Edukimi & Arsimimi

Njohuria sjellë ndryshimin

Publikuar nga Korab Zhuja

Populli im vdes për mungesë njohurish. Duke qenë se ti ke refuzuar njohjen, edhe unë do të të refuzoj…

Hosea 4:6

Shumë vite më parë, Malaria u deklarua si sëmundje vdekjeprurëse, sepse është thënë që nuk ka shërim. Nëse dikush e kishte atë, ajo ishte si një dënim me vdekje. Shumë misionar nga Evropa të cilët erdhën në Afrikë u infektuan, dhe nuk i mbijetuan. Por pasi njeriu zbuloi kurimin, kur dikush ishtë i infektuar me Malaria, nuk është më si një sëmundje vdekjëprurëse. Ajo ishte e njëjtë me tuberkulozin: ata që ishin të infektuar është dashur të mbahen larg ose të izoloheshin. Por, kur njeriu zbuloi shërimin, përfundoi frika e tuberkulozit.

Njeriu ka frikë atë që ai nuk ka njohuri për të. Pasi ai e kupton, frika zhduket. Misteri hiqet kur njohuria arrin. Është e njëjta gjë me çështjen e besimit. Kur ne nuk e kuptojmë se si të aplikojm besimin tonë në një situatë të caktuar, ne bëhemi skeptik, gjykues, të frikësuar, dhe të pabesë. Por sapo e kuptojmë se si funksionon, konfuzioni largohet dhe misteri zbulohet.

E gjitha që ju duhet është njohja e Fjalës së Perëndisë kështu ju mund të vëni Fjalën në veprim. Pasi ju të keni njohuri të sakta të Fjalës, asgjë në këtë jetë nuk do t’ju hutoj apo t’ju mposht; pa marrë parasysh se çfarë problemi është, ju vetëm e dini se do të dilni fitimtar.

Ata që nuk e njohin fjalën përmbyten nga problemet dhe munden nga krizat e jetës. Njihuni më Fjalën. Kini një oreks të pangopur për Fjalën e Perëndisë. Osea 6:3 thotë, “E njohim Zotin, të përpiqemi ta njohim më mirë…” Njohja e Fjalës së Perëndisë është një nga gjërat më të rëndësishme që mund të bëni për veten tuaj; kjo është ajo që do të ju ngre lart në jetë, dhe do t’ju mbaj në ofensivë, kundër armikut.

Lutje

Atë i dashur, të falënderoj që më ke mbushur me njohurinë e Fjalës tënde me çdo urtësi dhe mënçuri frymërore. Asgjë nuk është një mister për mua, sepse gjersa mendoj thellë mbi fjalën tënde, Fryma e Shenjtë zbulon realitetet frymore për mua dhe ndriçon sytë e të kuptuarit tim të njoh dhe marr trashëgiminë time në Krishtin! Unë jetoj fitmtar sepse jetoj me njohurinë e Fjalës tënde, në Emrin e Jezusit. Amen.

Studim Vijues

  • 2 Pjetrit 1:2-3; Fjalët e Urta 11:9
  • Plani një vjecarë i studimit të Biblës: Veprat e Apostujve 21:1-16 Jobi 25-28
  • Plani dy vjecarë i studimit të Biblës: Luka 8:11-18 Jozeu 7

Burimi: www.rhapsodyofrealities.org

Rreth Autorit

Korab Zhuja

Komento