Udhëheqësia & Qeveria

Ai mbretëron përmes jush

Publikuar nga Korab Zhuja

Në fakt, në qoftë se prej shkeljes së këtij njërit vetëm vdekja mbretëroi për shkak të atij njërit, akoma më shumë ata që marrin bollëkun e hirit dhe të dhuratës se drejtësisë do të mbretërojnë në jetë me anë të atij njërit, që është Jezu Krishtit.

Romakëve 5:17

Ju keni lindur, jeni paracaktuar dhe përcaktuar për të mbretëruar në këtë jetë. Zbulesa 5:10 thotë se Krishti na ka bërë “…mbretër dhe priftër për Perëndinë tonë, dhe do të mbretërojmë mbi dhe.” Pastaj është interesante ajo qe lexojmë në 1 Korintasve 15:25, se ”…ai duhet të mbretërojë, derisa t’i vërë të gjithë armiqtë e tij nën këmbët e veta.“

Jezusi nuk është fizikisht i pranishëm sot në tokë, mëgjithate Ai mbretëron përmes atyre qe e kanë “marr bollëkun e hirit dhe dhuratën e drejtësisë.” Mënyra e vetme që Ai mbretëron është kur ne mbretërojmë me anë të drejtësisë. Të kuptuarit e doktrinës së drejtësisë na bën ne zotërues në jetë. Kjo ju jep ndjenjën e sundimit sa që asgjë nuk ju lëviz; ju jeni në krye, dhe në kontroll të rrethanave. Ju bëni qe gjërat të ndodhinë!

Drejtësia është natyra e Perëndisë, dhe ajo natyrë u është dhene ju, kur keni lindur përsëri. Prandaj, ushtroni sundimin. Jetoni si mbretër që jeni. Mos flisni sikur të ishit të kësaj bote. Refuzoni të frikësoheni. Flisni me autoritet, sepse e gjithë natyra është nën një dekret sovran për të dëgjuar dhe tu përgjigjur ndaj jush. Refuzoni të lypni, sepse mbretërit nuk lypin.

Ju madje skeni nevoj për ti lypur Perëndisë për ndonjë gjë apo të bëjë asgjë për ju; lutuni në përputhje me Fjalën e Tij dhe të dekreteve në Emrin e Jezusit. Dominoni në mjedisin tuaj dhe merrni përgjegjësi mbi rrethanat e jetës tuaj. Pohoni me guxim mbarësinë, shëndetin hyjnor, dhe përparimin tuaj dhe për të dashurit tuaj, dhe ju do të shihni atë gjë të ndodhë.

Fjalët tuaja kanë fuqi, sepse ju jeni një mbret: “Në fakt fjala e mbretit është e fuqishme…” (Predikuesi 8:4). Edhe tani, deklaroni: “Unë funksionojë me Frymën e mbretërimit! Krishti mbretëron nëpërmjet meje! Drejtësia e tij shfaqet nëpërmjet meje sot. Bota nënshtrohet para meje. I bekuar qoftë Perëndia!”

Pohim

Lavdi Perëndisë në vendet më të larta, unë kam marrë hir për të mbretëruar dhe qeverisur në jetë si një mbret. Prandaj, sot sundoj mbi rrethanat. E shfaq lavdinë e Perëndisë sot, dhe deklaroj mbarësi, shëndet, përparim, lavdi, favor hyjnor, dhe paqe për mua dhe të dashurit e mi. Fjala e Perëndisë mbizotëron dhe prodhon rezultate në mua sot dhe gjithmonë, në Emrin e Jezusit. Amen.

Studim Vijues

  • Fjalët e urta 28:1; Danieli 7:18; Zbulesa 11:15; 20:6
  • Plani një vjecarë i studimit të Biblës: Gjoni 18:1-27 1 Kronikave 11-13
  • Plani dy vjecarë i studimit të Biblës: 1 Korintasve 15:20-28 Fjalët e urta 30

Burimi: www.rhapsodyofrealities.org

Rreth Autorit

Korab Zhuja

Komento