Biznesi & Karriera

Mos u bëni i mërzitshëm. Tri këshilla për të provuar teknika të reja të marketingut

Publikuar nga Korab Zhuja

Jim Josep – Master i Marketingut

Në klasën e 10-të, mësuesi i anglishtes na dha një propozim interesant: Neve na u dha mundësia për të zëvendësuar provimin përfundimtar me diçka ndryshe. Diçka shumë ndryshe. Specifikisht, ne kishim për të bërë diçka që se kishim bërë kurrë më parë. Diçka sfiduese. Diçka të frikshme. Diçka që mund ta tregojmë dhe ta demostrojmë.

Pse?

Unë ende kujtoj mënyrën sesi mësuesi ynë na tregoi të gjithëve rreth të gjitha gjërave në jetë që ne duhemi t’i bëjmë për herë të parë, dhe ta largojmë frikën dhe pasigurinë që kemi sa herë bëjmë diçka të re. Unë bëra një pikturë të qenit të familjes sime, i quajtur Pierre.Ishte njëra nga gjërat më të vështira që kam bërë në jetën time. Nuk kam talent kur bëhet fjala për të pikturuar. As që kisha ndonjë interes. Unë nuk kisha më shumë talent apo interes kur e përfundova më shumë sesa kur fillova. Aty nuk ishte qëllimi. Qëllimi ishte se une bëra diqka që se kisha bërë kurrë më parë, diçka që se kam menduar ta bëjë ndonjëherë. Dhe, e dini çfarë? Morra një ‘’A’’ ( Unë jam shumë i sigurt që ishte një ‘’ A për përpjekje’’, por unë e kalova klasën sidoqoftë).

Pra, cili është qëllimi im këtu?

Është shumë e lehtë për ndonjë prej neve të ngecim diku. Është shumë e lehtë për ne të përdorim metoda të provuara dhe të vërteta. Është shumë e lehtë për ne, që të bëjmë atë që jemi të mirë ta bëjmë. Por, unë kam mësuar në vitet pas shkollës së mesme se marketingu i mirë është sikurse ora ime e anglishtes në klasën e 10-të: nuk është statike. Përkundrazi, kjo është një përzierje dinamike e ideve të mëdha që tërheqin audiencën tuaj vazhdimisht, pa pushim. Marketingu i mirë nuk mund të qëndroj i njëjtë, sepse nuk do të funkisiononte gjithmonë. Nga natyra, marketingu i mirë është eksperimental dhe dinamik, duke ndryshuar ashtu siç ndryshojnë objektivat tona për jetë.Është puna jonë si marketer , për të vazhduar me ndryshimin, që domethënë në bëjmë gjëra që si kemi bërë më parë.

Këtu janë 3 këshilla për t’i ndihmuar brendit tuaj në strategjinë tuaj të marketingut:

1. Bisedoni me klientët

Marketingu i mirë fillon dhe përfundon me klientët tuaj, dhe shumica e marketerëve nuk bisedojnë më ta mjaftueshëm. Jeta e klientëve dhe nevojat e tyre gjithmonë ndryshojnë, dhe ju duhet t’i ndjekni ato. Nëse keni shumë për të folur individualisht, atëherë mbani grupe dhe bëni sondazhe. Mënyra sesi do të reagoni ndaj këtij informacionit, do të ju detyrojë të përdorni teknika të reja dhe klientët e juaj do të ju vijnë prapë.

2. Provo forma te reja të medias

Ka gjithmonë mënyrë të reja për të arritur klientë, dhe shumë nga to janë të panjohura në fillim. E vetmja mëyrë për të marrë teknika të reja është të bëni një hulumtim të vogël dhe më pas të filloni. Studioni për të parë nëse një formë e re e medias në të vërtetë do të ju ndihmojë për t’i përmbushur qëllimet tuaja përpara se t’i kryeni – vendosni gishtin tuaj në ujë përpara se të hidheni në të.

3. Krijoni tipe të reja të përmbajtjes

Kanalet e juaja të mediave sociale duhet të ushqehen vazhdimisht për të mbajtur të angazhuar komunitetin tuaj. Kjo është një punë e lodhshme që kërkon lloje të reja dhe të ndryshme të përmbajtjes në mënyrë të rregullt. Eksperimentoni me forma të reja si video të shkurtëra ose të animuara nëse ato do ndezin më shumë angazhim. Nëse jo, provoni diçka tjetër përsëri.

Unë jam i sigurt që ju mund të mendoni për dhjetra mënyra të tjera për të mbajtur platformën tuaj të marketingut të freskët pa ndihmën time, por mbane vetën tuaj të frymëzuar dhe të motivuar që të del diçka e re çdo ditë.

Si qëndroj unë i motivuar për të vazhduar të eksperimentoj? Unë mbaj pikturën e qenit të familjes time, dhe ajo qëndron e varur në zyrën time si një kujdesë e vazhdueshme.

Shkroi: Stafi i Entrepreneur Media, Inc. https://www.entrepreneur.com/article/290127

Rreth Autorit

Korab Zhuja

Komento