fokusi strategjik ka kaluar ngadalë nga kërkimi i klientëve potencialë, tek tërheqja e tyre në biznesin tuaj. Me fjalë të tjera, ju si një pronar biznesi, në vend të punës së rëndë, gjithmonë në kërkim të klientëve, mund të fokusoheni në përpjekjet që duhet bërë, që ata të dëshirojnë të vinë tek ju.

Që të mësoni se si të përdorni këtë strategji të marketingut, lexoni këshillat në vijim:

1.Mos i targetoni të gjithë.

Padyshim mund të ju duket kundërshtues fakti i minimizimit të bazës së klientëve, në përpjekjet për të rritur biznesin tuaj. Megjithatë, shpeshëherë ndjekja e një segmenti të caktuar të klientëve do të ju ndihmojë në rritjen e biznesit tuaj, dhe jo e kundërta.

Pastaj, ju nuk mund të kënaqni nevojat e të gjithëve, sepse njerëzit duan zgjidhje të ndryshme dhe specifike për problemet e tyre. Duke zgjedhur një segment tregu të caktuar brenda një regjioni të caktuar, ju mund të targetoni dhe të ofroni produkte apo shërbime më specifike për nevoja te tilla specifike.

2. Bëni marketingun tuaj argëtues.

Përderisa ju dëshironi që klientët potencialë të marrin informata rreth biznesit, produktit apo shërbmit tuaj, pasi që ta shohin reklamën, ju gjihashtu duhet bërë që kampanja juaj e marketingut të jetë argëtuese, të mbahet mend, dhe që ja vlen të shpërndahet. Përndryshe me siguri se do të harrohet shpejt.

3. Ofroni shërbime falas.

Nëse ju si një pronar biznesi, ofroni një zgjidhje falas për problemin e klientit tuaj, ju do të arrini sukses, përderisa 99.9% e të tjerëve kanë dështuar. Duke ofruar një këshillë, ose duke e ndihmuar klientin pa pagesë, ju do te krijoni një lidhje me të, që do të shpie në lidhje biznesi në të ardhmen. Kjo mund të ju ndihmojë të fitoni besim te klientët, si dhe të krijoni një imazh si ekspert i lëmisë suaj.

4. Përdorni pozicionimin autoritativ.

Pozicionimi autoritativ do të thotë që juve ju shohin si ekspert në lëminë tuaj. Për të përcjellur besueshmërinë tuaj te klientët, përdorni strategjitë vijuese:

– Radhite vetën në linjë me ekspertët tjerë. Këtë mund ta bëni duke folur në seminaret e njejta, si ekpertët e tjerë të fushës suaj, apo thjesht duke përdorur logon e tyre (natyrisht me lejen e tyre). Kështu mund të fitoni besim të menjëhershëm.

– Shfaquni nëpër media të rëndësishme. Një mënyrë tjetër për të dëshmuar autoritetin tuaj, është të etiketoheni nëpër artikuj, të paraqiteni në television, apo të ftoheni si mysafir në një radio show.

– Tregoni atë çfarë dini në mënyra të ndryshme. Nëse keni një opinion, një këshillë për ta dhënë, apo dëshironi të formësoheni si lider, shfaqni dhe tregoni shumë dhe shpesh. Një shembull i mirë për këtë është Dave Ramsey. Ai ndanë atë çfarë ai din për pavarësinë financiare, me vlera të religjionit të krishterë, në radio-show-in e tij, çdo ditë.

5. Krijo një profil të fortë digjital.

Posedimi i një profili të rafinuar digjital, është një hap i rëndësishëm në tërheqjen e klientëve potencialë. Pse një gjë e tillë është kaq e rëndësishme?

· Lidhjet potenciale biznesore si dhe klientët, mund të kërkojnë emrin tuaj për qëllime takimi, kështu që ju duhet të këni një profil mbresëlënës në dispozicion, në mënyre që të ju kërkojnë.

Profili juaj digjital, është një reflektim i asaj çfarë ju jeni, çfarë keni passion dhe në çfarë gjërash jeni të mirë. Gjithashtu ju duhet të fusni një foto në profilin tuaj, që shfaq edhe pamjen tuaj.

· Profili juaj online, ju lejon që të etiketoni veten tuaj, si dhe të shfaqni talentet tuaja. Kohëve të fundit ky profil ka zëvendësuar rezymenë tradicionale.

· Një profil digjital që është i mirëmbajtur, ju jep mundësinë që të krijoni një rrjet profesional, që do të ju ndihmojë juve të krijoni besim dhe autoritet në fushën tuaj.

Shkroi: Stafi i Entrepreneur Media, Inc.

https://www.entrepreneur.com/article/239719

Rreth Autorit

Korab Zhuja

Komento