Biznesi & Karriera

Si të filloni një biznes me pothuajse asnjë para

Publikuar nga Korab Zhuja

“Nuk ju duhen para, ju duhet strategji më e mirë.” A ju ka thënë ndonjëherë dikush këtë? A ju duket si një teori e largët, e ndryshme nga ajo se si vepron pjesa tjetër e botës?

Një numër i madh i ndërmarrësve të ardhshëm, e posedojnë dëshirën, motivimin dhe aftësinë udhëheqëse për të filluar një biznes, por janë të kufizuar nga mungesa e mjeteve financiare (dhe nga përceptimi që kanë për rëndësinë e tyre). Për ta, rruga e tyre drejt suksesit përfundon këtu. Por nuk ka pse të jetë kështu.

Një kurs online është ndërtuar rreth thënies kundër-intuitive “ Nuk ju duhen para, ju duhet strategji më e mirë”. Kursi i Udemy.com “ Si të filloni biznesin pa para, huazime apo kredi” , e përsërit këtë thënie vazhimisht dhe analizon raste reale te bizneseve që e dëshmojnë këtë.

Autorët e kursit, Peter Sage dhe Jimmy Naraine, kanë filluar disa biznese me pothuajse asnjë para, dhe i ndajnë përvojat e tyre me studentët e tyre. Sage është një një ndërmarrës i njohur që ka themeluar personalisht mbi 20 kompani- disa nga të cilat kanë dështuar (dhe ka mbajtur trajnime për to), ndërsa të tjerat janë bërë storie globale të suksesit. Rruga drejt suksesit për Naraine-n përfshinë punën për kompani si Goldman Sachs, drejtimin e biznesit të tij dhe ndarjen e inspirimit të tij me më shumë se 41,0000 studentë. Për të gjithë ata që dëshirojnë të mësojnë stategji të suksesit se si të reduktojnë nevojën për para kur të fillojnë një biznes, Sage dhe Naraine ofrojnë këshilla lidhur me: Sjelljen ndaj armiqëve në rrugëtimin tuaj ndërmarrës, çelësat esencialë për të dizajnuar një strategji për biznesin tuaj, një ushtrim për të rritur konfidencën tuaj në aftësitë tuaja të biznesit dhe ecja përgjatë rrugës së komplikuar në gjetjen e partnerëve.

Kur të përfundoni kursin do të duhej të keni kuptuar këto çështje kryesore:

· Pesë mënyra për të bërë para;

· Dallimi ndërmjet një llogarie bankare emocionale dhe financiare;

· Mjeshtëria e të fituarit para;

· Mënyrat për te krijuar para;

· Disa raste studimi për të mbështetur këto strategji.

Ka shumë gjëra tjera për të mësuar rreth parasë, motivimit dhe ndërmarrësisë. Kërkoni: “Udemy.com” ku ka mijëra kurse për të krijuar një jetë më të mirë, duke filluar tani.

Shkroi: Stafi i Entrepreneur Media,

Inc.https://www.entrepreneur.com/article/277788

Rreth Autorit

Korab Zhuja

Komento