Unë nuk e njoh askë që s’do t’i hynte në përdorim një nxitje e vogël në energjinë e tyre dhe vetë-kontroll.
Hulumtuesit në Universitetin e Nottingham së fundmi publikuan zbulimet nga eksplorimi i 83 studimeve të tyre të veçanta mbi energjinë dhe vetë-kontrollin. Ajo që ata kanë gjetur do të ndryshojë mënyrën se si ju filloni ditën tuaj.
Studiuesit zbuluan se vetë-kontrolli dhe energjia jo vetëm që janë të ndërlidhura mes vete në mënyrë komplekse por janë edhe burime të përditshme me fund që lodhen shumë, sikur një muskul. Edhe pse ne jo gjithmonë e kuptojmë këtë, me vazhdimin e ditës, kemi vështirësi të rritur në ushtrimin e vetëkontrollit dhe me fokusim në punën tonë. Përderisa vetë-kontrolli na konsumohet, ne ndjehemi të lodhur dhe na duken punët më të vështira dhe disponimi na humbet.
Kjo lodhje e vetë-kontrollit vret produktivitetin, dhe bën që orët e mëngjesit kur vetë-kontrolli është në nivelin më të lartë, të jenë orët më të rëndësishme të ditës.
Marifeti nuk është vetëm të kalosh orët e mëngjesit duke punuar; është të bësh gjërat e duhura në mëngjes që do të bëjnë energjinë dhe vetë-kontrollin tuaj të zgjasë për aq kohë sa të jetë e mundur.
“33 vitet e fundit, e kam shikuar veten në pasqyrë çdo mëngjes dhe kam pyetur: ‘Nëse e sotmja do të ishte dita e fundit e jetës sime, a do të doja të bëj atë që kam për t’a bërë sot?” Dhe sa herë përgjigja është ‘Jo’ për shumë ditë me radhë, unë e di që duhet të ndryshoj diçka.” – Steve Jobs
Hulumtimi i Nottingham-it ka bërë që t’i zbuloj 11 mënyra të fuqishme që mund të thyejnë zakonet e këqija në mëngjes dhe të maksimizojmë energjinë tonë dhe vetë-kontrollin gjatë gjithë ditës.
Pavarësisht nëse zgjoheni në mënyrë të natyrshme duke u ndjerë vigjilent dhe produktivë ose nëse zgjoheni me fuqinë e trurit të një mumje, këto këshilla do të ju ndihmojnë të transformoni rutinën tuaj të mëngjesit dhe të vendosni një ton pozitiv që zgjat tërë ditën.
- Filloni me ushtrime
Hulumtuesit në Universitetin e Bristolit gjetur se njerëzit të cilët ushtrojnë gjatë ditës së punës kanë më shumë energji dhe një pikëpamje më pozitive, të cilat janë kritike për të kryer punë. Duke lëvizur trupin tuaj edhe për vetëm 10 minuta, liron GABA, një neurotransmetues që e bën trurin tuaj të ndjehet I rifreskuar dhe ju mban në kontroll të impulseve tuaja. Ushtrimi si gjëja e parë që e bëni në mëngjes siguron që të keni kohë për të, dhe përmirëson vetëkontrollin dhe nivelet e energjisë gjatë gjithë ditës. - Por pini pak ujë limoni fillimisht
Pirja e ujit me limon sapo të zgjoheni e ngrit nivelin tuaj të energjisë fizike dhe mendore. Uji me lemon iu jep energji natyrore të qëndrueshme që zgjat gjatë gjithë ditës duke përmirësuar thithjen e lëndëve ushqyese në stomakun tuaj. Duhet të jetë gjëja e parë që pini në mëngjes (me stomak bosh) për të siguruar absorbim të plotë. Poashtu duhet të prisni 15-30 minuta pasi ta pini atë, përpara se të hani diçka (kjo është koha e përkryer që mund të shfrytëzohet për disa ushtrime). Limonët janë të mbushur me lëndë ushqyese; ata janë përplot kalium, vitaminë C dhe antioksidantë. Nëse ju jeni nën 150 paund (68 kg), pini lëng të gjysmës së limonit (një limon të plotë në qoftë se ju jeni mbi 150 paund). Mos pini lëngun e tij pa ujë sepse është e dëmshme për dhëmbët tuaj. - Pauzë prej pajisjeve elektronike deri në mëngjes
Kur ju kyqeni direkt në e-mail, mesazhe dhe Facebook, ju e humbni fokusin dhe mëngjesi juaj bie pre për nevojat dhe kërkesat e njerëzve tjerë. Është shumë më e shëndetshme të përdorni ato momentet e para të çmuara të ditës për të bërë diçka relaksuese që përcakton një ton të qetë, pozitiv për ditën tuaj. Të zhyteni drejtë tek pajisjet elektronike ka një kundër efekt – është kjo një mënyrë e furishme për të filluar ditën tuaj. Ushtrimet, meditimi, apo edhe të vëzhgoni zogjtë jashtë dritares janë të gjitha mënyra të shkëlqyera për të filluar ditën. - Hani një mëngjes të vërtetë
Të hani të paktën diçka për mëngjes ju vë përpara shumë njerëzve. Njerëzit që hanë mëngjes kanë më pak gjasa të jenë të trashë, kanë nivele më të qëndrueshme të sheqerit në gjak, dhe kanë tendencë të jenë më pak të uritur gjatë ditës. Dhe këto janë vetëm statistikat për njerëzit që hanë çfarëdo mëngjesi. Kur ju hani një mëngjes të shëndetshëm, dyert e një dite produktive janë krahëhapur për juve. Një mëngjes i shëndetshëm ju jep energji, përmirëson kujtesën tuaj afat-shkurtër, dhe ju ndihmon që të përqendroheni më intensivisht dhe për periudha më të gjata.
