Biznesi & Karriera

6 karakteristika që sjellin sukses

Publikuar nga Korab Zhuja

Nuk ka ndonjë tipar më të dobishëm apo rëndësishëm që mund të posedojmë në ndjekje të suksesit se sa shkathtësia. Shkathtësia është një mendësi veçanërisht e rëndësishme kur qëllimet që i keni vendosur vetes janë të vështira për t’u arritur apo kur nuk mund të parashikoni një rrugë të qartë për të arritur atë që doni. Mendësia e shkathët iu nxit që gjithmonë të gjeni një zgjidhje. Një qëndrim shkathtësie frymëzon të menduarit jashtë-kutisë apo jashtë-normave-të-zakonshme, gjeneratën e ideve të reja, dhe aftësinë për të përfytyruar të gjitha mënyrat e mundshme për të arritur atë që keni dëshirë. Shkathtësia iu shndërron në një sipërmarrës të vendosur, krijues dhe me iniciativë. Kjo iu vendos një shkallë mbi të tjerët.

Mendje Hapur

Si një sipërmarrës mendje-hapur ju duhet të keni pasion për të thyer kufijtë dhe për të ripërcaktuar se çfarë është dhe nuk është e mundur. Ju duhet të zotëroni talente unike të nevojshme për të balancuar dhe përmbushur qëllimet e menjëhershme të cilat vihen para jush, dhe të qëndroni të hapur gjatë konsiderimit të ideve dhe mendimeve të reja e të ndryshme nga tuajat. Mungesa e paragjykimeve është kritike gjatë marrjes së vendimeve që do të iu shpiejnë drejt suksesit.

Duke pasur mendje të hapur, ju do të gjeni vlerë në të gjitha llojet e njerëzve, ngjarjeve dhe rrethanave. Ju tregoni gadishmëri për të pranuar një sërë mundësish, shansash, mendimesh, pikëpamjesh, sugjerimesh dhe përvojash jashtë repertorit tuaj të zakonshëm. Ju shtyeni veten për të bërë atë që të tjerët besojnë të jetë e pamundur. Kjo është mënyra se si ju arrini sukses, derisa ata që janë më pak të shkathët heqin dorë nga ëndrrat e tyre. Dilni jashtë zonës suaj të rehatisë dhe poashtu zgjeroni të menduarit tuaj. Derisa zgjeroni veten, do të zbuloni gjëra të cilat do të përmirësojnë shumë biznesin tuaj dhe ide që do të ju ndihmojnë të anashkaloni pengesat aktuale të cilat bllokojnë rrugën tuaj.

Vetëbesim

Besoni në aftësinë tuaj të merreni me çfarëdo problemi që iu del përpara. Poashtu të besoni me gjithë zemrën tuaj që jeni mjaftueshëm kompetent dhe të përshtatshëm për të arritur atë që dëshironi. Ky besim është hapi i parë që merrni për të bërë diçka. Kur keni vetë-siguri, ju pëlqeni dhe besoni veten tuaj. Ju e njihni vlerën tuaj, vlerësoni talentin tuaj, etikën e punës dhe aftësinë për të qëndruar prapa çdo fjale dhe veprimi tuaj.

Mbani mendimin që zgjidhjet e realizueshme ekzistojnë për çdo problem. Përfytyroni veten tuaj duke qenë të suksesshëm çdo ditë. Kur përballeni me vështirësi, imagjinojeni veten duke i tejkaluar ato. Paramendojeni arritjen e synimeve tuaja dhe festimin e sukseseve që pasojnë. Pranojini komplimentet haptazi dhe qëndroni të bindur se ju i meritoni ato. Mbani një regjistër të përditshëm të sukseseve tuaja. Shënoni arritjet tuaja çdo ditë dhe së shpejti do të mbushni të gjitha faqet, dhe do të zhvilloni një mendim të qartë se sa larg keni arritur e sa sukses keni pasur. Kjo do të iu ndihmojë shumë të kuptoni që ju keni fituar të drejtën për të qenë të sigurt në veten tuaj dhe aftësitë tuaja.

Imagjinativ

Shkathtësi është të shikoni atë që është para jush dhe të zgjedhni mënyrën më efektive për të punuar në të. Të qenurit imagjinativ nuk do të thotë gjithmonë që duhet krijuar e diçka e re, por është aftësia që me pak zgjuarsi t’i bëni gjërat e vjetra të punojnë më mirë. Arrini deri në thellësitë e mendjes tuaj dhe krijoni mundësi të jashtëzakonshme si dhe praktike. Lejoni mendjen tuaj të bredh. Asnjehere mos e ndaloni procesin tuaj krijues, pasiqë mund ta largoni veten nga ndonjë ide e shkëlqyer. Mendimet kreative iu transferojnë shpejtë nga një ide tek tjetra, dhe tjetra. Një nga këto mund të sjellë frytet e një ideje ose zgjidhje gjeniale.

