Populli im vdes për mungesë njohurish…
Hosea 4:6
Sa keq mund të tingëllojë kjo, është e vërtetë megjithatë! Njerëzit e Perëndisë vuajnë në jetë, jo sepse ata nuk luten sa duhet ose nuk duan Perëndinë mjaftueshëm, por sepse ata nuk kanë njohuri të sakta dhe të mjaftueshme të Fjalës. Duke përsëritur këtë, Zoti Jezus tha tek Mateu 22:29: “Ju bëni gabim, sepse nuk i kuptoni shkrimet…”
Kur njerëziit kanë mungesë njohurie dhe jo informim të sakt frymorë të Fjalës së Perëndisë, ata përjetojnë humbje dhe dështim. Kjo nuk është për shkak se ata janë të krishterë “të dobët” apo sepse Perëndia nuk mund t’i çlirojë; por është për faktin e thjeshtë dhe të pashmangshëm të paditurisë.
Psalmi 82:5-7 është kaq prekës; ky përshkruan dështimin dhe dëshpërimin e atij i cili nuk njeh trashëgiminë dhe identitetin e tij në Krishtin. Ai thotë: “Ata nuk dinë asgjë dhe nuk kuptojnë asgjë, dhe ecin në terr; të gjitha themelet e tokës po luajnë. Unë kam thënë: “Ju jeni perëndi, jeni të gjithë bijtë e Shumë të Lartit. Megjithatë ju do të vdisni si njerëzit e tjerë dhe do të bini si çdo i fuqishëm tjetër.” E dhimbshme!
Tani ju mund të kuptoni më mirë se përse në jetën e disa njerëzve, jo vetëm se gjërat nuk janë duke ndodhur ashtu siç duhet; edhe pse ata janë duke bërë të gjitha përpjekjet që kanë mundesi, por, asgjë produktive nuk del prej saj. Cili është problemi? Pa dituria: ata nuk dinë, as nuk kuptojnë; ecin në errësirë, të shkatërruar nga sëmundja dhe të rënë nga elementet e ashpëra të kësaj bote. A është ky fati për të krishterët? Prerazi jo! Bibla deklaron “…por të drejtët çlirohen për shkak të dijes së tyre” (Fjalët e Urta 11:9). Nëse ju keni njohurinë, do të ketë ndryshim në jetën tuaj. Njohja e Fjalës së Perëndisë do të ndërtojë, dhe t’ju japë trashëgiminë e dhënë nga Perëndia në duart tuaja (Veprat e Apostujve 20:32).
Nëse keni qenë të pyetur veten se pse në përvojat tuaja nuk kanë qenë aq fitimtar ashtu si Fjala përshkruan, ju duhet të shpenzoni më shumë kohë duke studiuar dhe medituar mbi Fjalën. Ndërtoni besimin tuaj me Fjalën e Perëndisë, sepse besimi vjen nga dëgjimi (Romakëve 10:17). Gjersa Fjala vjen tek ju, jo vetëm të pajtoheni me të në aspektin mendor, por përgjigjuni duke i shpallur të njëjtat gjëra. Shumë shpejt, do të ndryshoni situatën tuaj.
Lutje
Atë i dashur, të falënderoj që më jep të kuptuarit dhe më zbulon vullnetin tënd, qëllimin dhe planet tua gjersa unë studjoj Fjalën tënde. Zemra ime vërshohet me dituri dhe të kuptuar frymor, jo vetëm për të ditur, por edhe për të ecur në vullnetin tënd të përsosur sot dhe gjithmonë, në Emrin e Jezusit. Amen.
Studim Vijues
- 2 Pjetrit 1:2; Fjalët e Urta 11:9
- Plani një vjecarë i studimit të Biblës: 2 Korintasve 6:3-7:1 Fjalët e urta 20-21
- Plani dy vjecarë i studimit të Biblës: Luka 21:20-28 1 Samuelit 26
Burimi: www.rhapsodyofrealities.org