Biznesi & Karriera

9 Mësime për ndërmarrësinë që nuk i keni mësuar kurrë në shkollë

Publikuar nga Korab Zhuja

Shkolla nuk ju përgadit për tu bërë ndërmarrës. Përvoja juaj ju bën. Këta nëntë njerëz super të suksesshëm, dhe anëtarë të “The Oracles”, kanë ndarë me ne shkathtësitë kryesore që ju nevojiten për të pasur sukses në botën e ndërmarrësisë, gjëra këto që shkollimi tradicional nuk ju ka mësuar.

1.Vullneti i pathyeshëm për të arritur sukses.

Gjëja më e rëndësishme që nuk ju kanë mësuar në shkollë, është që të ngriheni dhe të provoni 100 gjëra për të ndërtuar një biznes, dhe të harroni faktin që 98 prej tyre nuk kanë funsionuar. Dhe pastaj kthehuni përsëri dhe provoni edhe 100 herë tjera.

– Barbara Corcoran, themeluese e “The Corcoran Group dhe “Shark on Shark Tank

2.Dështimi është në rregull kur synimet janë të mëdha.

Shkolla i ndëshkon ata që dështojnë, kështu që nxënësit nuk shtyhen nga zona e tyre e rehatisë, për të kaluar në nivelin tjetër. Në jetën reale, nuk ka shpërblime për pjesëmarrje, apo fryerje të notave. Nga eksperienca ime në Draper University, kam mësuar që mësimi i bazuar në ekip është jashtëzakonisht efektiv. Njerëzit punojnë më shumë, për t’u siguruar që të mos e lënë në baltë ekipin e tyre. Dhe ne i mësojmë këto ekipe që dështimi është “OK”, nëse jeni duke synuar diçka të madhe.

– Tim Draper, partner themelues i DFJ

3. Pyetni gjithçka.

Do të dëshiroja që shkolla të më kishte mësuar që të pyes për gjithçka. Si një ndërmarrës, gjithmonë jeni në kërkim të gjetjes së disa mënyrave për bërjen e biznesit, që njerëzit e tjerë janë duke i ndjekur, por për të cilat mund të pyesni dhe ti përdorni për të fituar mprehtësi në bërjen e biznesit tuaj. Për mua, ishte mendimi që njëherë pasi që të etiketoheni si një skenarist në Televizion, nuk mund të depërtoni në botën e filmit. Kështu që e pyeta veten pse. Të shkruash është të shkruash. Kur e kuptova se kishte një supozim bazik rreth asaj se si skenaristët e Televizionit duhet të sillen, për dallim prej asaj se si një skenarist filmi duhet të sillet, isha në gjendje që të fshija atë ndasi në mendjen time, dhe në mendjen e industrisë. Sot, është e pranuar përgjithësisht që materialet më të mira janë ato të Televizionit. Pra pyesni për të gjitha supozimet apo dilemat që keni.

Roberto Orci, producent dhe skenarist në Hollywood

4. Kreativiteti dhe menaxhimi i njerëzve.

Së pari, shkollat do duhej të mësonin kreativitetin, aq sa tabelat e shumëzimit. Ndërmarrësit duhet të jenë inovativë. Ndoshta kompania juaj e re do të gjenerojë 10,000 $ në muaj. Çfarë do të bëni kur të arrijë 10 million $ në muaj? Procesi i të menduarit për këtë më parë, do të ju ndihmojë që të përgaditeni në mëyrë të duhur.

Së dyti, shkolla do duhet të na mësojë se si të menaxhojmë njerëzit. Askush nuk ka lindur me një dhunti të tillë, por ju duhet një ekip për të ”peshuar” biznesin tuaj. Ju duhen aftësi dhe shkathtësi të bindjes, të mahnitshme, për të bërë që njerëzit të punojnë me ju. Dhe ju duhen aftësi për të lexuar njerëzit, për ti identifikuar ata që nuk janë të kualitetit të lartë, ose që kanë të meta të mëdha në personalitet që do të prishnin ekipin tuaj.

Tai Lopez, investitor dhe këshilltar i disa bizneseve multimilion-dollarëshe.

5. Si funksion paraja dhe rrjedha e keshit.

Të mësuarit rreth parasë dhe rrjedhës së keshit, dhe si ta menaxhojmë atë, do duhej të ishte një lëndë obligative qysh në shkollën fillore. Askush nuk na mëson se si të menaxhojmë borxhin, dhe përse duhet të kemi apo të mos kemi borxh. Poashtu nuk mësojmë si të trajtojmë investimet dhe si të krijojmë pasuri për vetën. Si rezultat, shumica e njerëzve sot vdesin të varfër.

Jay Georgi, themelues i “Nadvia” dhe trajner i operacioneve, menaxhimit, dhe mbajtjes së fitimit.

6. Si të jeni bosi i vetëvetës.

Asnjë profesor në shkollë, nuk më ka mësuar që të jem bos i vetëvetës.

a. Mësoni aftësitë e menaxhimit të kohës.

b. Fokusohuni në pikat tuaja të forta, ndërsa për pika të dobëta, punësoni njerëz adekuatë.

c. Gjeni një trajner që ka qenë në pikën më të lartë që ju dëshironi të arrini, dhe që kanë bërë shumë nga gabimet, që ju në mënyrë të paevitueshme do t’i bëni.

Gary Nealon, president i “Nealon Solutions” dhe “The Rox Group”.

7. Mos u dorëzoni kurrë.

Gjëja nr.1 që do të kisha dëshiruar të më kishtë mësuar shkolla, është që të mos dorëzohemi kurrë. Pa marrë parasysh çfarë ndodh. Keni aq shumë vetëbesim, sa që të mos ketë shancë për të dështuar; vetëm mësoni aftësinë e të përshtaturit ndryshimeve, dhe mbajeni kokën tuaj lart.

Steve Griggs, themelues dhe kryeshef ekzekutiv në Steve Griggs Design

8. Suksesi pa lumturi, dashuri dhe përkushtim, shpie drejt boshllëkut.

Megjithëse informacioni, konkurrenca dhe arritjet janë çështjet kritike për të arritur suksesin, ato nuk janë të mjaftueshme për të krijuar një jetë të plotësuar. Suksesi është më i kënaqshëm, kur është i ndërtuar me zemër, qëllim dhe pasion, por këtë gjë nuk do ta mësoni në shkollë. Paraja, dashuria dhe fama, si të tilla vetëm, nuk do ju sjellin kurrë lumturinë e vërtetë.

Nafisé Nina Hodjat, themeluese e “The SLS Firm

9. Kë njihni, për mua është më me rëndësi se çfarë dini.

Mësoni të njiheni dhe të lidheni me të tjerët. Unë si një punëdhënës, jo vetëm që do të lejoja një person më të ri, që të trajnohet dhe mësohet, por edhe do të paguaja për një qëllim të tillë. Dhe gjithashtu këtë do ta bënin shumë kompani që e admirojnë guximin që duhet pasur për t’u njohur dhe lidhur me njerëz, dhe për të kërkuar mundësi të reja. Kë njihni për mua është më me rëndësi se çfarë dini.

Craig Handley, bashkë-themelues dhe kryeshef ekzekutiv në ListenTrust.

http://www.success.com/article/9-entrepreneurial-lessons-you-never-learned-in-school

Rreth Autorit

Korab Zhuja

Komento