Mbetet, pra, një pushim i së shtunës për popullin e Perëndisë. Sepse kush ka hyrë në prehjen e tij, ka bërë pushim edhe ai nga veprat e veta, ashtu si Perëndia nga të tijat.
Hebrenjve 4:9-10
Vini re frazën e theksuar më lart: “Sepse ai që ka hyrë në prehjen e tij…” ajo prehje është pushimi në Krishtin; ajo është shumë më tepër se sa pushimi i trupit fizik. Është pushim për shpirtin tuaj, ku ju nuk luftoni ose mundoheni për asgjë çfardo qoftë. Si krijesë e re, çdo gjë që është e nevojshme për suksesin tuaj, përparimin, fitoren, shëndetin dhe madhështinë janë siguruar në Krishtin. Pra, nuk keni nevoj të luftoni më në jetë, sepse ju keni hyrë në pushimin e Perëndisë.
Ka shumë të cilët nuk e kanë kuptuar këtë të vërtetë, dhe për këtë arsye nuk mund të ecin në pozicionin e favorshëm të prehjes. Në punën e tyre, në biznes, projekte, apo edhe përgjegjësitë e tyre ungjillizuese, mundohen, rraskapiten dhe luftojnë. Por Krishti është prehja jonë. Lufta jonë nuk e kënaq Perëndinë. Kjo është arsyeja pse Fryma e Shenjtë u dërgua për të na ndihmuar. Gjoni 14:16 (AMP) thotë: “Dhe unë do t’i lutem Atit, dhe Ai do t’ju japë një Ngushëllues tjetër (Ngushëlluesi, Avokati, Ndërmjetësi-Këshilltari, Fuqizuesi, Ai do të jetë më ju) përgjithmonë.” Ai është këtu sot, dhe tani Ai është Ndihmësi juaj.
Ne jemi duke jetuar në ditën e pushimit, duke qëvërisur dhe mbretëruar me Mbretin, ulur bashkë me Të në vendet qiellore “edhe na ringjalli me të, dhe me të na vuri të rrimë në vendet qiellore në Krishtin Jezus” (Efesianëve 2:6). Vini re se Shkrimi nuk thotë “se ne jemi bërë të qendrojmë bashkë me të në vendet qiellore,” jo! Ne jemi ulur me Të; dhe ky nuk është një pozicion i vështirësive, i luftës apo i mundimit; ky është një pozicion i pushimit. Vepra është kryer në Krishtin Jezus; tani Ai thotë: “Gëzoni çdo gjë. Jetoni në prehjen time ‘’, sepse të gjitha gjërat janë tuajat.“
Madje edhe vepra juaj ungjillizuese nuk duhet të jetë një luftë. Njihni këtë të vërtetë, dhe me këtë vetëdijesim, predikoni dhe mësoni Fjalën; fuqia e Frymës do të jetë në të dhe do të bind ose nxis ata që ju dëgjojnë. Kjo është pjesë e bekimit tuaj si fara e Abrahamit, për të shkëlqyer dhe për të bërë përparim në jetë, nga lavdia në lavdi, pa luftuar.
Pohim
Unë jam një krijesë e re në Krishtin, pasardhës i Abrahamit, dhe një trashëgimtar sipas premtimit. Jetoj përherë në prehjen e Perëndisë, sepse Krishti është e shtuna ime. Tani dhe përgjithmon unë ec në lavdinë eTij sepse Ai më ka paracaktuar të shkëlqej, fitojë, dhe të bëjë përparim nga lavdia në lavdi, pa luftë apo frikë. Qoftë i bekuar Perëndia!
Studim Vijues
- Mateu 11:28-30; 1 Pjetrit 5:7
- Plani një vjecarë i studimit të Biblës: Apostujve 9:1-31 2 Kronikave 35-36
- Plani dy vjecarë i studimit të Biblës: 2 Korintasve 6:11-18 Isaia 7
Burimi: www.rhapsodyofrealities.org