Kultura, Arti & Sporti

Qëndro pozitiv

Publikuar nga Korab Zhuja

Së fundi, vëllezër, të gjitha gjërat që janë të vërteta, të gjitha gjërat që janë të ndershme, të gjitha gjërat që janë të drejta, të gjitha gjërat që janë të pastra, të gjitha gjërat që janë të dashura, të gjitha gjërat që janë me famë të mirë, nëse ka ndonjë virtyt dhe nëse ka ndonjë lëvdim, këto mendoni.

Filipianëve 4:8

Një nga shumë karakteristikat e bukura të llojit të dashurisë së Perëndisë është se ai beson vetëm më të mirën për të tjerët. Disa njerëz bien në telashe duke besuar të gjitha gjërat e gabuara dhe negative që kanë dëgjuar për të tjerët. Kurrë mos lejoni askënd t’ju sjellë disa informacione negative në jetën tuaj që ndotin pastërtinë e shpirtit tuaj. Mos shpenzoni kohën duke menduar gjëra negative, përfshirë edhe informacionet negative për të tjerët.

Ka nga ata të cilët zhvillojnë urrejtje për të tjerët për shkak të asaj që kanë dëgjuar për ta. Kur ju i shikoni të tjerët në mënyrë si Perëndia i sheh ata, kurrë nuk do të ndikoheni negativisht nga çdo informacion negativ i thënë rreth tyre. Gjëja më e mirë është për ti parë njerëzit dhe lidhjen me ta është nga perspektiva e dashurisë së Perëndisë. Mos lejoni askënd të nxis antipati në ju kundër ndokujt. Qëndroni pozitiv. Qëndroni me mendime të mira për të gjithë.

Fryma e Perëndisë na tregon në vargun e temës sonë për llojin e mendimeve që duhet ti kemi; gjërat që duhet ti fusni në mendjen tuaj. Ai nuk na thotë të jetojmë në akuza kundër njerëzve. Kjo është Fjala e Perëndisë. Praktikojeni. Ju bëheni reflektim i mendimeve tuaja. Bibla thotë se ashtu si mendon në zemër të tij, ashtu është ai (Fjalët e Urta 23:7). Paramendoni jetën tuaj si pasqyrim i gjërave që bluani në mendjen tuaj sipas Filipianëve 4:8. Çfarë jete e bukur do të ishte!

Në të njëjtën mënyrë pritet nga ju qe të jeni pozitiv në lidhje me njerëzit, duhet gjithashtu të keni një opinion pozitiv për jetën; një mentalitet pozitiv. Kur ka një situatë ku ju duhet të merreni me të, ndoshta me shëndetin tuaj, apo financat tuaja, çfarëdo që mund të jetë; jini plot me gëzim, sepse ju e dini se çdo gjë është e mundur për ju. Fjala thotë: “Një zemër e gëzuar është një ilaç i mirë…” (Fjalët e Urta 17:22). Jakobi 1:2 thotë ta konsideroni një gëzim të madh kur ndodheni përballë sprovash nga më të ndryshme; pse? Kjo është për shkak se fitorja juaj është e pashmangshme!

Refuzoni së lejuari ndokend ose ndonjë gjë për ta nxjerrur gëzimin nga ju. Sfidat janë për promovimin tuaj. Pra, të jeni të lumtur për jetën, për të gjithë dhe për çdo gjë! Lavdi Perëndisë!

Lutje

I dashur Zot, të falënderoj për Fjalën tënde që sjell pastërti në zemrën time. Transformohem dhe ndërtohem sipas fjalës sate sot, i, e ngritur në një nivel më të lartë lavdie, gjersa meditoj mbi Fjalën tënde, i,e gëzuar dhe i ngazelluar për jetën time dhe për bekimet tua që unë të gëzoj, në Emrin e Jezusit. Amen.

Studim Vijues

  • 1 Thesalonikasve 5:16-19 vesrzioni ESV; Gjoni 14:27; Romakëve 12:12
  • Plani një vjeqar për studimin e Biblës: Romaket 4:1-25; Psalmet 45-48
  • Plani dy vjeqar për studimin e Biblës: Luka 11:45-54; Gjyqtaret 4

Burimi: www.rhapsodyofrealities.org

Rreth Autorit

Korab Zhuja

Komento