Që Krishti të banojë në zemrat tuaja me anë të besimit, që, të rrënjosur dhe të themeluar në dashuri, të mund të kuptoni me të gjithë shenjtorët se cila është gjërësia, gjatësia, thellësia dhe lartësia, dhe ta njihni dashurinë e Krishtit që tejkalon çdo njohuri, që të mbusheni me tërë plotësinë e Perëndisë.
Efesianëve 3:17-19
Vargu ynë hyrës na tregon katër dimensione të dashurisë së Perëndisë; gjërësinë, gjatësinë, thellësinë dhe lartësinë e dashurisë së Tij. Sa larg mund të shkojë dashuria juaj? A mund të arrij ajo mëkatarin më të keq? A mund të shkojë pas atij më të dështueshmit? A mund të shtrihet pafundësisht?
Pasi, Pjetri pyeti Jezusin: “Zot, sa herë duhet ta falë vëllain tim i cili mëkaton kundër meje, deri shtatë herë?” Përgjigja e Zotit ishte kaq frymëzuese; Ai tha, “…Unë nuk të them deri shtatë herë, por deri shtatëdhjetë herë shtatë” (Mateu 18:21-22). Kjo është e barabartë me katërqind e nëntëdhjetë herë në ditë. Paramendoni se nëse dikush gabon ndaj jush në një masë të tillë brenda një ditë, Zoti thotë, “Falë.”
Apostulli Pal dha një dëshmi prekëse në 1Timoteut 1: 13-14. Ku tha, “më parë isha blasfemues, përndjekës dhe i dhunshëm; por m’u dha mëshira e Zotit. Hiri i Tij teproi pa masë mbi mua dhe me shpëtoi nga gropa e shkatërrimit.” Sa larg mund të shkojë dashuria juaj? Sa shumë mund të falni ju?
Dashuria nuk dorëzohet. Nuk pezmatohet lehtë, as nuk i llogaritë gabimet e të tjerëve. Fal sa herë qe është e provokuar, ajo nuk njeh kufij. Nuk është çudi që Pali lutej për njerëzit e Perëndisë të njihnin dashurinë e pakufishme, të pamas, pa një fund përkufizues, dhe të pakushtëzuar të Perëndisë. Ky zbulim do të ndryshojë jetën tuaj përgjithmonë, dhe do t’ju japë guxim të jashtëzakonshëm dhe siguri në jetë.
Lutje
Krishti banon në zemrën time me anë të besimit; Unë jam i rrënjosur dhe i themeluar në dashuri, dhe i aftë për të kuptuar dashurinë e pakufishme, të pamasë, të pafund, dhe të pakushtëzuar të Perëndisë. Prandaj, jam i mbushur me tërë plotësinë e Perëndisë, në Emrin e Jezusit. Amen.
Studim Vijues
- 1 Korintasve 13:4; Galatasve 6:15
- Plani një vjecarë i studimit të Biblës: Galatasve 1:1-24 Predikuesi 9-12
- Plani dy vjecarë i studimit të Biblës: Luka 22:63-71 2 Samuelit 3-4
Burimi: www.rhapsodyofrealities.org