Proaktiv

Zvarritja e punëve nuk egiston në mendësinë e atyre që janë të shkathët. Për të qenë i suksesshëm ju nuk mund t’i lini ëndrrat tuaja në pritje për burimet e duhura apo derisa njerëzit të arrijnë. Nuk duhet pritur. Kërkoni me ngulm të krijoni burimet dhe rrjetet tuaja të biznesit. Kur jeni të shkathët, ju nuk i lejoni rrethanat e jashtme të përcaktojnë kur dhe si do të veproni, ndryshe gjithmonë do të duhet të pajtoheni me më pak.

Kur iu shfaqen mundësi, lejojeni veten t’i shfrytëzoni ato. Bëhuni pjesë e lojës. Mos mbani qëndrimin e vëzhguesit pasiv. Merrni pjesë në mënyrë aktive dhe jini gjithmonë të përfshirë thellë. Merr iniciativën për të qenë pjesë e krijimit dhe gjetjes së zgjidhjeve. Angazhohuni me – dhe ndikoni tek personat, ngjarjet, rrethanat dhe njohuritë të cilat iu paraqiten. Kur ju jeni të angazhuar në mënyrë aktive në biznesin tuaj është koha kur keni ndikimin më të madh në çdo gjë që bëni.

Këmbëngulës

Për të qenë i shkathët ju kurrë nuk mund të heqni dorë. Në qoftëse ju ndaloni së përpjekuri para se të zgjidhet problemi, atëherë nuk keni arritur asgjë. Nëse nuk keni sukses të parën herë, provoni përsëri. Nëse është e domosdoshme, provoni njëqind mënyra të ndryshme, por mos heqni dorë thjesht sepse janë paraqitur pengesa në udhën tuaj. Besoni se çdo “Jo” iu vë aq më afër “Po”-së që jeni duke e kërkuar.

Lejojeni ankthin dhe irritimin tuaj të iu motivojë. Kuptojeni sa shumë doni të keni sukses dhe bëjini ndryshimet e duhura ta arrini atë. Këto stimulime përcaktojnë në mënyrë të shkëlqyer se sa do të arrini sukses. Disiplinoni veten për të vazhduar punën edhe atëherë kur doni të heqni dorë. Çdo synim i denjë për përpjekjet tuaja do të ketë sfida. Nëse praktikoni këmbëngulësinë dhe e bëni zakon të disiplinoni veten për të kryer punët që duhet kryer, ju e keni të garantuar arritjen e qëllimit tuaj. Shkoni pas asaj që dëshironi. Kurrë mos e shikoni një humbje si dështim, shikojeni si praktikë. Praktika e bën të mundshme përsosjen. Përdorni frikën dhe frustrimin si shtytje për të kaluar vijën e mbarimit të asaj që jeni duke kërkuar.

Shpresues

Të kesh mendësi të shkathët kërkon që të qëndroni pozitiv. Secili problem ka një zgjidhje, edhe nëse kërkon ndryshim drejtimi të punës. Mësoni veten për të parë përfitimet pozitive në çdo situatë. Duke kultivuar një opinion pozitiv ju do të vëreni se është më e lehtë të gjeni zgjidhje. Frika dhe frustrimi bllokojnë inovacionin.

Kur jeni të irrituar, kujtojani vetes të gjitha kohërat kur keni pasur ndonjë krizë apo situatë të vështirë dhe tregimet e fitores e suksesit që kanë rezultuar nga këto vështirësi. Lejoni këto kujtime t’iu japin shpresë për gjendjen tuaj të tanishme. Çdo herë që të jeni të suksesshëm në kalimin e vështirësive, ju shndërroheni në person më të fortë dhe më të mençur. Përvojat tuaja iu mësojmë gjëra të cilat tani mund t’i pasoni tek të tjerët kur ata kanë nevojë për mbështetje dhe inkurajim.

Për të zhvilluar një mendësi shkathtësie duhet të jeni të gatshëm për të përmirësuar vazhdimisht veten. Jini të e hapur për të mësuar gjëra të reja dhe bëni të pamundurën për të qëndruar aktual me atë që po ndodh në industrinë tuaj. Edhe në qoftë se biznesi juaj bëhet më i suksesshëm, të mësuarit tuaj duhet të vazhdojë, sepse të mësuarit e pasuron jetën tuaj. Jini të informuar se cilat janë forcat dhe dobësitë tuaja, dhe mësoni t’i kontrolloni dhe t’i përqafoni ato. Ju nuk mund të menaxhoni në mënyrë efektive çdo situatë që hasni në qoftë se nuk e keni aftësinë për të shfrytëzuar frikën dhe/ose dobësitë tuaja personale. Prandaj, lexoni sa shumë libra që keni mundësi, vazhdimisht edukoni veten dhe vini në veprim të plotë ato që mësoni. Bëhuni personi i cili gjen rrugëdaljet, i cili është i përkushtuar dhe inovativ. Kur praktikoni shkathtësi, ju ngrisni cilësinë e punës dhe suksesi është i garantuar.

Shkroi: Sherrie Campbell

www.entrepreneur.com/article/272171

Rreth Autorit

Korab Zhuja

Komento