5. Vendosni qëllime për ditën tuaj
Hulumtimet tregojnë se të paturit e synimeve konkrete është e ndërlidhur me rritje të mëdha në besim dhe ndjenja të kontrollit. Vendosja e qëllimeve specifike për ditën vë çdo gjë në lëvizje. Kufizoni qëllimet tuaja në disa të arritshme që mund të thjeshtohen lehtë në hapa specifik. Qëllimet e paqarta si për shembull “Dua të përfundoj së shkruari artikullin tim” janë kundër-produktive për shkak se ato nuk e përcaktojnë “si” do të bëhen gjërat. I njejti qëllim, ri-formuluar në një mënyrë më funksionale do të ngjante si kjo: “Unë do të përfundoj artikullin tim duke shpenzuar jo më shumë se një orë në çdo seksion, për secilin nga tre seksionet ” Tani, ju keni shumë më shumë se thjesht diçka që doni të arrini, ju keni mënyrën për të arritur atë.
Të filloni mëngjesin në mënyren e duhur në shtëpi është e rëndësishme, por kjo është vetëm gjysma e betejës. Nëse ju nuk do të mbani atë ton kur të arrini në zyrë, mëngjesi juaj mund të humbasë vrullin shpejt. Ja se si mund të mbani një ton produktiv pasi të keni arritur në zyre:
- Së pari pastroni hapësirën tuaj të punës
Edhe pse është e bezdisshme të pastroni sapo të arrini në punë, kjo luan një rol të madh në aftësinë tuaj për t’u përqëndruar. Një studim i Universitetit Princeton ka gjetur se njerëzit të cilët kanë punuar në një hapësirë pune të pastër kanë tejkaluar ata që ka punuar në rrëmujë për shkak se rrëmuja largon vëmendjen tuaj nga puna. Në fakt, efektet e rrëmujës në përqendrim nuk janë shumë më ndryshe se ato të kryerjes së shumë punëve në të njejten kohë. - Mos përdorni e-mail deri sa të keni “ngrënë tre bretkosat”
“Hani një bretkocë të gjallë që në mëngjes, dhe asgjë më keqe nuk do të ndodhë pjesën tjetër të ditës.” – Mark Twain
“Të hash një bretkocë” është ilaçi më i mirë kundër zvarritjes së punëve, dhe njerëzit më produktive e dinë rëndësinë e kësaj delikatese si mëngjes. Me fjalë të tjera, kaloni mëngjesin tuaj duke punuar në diçka që kërkon një nivel të lartë të përqendrimit të cilën nuk doni ta bëni, dhe do ta bëni atë në mënyrë të shkurtër. Bëjeni zakon të “hani tre bretkosa” para se të kontrolloni e-mailin tuaj, sepse e-maili është një shpërqendrim i madh që mundëson zvarritje të punëve dhe humbjen e energjisë së çmuar mendore. - Caktojeni orën në listën tuaj të punëve, dhe monitoroni progresin tuaj kundër qëllimeve tuaja
Listat e puneve janë të dobishme për tu siguruar që nuk do të harroni asgjë, por përtej kësaj, ato mund të jenë mashtruese. Për shembull, në qoftë se ju keni tri orë mbledhje dhe tetë orë punë, shanset janë që ju nuk do të jeni në gjendje t’i bëni të gjitha. Megjithatë, një listë tipike nuk ju tregon se keni tetë orë punë; ajo vetëm tregon që ju keni dhjetë gjëra që duhet të bëni. Kur ju shtoni korniza kohore në listën tuaj, ajo bëhet më efektive në mënyrë eksponenciale. Ajo iu shtyen për të shmangur zvarritjen e punëve apo kryerjen e shume-detyrave në mënyrë që të përfundoni gjërat brenda kohës së caktuar. Ajo gjithashtu ju tregon se çfarë është dhe çfarë nuk është e realizueshme në mënyrë që ju të mund t’i jepni përparësi ditës suaj në përputhje me rrethanat.
