Ka ndodhur që ju të mendoni shumë për mënyren e zgjedhjes së një problemi por nganjëherë nuk e vëreni që zgjidhja është para jush. Njerëzit e mençur nganjëherë i komplikojnë financat e tyre.
Duke u fokusuar shumë në disa aspekte financiare disa persona intelligjent mund të shkaktojnë kaos me financat e tyre pa e kuptuar se si.
1. Sjellja ndikon ndjeshëm rezultatet e planeve financiare
Edhe planet më të ndërlikuara financiare nuk janë të imunizuara ndaj sjelljes njerëzore.
Për fat të keq, është e lehtë të jeni racional dhe të arsyeshëm në letër, por është një gjë tjetër të jeni racional dhe të arsyeshëm në praktikë.
Planifikuesit financiarë e kuptojnë këtë, pasi që ata kanë përjetuar në vetvete se si klientët shpesh do të devijojnë nga rruga që e kanë planifikuar – shumë herë duke kthyer aspekte të jetës mbrapsht.
Dëshira jonë për të gjetur zgjidhje të shpejta nganjëherë tërheqë fokusin nga planet afatgjate. Vendimet që i marrim nën presion negative zakonisht kanë pasoja shumë të dukshme. Këshilla e parë që derivon thotë që edhe po të keni një plan të mirë financiar, ju duhet të ushtroni kontroll mbi veten që të shihni rezultate positive.
2. Edhe të pasurit kanë nevojë për buxhete
Njerëzit e mençur zakonisht jetojnë një jetë të mirë nga aspekti financiar, por kjo nuk do të thotë që ata nuk kanë nevojë për planifikime. Nganjëherë ata mendojnë që nuk kanë nevojnë të planifikojnë gjithçka nga ai aspekt, por gabohen. Pasuria sjell një rritje të përgjegjësisë. Të bësh gabime të vogla me disa asete rezulton në humbje të vogla, por të bëni gabime të mëdha me asete të mëdha pasojat mund të jenë shumë të ndjeshme financiarisht, pavarsisht vlerës. Shumë njerëz të pasur zgjedhin që të mos krijojnë buxhete personale sepse e kanë luksin e neglizhencës, apo të paktën mendojnë ashtu. Nëse jeni të pasur, është e rëndësishme që të paktën buxheti juaj të jetë afatgjatë dhe të përfshijë disa aspekte ku paratë mund të kursehen, që më vonë ato të kthehen në vlera që mund të investohen në mundësi të reja që mund të shfaqen.
3. Paraja nuk është gjëja më e rëndësishme në jetë
Njerëzit e mençur janë llogaritës të mirë, por edhe ata nganjëherë fokusohen aq shumë në financa sa që harrojnë një të vërtetë të thjeshtë, që paraja nuk është ajo që ka më së shumti rëndësi. Paraja është thjeshtë një mjet me të cilën arrihen objektivat financiare. Nuk mund të blejë gjithçka dhe sigurisht që nuk mund t’i blejë gjërat më të rëndësishme në jetë. Mendoni për familjen. Mendoni për vlerën që qëndron prapa punës tuaj. Mendoni pë shoqëritë që keni krijuar dhe mënyrat se si mund t’i ndihmoni të tjerët. Të gjitha këto janë më të rëndësishme se paraja.
Është e ditur që paraja ju ndihmon në shumë aspekte të zhvillimit tuaj, por paraja nuk është një mjet që mund të përdoret për të arritur të gjitha gjërat e rëndësishme.
4. Disa persona mësojnë për paratë në mënyra që nuk janë të këndshme
Personat që i kuptojë mirë aspektet financiare dhe i menaxhojnë ato si duhet, nganjëherë dëshpërohen kur shohin dikën tjetër të bëjë gabime të asaj natyre. Si reagim i parë është kujdesi që ato gabime të mos ju ndodhin atyre, por askush nuk është imun ndaj gabimeve në financa. Është e rëndësishme të kuptohet që mësimet rreth menaxhimit të financave për disa persona nxjerren në mënyra të pakëndëshme, por kjo është pjesë e procesit të mësimit që vetëm do të vazhdoj t’i bëjë ata më të sigurtë në ardhmen. Të jesh i/e mençur është fantastike, por vitale është që ju të aplikoni inteligjencën tuaj në gjetjen e zgjidhjeve praktike, dhe jo vetëm të fokusoheni në arritjet financiare që janë afat-shkurta.
Jeff Rose