-Udhëheqësit e mëdhenj kanë vendosshmëri dhe vizion, por janë modest. Ata nuk mund të pranojnë idenë se“mirë” është “mjaft mirë” dhe ata nuk lejojnë të tjerët ta miratojnë këtë besim.
Egzistojnë 9 sjellje dhe tipare të cilat i bëjnë udhëheqësit e mëdhenj.
1. Mësojnë vazhdimisht.
Liderët nuk janë të kënaqur me atë që dinë. Në baza ditore gjejnë kohë që të mësojnë gjëra rreth biznesit të ri. Ata e kuptojnë që të mësuarit është mënyra më e mirë për të ikur nga ndonjë kurth. Nëpërmjet mësimit të qëndrueshëm, ata kanë besim të provojnë shumë gjëra të reja.
2. Dëgjojnë me vëmendje.
Liderët e dinë se çfarë pyetje të pyesin dhe dinë si t’i aplikojnë këto mësime në jetën e tyre të përditshme. Ata kanë partneritet me njerëz të cilët mund të bëjnë gjëra që ata nuk munden.
3. Udhëheqësit mësojnë nga çdo përvojë.
Ata provojnë gjëra të reja, marrin shumë shanse dhe kohë për të mësuar pas çdo humbje apo fitore.
4. Janë tëfokusuar.
Udhëheqësit posedojnë aftësinë për t’u përqëndruar për periudha të zgjatura kohore dhe në këtë mënyrë mund të përqendrohen në një çështje të vetme dhe të mendojnë me qartësi.
5. Shikojnë problemet si të përkohshme dhe të kapërcyeshme.
Një nga karakteristikat përcaktuese të një lideri është se ata kanë tendencë të besojnë se humbja është një pengesë e përkohshme. Në vend që të kthejnë pengesat në fatkeqësi, ata i shohin pengesat si sfidë për t’u kapërcyer dhe në këtë mënyrë përpiqen më shumë.
6. Fokusohen në përmirësimin e vazhdushëm të vartësve të tyre.
Liderët vazhdimisht tentojnë për ta përmirësuar ekipin e tyre, duke përdorur çdo takim si një mundësi për të vlerësuar, trajnuar dhe për të ndërtuar vetëbesimin. Për më tepër, udhëheqësit më të mirë kujdesen me pasion për njerëzit e tyre.
7. Kanë vizion.
Lideri ka një ide të qartë se çfarë ai apo ajo dëshiron të bëjë profesionalisht dhe personalisht, dhe ka forcën të vazhdojnë përballë pengesave dhe madje edhe dështimeve.
8. Posedojnë vetë-besim.
Vetë-besimi dhe bindja duhet të jetë i theksuar në udhëheqësit e sotëm. Këto tipare bëjnë një menaxher të guximshëm dhe vendimtar, i cili është absolutisht kritik në raste kur duhet të veprojnë shpejt.
9. Kanë pasion për jetën dhe punën e tyre.
Liderët e vërtetë e dinë se synimi i arritur nuk është me vlerë nëse ata nuk e shijojnë rrugëtimin. Ata e duan atë që e bëjnë.
Shkroi: Stafi i Entreprenuer Media, Inc.