Mësoji fëmijës rrugën që duhet të ndjekë, dhe ai nuk do të largohet prej saj edhe kur të plaket.
Fjalët e Urta 22:6
Është përgjegjësi e prindërve për tu mësuar fëmijëve të tyre rrugën e Zotit. Kjo është çfarë Fjala thotë: “Mësoji fëmijës rrugën që duhet të ndjekë, dhe ai nuk do të largohet prej saj edhe kur të plaket.”
Disa prindër do të thonë: “Ne nuk do përpiqemi t’ua imponojmë asgjë fëmijëve tanë; I kemi lenë të zgjedhin vetë për veten e tyre. “Çfarë gabimi! Bibla thotë, “Marrëzia lidhet me zemrën e fëmijës, por shufra e korrigjimit do ta largojë prej tij“ (Fjalët e Urta 22:15). Fëmijët nuk janë të lejuar të marrin vendimet e tyre; ata duhet të mësuar dhe udhëzuar. Prindërit kanë përgjegjësi për të njohur me anë të Frymës së Perëndisë, se çfarë duhet të jenë fëmijët e tyre, dhe ti rrisin në atë drejtim.
Disa prindër veprojnë sikur Perëndia të thoshte: “Mi lërë fëmijët mua, dhe unë do të përcaktojë se si ata do të rriten”; Ai nuk ka thënë ashtu. Përkundrazi, Ai tha se prindërit duhet ti mësojnë fëmijës rrugën që ai duhet të ndjekë. Nëse ju tashmë keni fëmijë, le t’ju udhëzojë Fryma e Shenjtë për ti sjellur ata në drejtësi. Vazhdoni ti mësoni ata në Fjalën. Edhe kur duket sikur ata nuk janë duke e kuptuar Fjalën, vazhdoni dhe mos e humbisni shpresën. Jepni pak kohë; dhe rezultati i mesimit do të jetë i dukshëm. Shumë shpejt ata do të vijnë në vendin e duhur, dhe do të jenë e gjitha ajo që Perëndia ka përcaktuar që ata të jenë.
Lutje
I dashur At, të falënderoj për Fjalën tënde e cila ka aftësinë në vete për të bërë atë që flet, dhe për të prodhuar në mua, dhe në ata që Ti ke venë nën kujdesin tim, për ti drejtuar në përkushtim ndaj teje. Ne i nënshtrohemi Zotërimit të Jezu Krishtit, dhe udhëheqjes dhe mësimit të Frymës, në Emrin e Jezusit. Amen.
Studim Vijues
- Fjalët e Urta 23:13 NLT; Ligji i Përtërirë 6:6-7; Fjalët e urta 29:15
- Plani një vjecarë i studimit të Biblës: Veprat e Apostujve 9:32-43 Ezdras 1-3
- Plani dy vjecarë i studimit të Biblës: 2 Korintasve 7:1-8 Isaia 8
Burimi: www.rhapsodyofrealities.org