Ruben, ti je i parëlinduri im, forca ime, filli i fuqisë sime, i dalluar për dinjitet dhe për forcë. I rrëmbyer si uji, ti nuk do të kesh epërsinë, sepse hipe mbi shtratin e atit tënd dhe e përdhose. Ai hipi mbi shtratin tim.
Zanafilla 49:3-4
Është e mundur që dikush të ketë kaq shumë aftësi dhe të jet i talentuar me një aftësi të caktuar, por kur vjen koha e nevojshme, personi nuk zgjedhet, sepse ai ose ajo nuk ka karakterin e duhur. Nëse ju do zgjedhni për të ndërtuar mendjen tuaj dhe për të zhvilluar strukturat e duhura mendore, herët a vonë do të shihni manifestimet e saj në karakterin tuaj. Struktura mendore këtu nuk do të thotë imagjinatë dhe arsyetime; përkundrazi, qëndrimet të cilat i keni kultivuar me kalimin e kohës të cilat kontrollojnë veprimet tuaja.
Për shembull, dikush mund të ketë një zë të lartë, por ai nuk është në gjendje për të bërë muzikë të mirë. Jo për shkak se zëri i tij nuk është fantastik, por për shkak se ai nuk është trajnuar dhe disiplinuar për të vepruar më dhuratën e tij. Ne lexojmë në lidhje me Rubenin në vargun tonë hyrës. karakteri i Rubenit dhe aftësitë e tij gjenden në konflikt. Ai ishte fillimi i fuqisë së Jakobit, ditinjiteti i forcës së tij. Kjo do të thotë se Jakobi kishte investuar aq shumë në të, por ai rrëmbehej si uji; prandaj, ai nuk do kishte epërsinë.
Fjala Hebraisht për “paqëndrueshmërinë” është “Pachaz”, e cila do të thotë gjithashtu i papërfillshëm; i të qenurit i papërmbajtur dhe i padisiplinuar. Rubeni ishte i pasigurt ashtu si uji i mbuluar me shkumë. Ai kishte aftësinë për të qenë si dikush me ndikim dhe i begatshëm, por karakteri i tij nuk do ta lejonte për të shkëlqyer.
Aftësia për të marrë më shumë detyra për shkak të efektshmërisë suaj është një karakter me epërsi. Kjo do të thotë, ju jeni të besueshëm dhe kur ka një risi për ta ënë në praktik, ju do t’ju kujtoheni me lehtësi. Por ka ndër ata që asnjëherë nuk të vijnë në mendje për ti trajtuar përgjegjësitë, sepse ata nuk janë të besueshëm.
Bëhu më e mira jote duke kultivuar karakterin e duhur. Brenda jush janë thesaret e fshehura; ju erdhet në këtë botë me një personalitet unik. Ka diçka që ti posedon qe askush tjetër në të tërë botën nuk e ka, prandaj është e rëndësishme që të gjeni vendin tuaj, dhe të jeni më e mira e veçantisë tuaj.
Lutje
Atë i dashur, të falënderoj për investimin e Fjalës tënde në mua, dhe trajnimin që unë të marrë me anë të Frymës, i cili më ka ndihmuar të formoj një karakter të shkëlqyer. Unë njoh dhe marr nga dobia e hirit tënd në mua për të bërë më tepër, dhe të arrij lartësinë më të lartë të madhështisë, në Emrin e Jezusit. Amen.
Studim Vijues
- Psalmets 119:9; Danieli 6:3; Veprat e Apostujve 20:32
- Plani një vjecarë i studimit të Biblës: 2 Korintasve 1-2:1-4 Fjalët e urta 12-13
- Plani dy vjecarë i studimit të Biblës: Luka 20:27-38 1 Samuelit 22
Burimi: www.rhapsodyofrealities.org