Kultura, Arti & Sporti

Mendoni përtej vetvetes

Publikuar nga Korab Zhuja

Tani atij që, sipas fuqisë që vepron në ne, mund të bëjë jashtë mase më tepër nga sa kërkojmë ose mendojmë.

Efesianëve 3:20

Vargu ynë hyrës tregon se ka një fuqi që punon në ne; Fuqia nga brenda. Kjo është fuqia e Frymës Shenjtë. Ju mund të bëni që ajo fuqi të veproj për ju në çdo kohë. Përgjegjësia bie mbi ju për ta vënë atë në vëprim, sepse ajo është në frymën tuaj. 2 Timoteut 1:6 thotë, “ta zgjosh dhuntinë e Perëndisë që është në ty.”

Ne shohim një demonstrim ose lirim të këtij lloj pushteti nga vetë Jezusi të kapitulli katërmbëdhjetë i Mateut. Një turmë e madhe shhtyhej rreth Tij, dhe ai pati dhembshuri për ta, dhe shëroi ata që ishin të sëmurë. Kështu qe kur u ngrys, dishepujt i sugjeruan të lëshonte turmën duke i thënë: “Pastaj në mbrëmje dishepujt e tij iu afruan dhe i thanë: “Ky vend është i shkretë dhe u bë vonë; lejo turmat të shkojnë nëpër fshatra për të blerë ushqime” (Mateu 14:15).

Tani, diçka e jashtëzakonshme ndodhi. Në vend të shpërndarjes se popullit, Jezusi i urdhëroi që turmat të ulen mbi bar; pastaj i mori pesë bukët dhe dy peshq, i bekoi, i theu dhe ua dha dishepujve të vet për të ushqyer turmën. Ai vuri në veprim pushtetin që ishte në Të, për të bekuar të tjerët.

Gjithmonë duhet të mendoni përtej vetes. Nëse kujdeseni vetëm për veten tuaj, dhe e gjitha që doni është për të kënaqur veten, fuqia në ju nuk mund të punoj. Fuqia e Perëndisë u është dhënë për Mbretërinë e Perëndisë, të jeni bekim për botën tuaj. Ju jeni kanal për lavdinë dhe fuqinë e Perëndisë, jeni duart e Tij të zgjatura për të bekuar botën tuaj; kurrë mos harroni këtë.

Do të zbuloni thesaret më të mëdha që Zoti ka depozituar në ju gjersa i arrini dhe ndihmoni të tjerët. Kuptoni thirrjen tuaj si një kanal i bekimeve hyjnore. Kjo është ajo çfarë sjell gëzim dhe përmbushje-duke menduar përtej vetes për të ndikuar jetën e të tjerëve pozitivisht.

Lutje

I Dashur At, të falënderoj që më ke bërë një kanal bekimesh hyjnore. Më ke bekuar dhe më ke bërë përhapës të hirit, mëshirës, urtësisë, lavdisë dhe fuqisë tënde, për lavdinë e madhështisë sate. Drita jote shkëlqen nëpërmjet meje sot, shumë ndritshëm, dhe fuqia jote është e dukshme për të sjell prehje, kënaqësi dhe gëzim për shumë njerëz në botën time sot, në Emrin e Jezusit. Amen.

Studim Vijues

  • Filipianëve 2:3-4 MSG; Romakëve 15:1-3
  • Plani një vjecarë i studimit të Biblës: Gjoni 20:19-31 1 Kronikave 23-25
  • Plani dy vjecarë i studimit të Biblës: 1 Korintasve 16:1-12 Predikuesi 5-6

Burimi: www.rhapsodyofrealities.org

Rreth Autorit

Korab Zhuja

Komento