Është e kotë të vendosni qëllime në mëngjes, nëse nuk do t’i kontrolloni ato. Shikoni se çfarë keni bërë deri më tani me një sy kritik. Nëse ju e kuptoni që jeni prapa me programin ose jeni duke bërë një punë jo të mire, është e rëndësishme t’i rregulloni qëllimet tuaja apo etikën e punës në mënyrë që të lëvizni me qëllimisht në ditën tuaj. - Mbani takime mëngjesore me orar
Takimet janë humbja më e mëdhe e kohës, dhe ato mund të rrënojnë një mëngjes produktiv. Njerëzit që përdorin mëngjesin e tyre në mënyrë efektive e dinë se një takim do të zvarritet përgjithmonë nëse ata e lejojnë, kështu që ata i informojnë të gjithë që në fillim se do të rrinë në orarin e synuar. Kjo vendos një limit që i motivon të gjithë të jenë më të fokusuar dhe efikas. Mbani mbledhjet tuaja të mëngjesit në kohë, dhe tërë dita juaj do të qëndrojë në rrugën e duhur. - Mos kryeni shumë punë në të njejtën kohë
Të kryeni shumë punë në të njejten kohë në mëngjes kur ju keni shumë për të bërë, plot energji, dhe ndjeheni se mund të bëni dy ose tre gjëra në të njëjtën kohë, është joshëse, por ajo vendos tërë ditën tuaj mbrapa. Hulumtimi i kryer në Universitetin e Stanfordit ka konfirmuar se multitasking është më pak produktive se sa të bësh një gjë të vetme në një kohë. Studiuesit zbuluan se njerëzit që janë të bombarduar rregullisht me disa rrjedha të informacionit elektronik nuk mund të kenë vëmendje, kujtojnë informacion, ose të kalonjnë nga një punë në një tjetrën aq mirë sikur ata që përfundojnë një detyrë në një kohë.
Por çfarë nëse disa njerëz kanë një talent të veçantë për të punuar në shumë gjëra në të njejtën kohë? Hulumtuesit e Stanfordit kanë krahasuar grupet e njerëzve bazuar në tendencën e tyre për të multitask dhe besimin se ajo ndihmon punën e tyre. Ata gjetën se multitaskers të tepruar (ata që bëjnë multitask shumë dhe mendojnë se ajo rrit performancën e tyre) ishin në fakt më keq në kryerjen e shumë punëve se sa ata që duan të bëjnë një gjë të vetme në një kohë. Multitaskers e shpeshtë arritën rezultate më të ulta për shkak se ata kishin më shumë probleme të organizonin mendimet e tyre dhe të filtronin informacionet e parëndësishme, dhe ata ishin të ngadalshëm kur kalonin nga një detyrë në tjetrën. Ouch!
Multitasking (të punosh ne disa gjëra në të njejten kohë) zvogëlon efikasitetin dhe performancën, sepse truri juaj mund të përqëndrohet në mënyrë adekuate vetëm në një gjë në një kohë. Kur ju përpiqeni të bëni dy gjëra në të njëjtën kohë, trurit tuaj i mungon kapaciteti për të kryer të dyja detyrat me sukses. - Thuaj jo
Jo është një fjalë e fuqishme që do të mbrojë mëngjeset tuaja të çmuara. Kur është koha për të thënë jo, shmangiuni frazave të tilla si “Unë nuk mendoj se mund të”, ose “Nuk jam i sigurt.” Duke i thënë jo një angazhimi të ri, ju i nderoni angazhimet tuaja ekzistuese dhe i jepni vetes mundësi për t’i përmbushur ato me sukses përderisa mendja juaj është e freskët. Hulumtimi i kryer në Universitetin e Kalifornisë në San Francisko ka treguar se sa më shumë vështirësi që keni të thoni jo, shanset janë shumë më të mëdha që ju të përjetoni stres, dërrmim, madje edhe depresion. Mësoni të thoni jo, dhe ajo do të lartësoj disponimin tuaj, si dhe produktivitetin tuaj.
T’i sjellni të gjitha së bashku
Rutina e duhur mëngjesore mund të rregullojë ditën tuaj, çdo ditë. Marifeti është të jeni të qëllimshëm për mëngjeset tuaja, të kuptoni se orët e mëngjesit janë të çmuara dhe duhet të trajtohen me kujdes.
Shkroi: Travis Bradberry
www.entrepreneur.com/article/251989#suksesi#komunikimi#menaxhimi#p
una#shitja#pozitiviteti#ekipi#efikas#shenim#pozitiv#plani#detyra#dygur