Biznesi & Karriera

5 Gjërat që kam mësuar nga Steve Jobs për “startups” të suksesshme

Publikuar nga Korab Zhuja

Askush nuk mund t’ju ketë mësuar më shumë për krijimin dhe fillimin e një kompanie sesa Steve Jobs, dhe unë kam pasur privilegjin dhe nderin që të punoj për të në divizionin e Macintosh të Apple. Gjatë një periudhe disa vjeçare, dhe duke e përcjellur atë për dy dekada rreshtë, këto janë pesë gjërat më të rëndësishme që kam mësuar prej tij në lidhje me “startups”.

Njerëzit nuk mund t’ju tregojnë se për cfarë kanë nevojë

Ata mund të ju tregojnë se çfarë ata duan, dhe kjo është zakonisht një standard i tipit: më shpejtë dhe më lirë. Për shembull, në vitin 1980, konsumatorët e Apple kanë kërkuar një Apple II më të mirë, më të shpejtë dhe më të lirë. Askush nuk kërkoi një Macintosh. Ndërrmarësit e suksesshëm arrijnë të krijojnë atë që njerëzit nuk mund ta artikulojnë.

Ekspertët nuk mund të të tregojnë se çfarë të bësh

Ekspertët janë të mirë për të ju treguar se çfarë është gabim me gjendjen aktuale bazike. Ata nuk mund të ju tregojnë se si ti rregulloni gabimet.

Suksesi gjendet në kthesën tjetër

Në vitin 1930 korrësit e akullit dolën jashtë biznesit nga fabrikat e akullit. Në 1850 fabrikat e akullit dolën nga biznesi nga kompanitë e frigoriferëve. Inovacioni dhe ndërmarrësia e vërtetë ndodhë atëherë kur mer një kthesë tjetër ose atëherë kur e krijon atë.

Dizajni ka rëndësi

Nuk mund të jetë e rëndësishme për të gjithë, por dizajni ka rëndësi për një numër të mjaftueshëm të njerzve që duan një startup të suksesshëm. Funksionaliteti i thjeshtë nuk është i mjaftueshme më. Tani produkti apo shërbimi juaj duhet ta kryej punën në një mënyrë elegante dhe të këndshme. Steve Jobs dhe Apple kanë ngritur pritshmëritë e njerëzve përgjithmonë.

Vlera dhe cmimi nuk janë gjërat e njëjta

Çmimi është një numër i shkruar në një listë. Vlera është tërësia e kostove dhe përfitimeve të një produkti. Një produkt me një çmim më të lartë mund të ketë një vlerë më të mirë, sepse ajo i redukton kostot, të tilla si trajnimi, dhe prodhon rezultate më të mira. Mos u përqëndroni në çmim – përqëndrohuni për të siguruar dhe komunikuar vlerë.

Edhe një gjë tjetër: Steve Jobs më mësoi se në disa gjëra duhet të besohet në mënyrë që ti shohësh. Skeptikët refuzojnë të besojnë në diçka derisa nuk e shohin atë. Nëse doni të jeni një ndërrmarës, ju duhet të besoni në idenë tuaj. Kjo është arsyeja pse Steve Jobs ndryshoi botën, ndërsa shumica e njerëzve ishin duke pritur që ajo të ndryshojë.

Rreth Autorit

Korab Zhuja

Komento