Dhe Pali, sipas zakonit të vet, hyri tek ata dhe tri të shtuna me radhë duke diskutuar më njerëzit.
Veprat e Apostujve 17:2
Disa zakone ju programojnë pozitivisht për sukses, ndërsa disa të tjera ju programojnë negativisht për dështim. Për shembull, një student i cili qëndron deri vonë duke shikuar filma ai padyshim ka programuar veten gabimisht. Ai nuk mund të pres të behët si ai i cili studjon gjatë natës, dhe shpenzon kohën e tij me mençuri. Ky i fundit ka shumë të ngjarë të përfundojë si një student i shkëlqyer, ndërsa i pari- mund të përfundoj me nivel mesatar ose madje edhe i topitur.
Njerëzit lindin me instikte “të egra”; ata vijnë në botë si foshnje të pakulturuar dhe të pa formuar. Gjersa ata rriten më “egërsinë” e tyre të trashëguar e bënë më të lehtë për ta për ti pranuar zakonet e këqija më shpejt se ato të miratë. Kjo shpjegon përse një fëmijë mund të fillojë të thotë gënjeshtra edhe pa e mësuar ndokush. Duke vazhduar, ai formon karakterin e tij. Kështu Bibla thotë: “ Mësoji fëmijës rrugën që duhet të ndjekë, dhe ai nuk do të largohet prej saj edhe kur të plaket” (Fjalët e Urta 22:6). Fëmijët duhet të mësohen qe nga fillimi për ti përvetësuar shprehitë e perëndishme.
Sa më të moshuar qe behëni, aq më e vështirë është ti ndryshoni zakonet tuaja. Një i rritur nuk mund të ndryshojë lehtë, sepse ai tashmë ka një mënyrë jetese, dhe për të ndryshuar, ai duhet të marrë një natyrë të re. Ai do ta ketë mundësinë vetem duke pranuar jeten e re, kur të ketë rilindur; kjo ndodh atëher kur ai merr një jetë krejtsishtë të re dhe një Zot të ri mbi jetën e tij.
Nëse jeni të pakënaqur për shkak të një zakoni jo të mirë, të mos frustroheni; por kuptoni se zakonet janë thjesht veprime të përsëritura. Nëse ju do ti zëvendësoni ato me zakone të mira, do të çliroheni nga ato që nuk i pëlqeni.
Bibla thotë se mëkati nuk do të ketë më pushtet mbi ju (Romakëve 6:14). Fjala e Perëndisë na është dhënë për ti drejtuar mendimet tona, zakonet, karakterin, dhe përfudimisht për ti ndërtuar jetët tona. Çfarëdo llojë zakoni të përëndishëm qe ju dëshironi ta kultivoni, është i mundur. Kaloni më shumë kohë në Fjalën e Perëndisë dhe në lutje, dhe jeta juaj do qendroj e lidhur me vullnetin e Tij të përsosur.
Lutje
At Qiellor, të falënderoj për Fjalën tënde e cila ka fuqinë për të bërë në mua atë që flet. Jezu Krishti është Zot i jetës sime; Unë refuzoj ti nënshtrohem ndonjë zakoni apo mënyrë jetese që është në kundërshtim me Fjalën tënde. Në mua banon Ai që është më i madh, dhe më udhëzon dhe shtyn nga brendia, në Emrin e Jezusit. Amen.
Studim Vijues
- Filipianëve 2:13; Ezekieli 36:27
- Plani një vjecarë i studimit të Biblës: Galatasve 2:1-21 Kantiku I Kantikeve 1-2
- Plani dy vjecarë i studimit të Biblës: Luka 23:1-12 2 Samuelit 5-6
Burimi: www.rhapsodyofrealities.org