1. Qëllim i qartë
Udhëtimi për të krijuar sukses në biznesin tuaj duhet të fillojë me një plan dhe ky plan është krijuar nga qëllimet që keni vendosur. Qëllimet tuaja janë arsyet pse jeni në këtë udhëtim. Ato duhet të jenë të qarta, vepruese dhe të kenë një afat të caktuar kohor. Ato duhen të shënohen qoftë në telefonin tuaj apo edhe në kompjuterin. Ju e dini çfarë doni nga jeta dhe se si qëllimet e juaja do të ju ndihmojnë të arrini atje.
2. Krijoni një plan një natë më parë.
Ne e dimë tashmë se qëllimet realizohen me një plan. Përveq kësaj, që të keni një linjë të qartë të përfundimit në qdo fushë të madhe të jetës tuaj, ju duhet të merrni kohë një natë më parë që të planifikoni ditën tuaj. Shumë njerëz janë të frustruar nga mungesa e organizimit. Kaloni pak kohë qdo natë në vendosjen e prioriteteve dhe qëllimeve dhe kjo do të ju ndihmojë që të keni një organizim më të mirë ditor.
3. Gjumë të mjaftueshëm.
Një nga arsyet kryesore që juve mund të ju mungoj motivimi është për shkak se ju nuk jeni duke marrë mjaft gjumë. Shumë nga ju mund të keni mendime të ndryshme rreth kësaj,por ju duhet të besoni se sa e rëndesishmeështë që ta kaloni një natë të mirë.
4. Gjeni pak kohë për vetën tuaj në mëngjes.
Teknologjia ka qenë e mahnitshme për të na ndihmuar të krijojmë sukses në jetën tonë, por ne kemi nevojë për një pushim. Mëngjesi i juaj duhet të jetë i juaji në mënyrë që të largoheni nga teknologjia për të mbledhur mendimet e juaja dhe t’i rifreskoni ato. Kjo kohë mund të kalohet duke medituar ose thjeshtë duke mbyllur sytë dhe të mendoni për orarin tuaj të ardhshëm. Shpenzoni pak kohëçdo mëngjes për t’u përgaditur mendërisht për tëgjitha që ju duhet të kaloni çdo ditë.
5. Shmanguni gjërave që ju hutojnë juve.
Për të qëndruar të fokusuar dhe të motivuar, ju duhet të shmangni gjëra që do të ju hutojnë. Sa i përket teknologjisë dhe internetit , ato mund të ju ndihmojnë mirëpo edhe të dëmtojnë progresin tuaj. Gjithashtu duhet të ju shmangeni njerëzve që nuk kanë qëllime në jetë. Fjalët e tyre negative mund të ndikojnë në uljen e motivimit tuaj. Rrethoni vetën me njerëz që ushqejnë motivimin tuaj dhe ju inspirojnë juve.
6. Krijoni një orar inspirues.
Në planifikimin tuaj të përditshëm leni kohë për tu motivuar dhe inspiruar. Lexoni një libër të mirë, ndëgjoni intervistë të dikujt që ju admironi. Shikoni video që ju ndihmojnë që ta shihni jetën dhe qëllimet e juaja në kënde të ndryshme.
7. Rikujtojani vetës që koha është e çmuarJeta është e shkurtër.
Konceptualisht ne e dimë këtë, por shumë shpesh ne nuk jetojmë jetën tonë në këtë mënyrë. Kur ju të shihni jetën dhe kohën si të çmuar, nuk do keni tendencë për të humbur atë. Përdorni këto këshilla për të qëndruar i motivuar çdo ditë.
Shkroi: Stafi i Entrepreneur Media, Inc.