Kur kompania juaj fillon të gjenerojë para, investoni ato, në mënyrë që të vazhdojë ti gjenerojë ato.
Ju mund të keni dëgjuar për traditën e të kursyerit të të hollave të para, nga shitja juaj e parë. Kështu që keni fituar të hollat e para, dhe tani jeni duke menduar se çfarë të bëni më to. Këtu janë disa nga mënyrat më të mira për të investuar dhe riinvestuar fitimet e para të kompanisë suaj.
1. Përmirësimet në biznesit.
Shumica e kompanive të reja-Startups, shpenzojnë fitimet e para duke riinvestuar, kështu që kompania juaj nuk ka pse të jetë një përjashtim. Çelësi i riinvestimit është që të keni një strategji të shëndoshë, e jo domosdoshmërisht të harxhoni një përqindje të caktuar të fitimeve të biznesit tuaj. Qëllimet tuaja të riinvestimit duhet të jenë në përputhje me planin tuaj aktual strategjik. Shumica e pronarëve të bizneseve zgjedhin që të riinvestojnë fitimet e tyre në përmirësimin e biznesit – për shembull, infrastrukturën, pajisjet, riorganizimin e proceseve të biznesit, apo gjetjen e mënyrave për të përmirësuar përvojën e konsumatorit. Këto janë të gjitha strategji të vlefshme, për shkak se ato mund të rrisin fitimet tuaja në afat të gjatë, duke ju lejuar për të zgjeruar operacionet e biznesit.
2. Marketingu.
Marketingu digjital është gjithmonë një investim i zgjuar i fitimit, kur është bërë mirë. Shumë prej kompanive të reja presin disa muaj para se të bëjnë ndonjë investim real në marketing. Ndonjëherë kjo ndodh thjeshtë për shkak se ata nuk dijnë nga t’ia fillojnë. Ju nuk mund të humbisni duke investuar në matës të performancës. Gjithmonë ruani gjurmët e kampanjave tuaja, dhe përshtatni ato sipas rrethanave. Nëse nuk keni përvojë të mjaftueshme në marketing, kërkoni një agjensi të marketingut.
3. Investoni në ekipin tuaj.
Ndërtimi i një fuqie punëtore më të mirë, do të modernizojë biznesin tuaj, do të rrisë produktivitetin dhe do të krijojë atë lloj të kulturës së kompanisë, që do të tërheqë punëtorët e zellshëm. Riinvestoni profitet në burimet njerëzore si psh. trajnimet dhe arsimimi i vazhdueshëm. Me rritjen e kompanisë tuaj ju mund të zgjeroni ofertat dhe përfitimet për punëtorët tuaj.
4. Investoni në vetën tuaj.
Gjeni mënyra për të përmirësuar vetën tuaj në çështjet e ekspertizës. Për shembull, shumë kompani të reja janë të udhëhequra nga njerëz me një vizion të mirë drejt inovacionit, mirëpo që jo domosdoshmërisht dinë se si të menaxhojnë me njërzit. Kjo është realisht një nga kritikat më të shpeshta me të cilat ballafaqohen themeluesit. Të mësuarit për menaxhmentin ose operacionet bazike të biznesit, mund të jenë të pavlefshme për njerëzit që nuk vijnë nga një sfond formal i biznesit.
5. Kërkoni ndihmë.
Në lidhje me këtë, ndërmarrësit janë fajtorë për shkak se tentojnë të bëjnë të gjitha gjërat vetë. Pranojeni kur keni nevoje për ndihmë, dhe kërkojeni atë. Punësimet apo kontraktimet e reja, mund të ju ofrojnë aftësi teknike si dhe aftësi për të mbajtur operacionet e kompanisë në zhvillim të mirë. Kjo është një nga investimet më të mira që mund të bëni në afat të gjatë.
6. Merreni në konsiderim trajnimin.
Nëse jeni të pasigurtë se si duhet të krijoni planin tuaj strategjik, merreni në konsiderim të përdorni ca nga fitimet tuaja për të punësuar një trajner të karrierës. Këta profesionistë mund të ofrojnë udhëzime lidhur me udhëheqjen ekzekutive, krijimin e një strategjie të biznesit, të biseduarit me investitorë, dhe menaxhimin e konfliktit mes të punësuarve, mes tjerash.
7. Tranferoni punët tuaja më pak të preferuara.
Të gjithë kemi nga një punë brenda biznesit, që është më pak e preferuar për ne, dhe që na largon paksa nga kënaqësia e të bërit biznes. Për disa,mund të jetë balancimi i librave, apo menaxhimi i pagave. Për të tjerët mund të jetë vlerësimi i kampanjave të marketingut, apo krijimi i përmbajtjes për blogun e kompanisë. Për fat të mirë, ju mund të transferoni disa nga këto detyra, tek palët e treta. Gjeni dikë të kualifikuar dhe dorëzojani detyrat.
8. Përmirësojeni “SEO”-n tuaj.
Së pari,nëse keni lansuar kompaninë tuaj pa website, krijojeni një. Së dyti, shpenzoni ca para, kohë dhe energji për të arritur që website juaj të jetë ndër më të klikuarit në Google. SEO- Search Engine Optimization, apo Optimizimi i Makinës së Kërkimit, është një trik i ndërlikuar, por ju do ta mësoni atë (apo mund ta transferoni këtë punë tek dikush i kualifikuar). Nëse po kërkoni një mënyrë për të parë një kthim signifikant të investimeve, për një periudhë të shkurtër, kjo është mënyra për ta bërë atë.
9. Krijoni rezerva të hollash.
Përderisa riinvestimi në biznesin tuaj është një ide e shkëlqyer (dhe e nevojshme), sigurohuni që keni mjaftueshëm para të gatshme, për t’u përballur me problemet që mund të vijnë . Edhe pse polisat e sigurimit që posedon biznesi juaj, do të mbulojnë humbjet nga katastrofat dhe fatkeqësitë, është gjithmonë e këshillueshme që të mbani rezerva likuiditeti, në mënyrë që ti përdorni kur të keni nevojë.
10. Mos i diversifikoni investimet tuaja shumë herët.
Shumë ndërmarrës në zhvillim, e bëjnë gabimin e të diversifikuarit të investimeve të tyre shumë herët. Investimi në aksione dhe obligacione është i rëndësishëm, mirëpo i rëndësishëm është edhe ndërtimi i “perandorisë” suaj të biznesit. Për të investuar fitimet tuaja të para, filloni me atë çfarë dini më së miri. Askush nuk e njeh biznesit tuaj më mirë se sa ju, kështu që investimi në biznesin tuaj është zgjidhja më e mirë për të filluar. Diversifikimi i portofolios së investimeve mund të arrihet më vonë. Tani për tani, shfytëzoni fitimet e para, për ti futur ato përsëri në frytet e punës suaj. Riinvestimi gjiithmonë do të jetë një hap i zgjuar biznesi.
Shkroi: Stafi i Entrepreneur Media,