Së fundmi, vëllezër, të gjitha gjërat që janë të vërteta, të gjitha gjërat që janë të ndershme, të gjitha gjërat që janë të drejta, të gjitha gjërat që janë të pastra, të gjitha gjërat që janë të dashura, të gjitha gjërat që janë me famë të mirë, nëse ka ndonjë virtyt dhe nëse ka ndonjë lëvdim, këto mendoni.
Filipianëve 4:8
Mendimet janë të fuqishme. Mendimet tuaja lirojnë sinjale. A keni vënë re ndonjëherë se ndërsa keni menduar për diçka apo për dikë, ai person fillon të mendoj për ju dhe ndodh që e takoni? Në raste të tjera, mund të jeni duke menduar për ta thirrur dikë në telefon, dhe ai person fillon të mendoj se do të dëgjoj nga ju, ose do t’ju thërras. Dhe ndonjëherë, mund të jeni duke menduar për një gjë të veçantë, edhe pse nuk i këni thënë ndonjë gjë, dikush pranë jush fillon duke menduar për të njëjtën gjë.
Tani në qoftë se ju e kuptoni frymorën e kësaj dhe shkencën pas saj, ju do të habiteni dhe të jeni më të kujdesshëm në lidhje me mendimet që lejoni. Mos lejoni asnjë mendim të vetem të tillë në mendjen tuaj, sepse mendimet mund të transmetohen. Ne të gjithë i transmetojmë mendimet, dhe nganjëherë, mund të transmetojë mendimet në mjedisin tonë që përfundimisht ndikojnë në ne negativisht.
Për shembull, dhoma juaj mund të mbajë mendimet tuaja. Mos harroni, çdo gjë në jetë ka inteligjencë. Gjërat në dhomën tuaj kanë memorie; ato marrin informacion nga ju; dhe çdo gjë që ato marrin nga ju mund të qëndroj në dhomën tuaj. Ju mund të keni dëgjuar termin “muret kanë veshë”; kjo është një e vërtetë e saktë, një e vërtetë shkencore, si dhe një fjalë e urtë. Pra, të jeni shumë të kujdesshëm në lëshimin e mendimeve në mendjen tuaj, sepse ju bëni diçka të ndodhë; mund të jetë ajo që doni, ose ajo që nuk e dëshironi. Pa dyshim, çdo gjë që ju bëni të ndodhë do të jetë në përputhje me gjendjen e mendjes suaj – mendimeve tuaja.
Gjithmonë, Zoti na thotë: “Mos ki frikë!” Kjo është sepse nëse lejoni mendimet e frikës, ato do të ndikojnë në ju negativisht dhe do të dëmtojnë besimin tuaj; Frika do të ndalojë fuqinë e Perëndisë të rrjedh në drejtimin tuaj. Pra, disiplinoni mendjen tuaj dhe përdorni atë drejtë. Mendoni mendime të lumtura dhe të shkëlqyera. Kur mendimet negative vijnë tek ju- mendime shqetësimi, zhgënjimi, depresioni, zemërimi, mungese, etj- refuzoni ato! Thuaj: “Jo!” Pastaj në vend të kesaj, nxjerrni fjalët e besimit, mirënjohjes dhe falënderimit ndaj Perëndisë.
Ju mund të përdorni mendjen tuaj për të kanalizuar gjëra të mira në drejtimin tuaj, dhe për të parandaluar gjëra të gabuar të ndodhin. Studjoni vargun tonë hyrës përsëri dhe meditoni mbi llojin e mendimeve që ju duhet të keni dhe të transmetoni.
Lutje
Atë i dashur, të falënderoj për Fjalën tënde e cila ka aftësinë për të prodhuar mendimet tua në mua,-mendimet e bollëkut, forcës, fitores, suksesit, besimit dhe jetës së mirë. Gjersa studioj dhe mendoj thellë mbi Fjalën tënde, mendja ime përtërihet, transformohet dhe ndryshohet; pozicionohem për një jetë më të lartë të suksesit, lavdisë dhe fitores së pafund, në Emrin e Jezusit. Amen.
Studim Vijues
- Luka 6:45; Romaket 12:2; Fjalët e urta 4:23
- Plani një vjecarë i studimit të Biblës: Veprat e Apostujve 21:17-36 Jobi 29-31
- Plani dy vjecarë i studimit të Biblës: Luka 8:19-25 Jozeu 8
Burimi: www.rhapsodyofrealities.org