Shumë njerëz kanë kafshë shtëpiake që nuk mund t’i lënë me miqtë apo familjen kur janë larg shtëpisë – për shembull, kafshe me sëmundje kronike ose kafshë ekzotike ndaj të cilave është më i vështirë përkujdesi. Gjithashtu, shumë njerëz preferojnë idenë që qentë, macet dhe kafshët tjera të tyre të jenë në një ambient të sigurtë dhe të njohur për ta, e jo në një mjedis të panjohur. Kur këta pronarë të kafshëve shtëpiake duan ose kanë nevojë të jenë larg nga shtëpia, për ta ka vetëm një zgjidhje në dispozicion: Të marrin dikë që do të vijë në shtëpinë e tyre dhe të kujdeset për kafshët e tyre të dashura, derisa ata janë larg.
Nëse ideja juaj është për të punuar si një biznes individual, ju vetë mund të kujdeseni për kafshët shtëpiake. Por në qoftë se qëllimi juaj është që të veproni me orar të plotë dhe me idenë e zgjerimit të biznesit, do të iu duhet të punësoni ose të kontraktoni kujdestarë shtesë. Ide për kandidatë të mirë të punës përfshin pensionistë të cilët I duan kafshët, si dhe studentë. Reklamoni shërbimet tuaja të përkujdesjes ndaj kafshëve shtëpiake përmes bizneseve lokale të ngjajshme, si për shembull: veterinarët, shitësit e ushqimit te kafshëve, trajnerët e qenve, shëtitësit e qenve, etj. Mbani mend, shumë njerëz punësojnë kujdestarë kafshësh shtëpiake për periudha të shkurtra kohore, p.sh. një fundjavë larg shtëpisë, një natë jashtë, ose kohë të shkrutër për ndonjë ndodhi familjare. Prandaj do të iu duhet t’i përcaktoni tarifat si për punë afatgjatë, poashtu dhe afatshkurtër.
Në një shikimInvestimi: Më pak se $ 2,000
Rata: $ 15+
Niveli i aftësisë: 1
Burimet:
· National Association of Professional Pet Sitters
· Pet Sitters International
· Start Your Own Pet Business by Entrepreneur Press and Eileen Figure Sandlin (Entrepreneur Press, 2009)
Shkroi: Stafi i Entrepreneur Media, Inc.