Edukimi & Arsimimi

Ai është Mjeshtër komunikimi

Publikuar nga Korab Zhuja

Në fakt Perëndia flet në një mënyrë apo në një tjetër por njeriu nuk e vë re: në një ëndërr, në një vegim të natës, kur një gjumë i rëndë i zë njerëzit, kur dremitin në shtretërit e tyre. Atëherë ai hap veshët e njerëzve dhe vulos paralajmërimet që u bën, për ta larguar njeriun nga veprimet e tij dhe për ta mbajtur larg nga kryelartësia.

Jobi 33:14-17

Perëndia ynë është një mjeshtër komunikimi. Ai nuk është i kufizuar nga faktorët që e kufizojnë komunikimin njerëzor. Ndërsa i flisni Atij me gojën tuaj, ai mund të jetë duke i folur frymës tuaj, duke pasur një bashkëbisedim me ju. Edhe kur të jeni duke folur me njerëzit, ai mund të ketë një komunikim me frymën tuaj. Ai mund të ju pyes një pyetje dhe ju mund ti përgjigjeni, madje edhe ndërsa jeni duke folur për të tjerët.

Ashtu si vargjet hyrëse tregojnë, se Zoti u flet njerëzve edhe kur ata janë në gjumë. Nuk ka kufizime për Të. Ai vazhdimisht dërgon fjalët e Tij për njerëzit në mënyra të ndryshme, por shumë nuk e vënë re lajmërimin ose nuk i kushtojnë vëmendje, dhe paguajnë çmim të rëndë për injorancën, mosbindjen apo rebelimin e tyre.

Ndonjëherë kur ne japim një profeci apo mesazh zbulese për disa minuta ose edhe më gjatë, në kishë, disa njerëz mendojnë duke pyetur, se sa kohë iu desh Perëndisë të na i tregonte këto gjëra. “A ishit duke e dëgjuar Perëndinë për gjithë atë orë?”, Pyesin ata; duke u përpjekur për të gjetur se sa kohë u desh që Perëndia të na jipte mesazhin e Tij. Ai mund të marr shumë kohë për të komunikuar diçka shumë të shkurtër, dhe Ai mund të jep aq shumë në frymën tuaj për një hapësirë të shkurt kohore. Ne e konsiderojmë kohën, sepse jetojmë në sferën e kohës, por Perëndia nuk banon në sferën kohore. Ai jeton në përjetësi.

Kur ju flisni me Të, fryma juaj është e hapur për të dëgjuar dhe për të marrë prej Tij. Ai ju shërbenë në Frymë dhe ju pranoni atë që Ai ndan me ju në frymë, dhe ju gjithashtu ia ktheni komunikimin Atij në frymë. Ky është një komunikim Frymë-me-frymë. Çfarë miqësie e lavdishme! Ja pse është kaq e rëndësishme për ju të luteni nga fryma juaj; duke folurit në gjuhë të tjera me zjarr, dhe të ngriteni më zell në frymën tuaj dhe të jeni të gjallë për Perëndinë.

Lutje

At i çmuar, të falënderoj për aftësinë për të dëgjuar dhe për të njohur zërin tënd. Unë eci në frymë dhe jo në mish. Prandaj, fryma ime ushtrohet vazhdimisht nga Fjala jote për të dëgjuar dhe për të dalluar zërin tënd gjersa Ti më udhëheqë në fitore të vazhdueshme, në Emrin e Jezusit. Amen.

Studim Vijues

  • Fjalët e Urta 20:27; Isaia 30:21; Gjoni 10:27
  • Plani një vjecarë i studimit të Biblës: Veprat e Apostujve 12:1-25; Nehemia 4-6
  • Plani dy vjecarë i studimit të Biblës: 2 Korintasve 9:1-10 Isaia 14

Burimi: www.rhapsodyofrealities.org

Rreth Autorit

Korab Zhuja

Komento