Biznesi & Karriera

3 Pyetjet që ju duhet të pyesni rregullisht veten tuaj që të mund të transformoni jetën tuaj

Publikuar nga Korab Zhuja

Duke i bërë vetës tuaj pyetje rregullisht, në mënyre drastike mund t’a ndryshoni jetën tuaj në mënyra të mahnitshme. Të bësh këtë gjithashtu ju inkurajon të ndaleni dhe të mendoni më thellë. Për më tepër, duke bërë pyetjet e duhura stimulon të menduarit kreativ.

Për të filluar në rrugën e duhur, më poshtë janë tri pyetje që duhet rregullisht t’ia parashtroni vetës tuaj.

1.Ku jam unë?

Duke e pyetur vetën tuaj se ku jeni aktualisht është tepër e rëndësishme. Një shumicë e madhe e popullsisë kurrë nuk ndalen për të analizuar se ku janë në këtë moment dhe nëse kjo është ajo ku ata në të vërtetë duan të jenë. Pastaj, ata papritur ndalojnë dhe e kuptojnë se sa e zbrazët është jeta e tyre, dhe fillojnë të ndihen me faj për atë që janë.

Mos bini në këtë kurth. Filloni duke pyetur vetën tuaj se ku jeni aktualisht në jetë dhe përgjigjuni me sinqeritet. Një nga gjërat më të vështira për të bërë është të pranoni se nuk jeni aty ku doni ju, dhe keni bërë gjithçka gabim duke arritur në fazën që gjendeni tani.

2. Ku unë dua të jem?

Kjo pyetje mbi të gjitha është gërmimi brenda vetes tuaj për të zbuluar pasionet tuaja të vërteta, qëllimet dhe ëndrrat. Në kohën të cilën po jetojmë harrojmë atë që në të vërtetë duam për jetën tonë, personalisht dhe profesionalisht. Një nga mënyrat më të mira që të siguroheni qëni duke lëvizur në drejtimin e duhur është ta krijoni shprehinë e të bërit të këtyre pyetjeve: Ku doni të jeni profesionalisht? Ku doni të jeni financiarisht? Ku doni të jeni në marrëdhënien tuaj personale?

3. Si do të mbërrijë atje?

Të 3 pyetjet janë shumë të rëndësishmë, por kjo pyetje e fundit mund ta ndryshoj lojën për ju. Kjo pyetje është njëra nga pyetjet që shumica e njerëzve nuk e bëjnë fare për shkak që kërkon shumë punë dhe gjithashtu kërkon ndërmarrjen e veprimeve konkrete pasi që të jeni përgjigjur në këtë pyetje.

Duke i bërë këto pyetje vetës tuaj dhe duke i shkruar përgjigjjet në baza ditore mund ta ndryshoj jetën tuaj në shume mënyra. Qëllimi nuk është vetëm t’i bëni vetes tuaj këto pyetje por gjithashtu që të menoni gjatë dhe shumë për përgjigjet e tyre.

Shkroi: Stafi i Entrepreneur Media, Inc. https://www.entrepreneur.com/article/289362

Rreth Autorit

Korab Zhuja

Komento