Duke u bërë thirrje të gjithë njerëzve me aftësi të qepjes dhe një makinë qepëse! Është koha për të përfituar duke përdorur talentin dhe idetë tuaja, duke siguruar shërbime të rrobaqepësisë dhe ndryshimeve të veshjeve dhe pëlhurave direkt nga komoditeti i një ambienti pune nga shtëpia, dhe fitoni para nga ky proces.
Pastrimet kimike, shitësit e modës, shitësit e uniformave, dyqanet martesore, dyqanet e kostumeve, studiot tekstile, dhe butiqet për dërgesa – të gjithë janë klientë potencial për shërbimin tuaj. Në fakt, çdo biznes që shet me pakicë ose jep veshje me qira është klient i juaji potencial, dhe poashtu çdo person i cili ka nevojë për shërbime të ndryshimeve në rroba.
Provoni këtë ide si metodë marketingu të shpejtë: mbathni një palë këpucë të rehatshme dhe filloni t’u bëni thirrje bizneseve që me më shumë gjasa do të kërkojnë shërbime të rrobaqepësisë. Ofroni t’u merrni dhe të u ktheni rrobat falas, ta bëni këtë shërbim shpejtë, në mënyrë të mrekullueshme, dhe me mjeshtëri cilësie, të gjitha me çmime të volitshme. Klientët tuaj të biznesit përfitojnë sepse ata mund të ofrojnë shërbime të rrobaqepësisë për klientët për më lirë, duke siguruar që të kenë më shumë punë. Ose ata mund të shkojnë në një qendër rrobaqepësie fitimprurëse, por kështu do të shpenzojnë më tepër se sa në bashkëpunim me juve. Së bashku me aftësitë tuaja të qepjes, ju duhet të posedoni mjetet e tregtisë së qepjes dhe të keni transportin e siguruar për ta sjellë këtë ide të biznesit në realitet.
Në një shikim:Investimi: Më pak se $ 2,000
Rata: $ 15+
Niveli i aftësisë: 2
Burimet:
· Shoqata e Profesionistëve të Qepjes dhe Dizajnit
· Shoqata e e Rrobaqepësve dhe Dizajnerëve me Porosi
· Sewing.org
Shkroi: Stafi i Entrepreneur Media, Inc.