Edukimi & Arsimimi

Ai i thyen të gjitha kufizimet!

Publikuar nga Korab Zhuja

Dhe Jezusi duke përqëndruar shikimin mbi ata tha: Për njerëzit kjo është e pamundur, por për Perëndinë çdo gjë është e mundur.

Mateu 19:26

Është e rëndësishme për ju të dini dhe të merrni nga dobia e shërbesës së Frymës Shenjtë në jetën tuaj si i krishterë. Pa Frymën e Shenjtë, e gjitha që ju mund të bëni është ajo që njeriu mund të bëjë; me fjalë të tjera, ju do të jeni të kufizuar. Me Atë, gjithçka është e mundur! Potencialet tuaja janë të pafundme, sepse ju jeni të mjaftueshëm në mjaftueshmërinë e Tij.

Kur Bibla thotë se, “gjithçka është e mundur për Perëndinë,” nuk është duke thënë domosdoshmërisht se Perëndia mund ti bëjë të gjitha gjërat; nuk është ky lajmi. Nëse ka një Perëndi në qiell, atëherë ai duhet të jetë i aftë për gjithçka dhe të jetë në gjendje ti bëjë të gjitha gjërat; Kjo për tu pranuar. Prandaj, kur ai thotë se për Perëndinë çdo gjë është e mundur, është duke thënë se kush është Ai që është me ju ose në ju. Në qoftë se Perëndia është me ju, çdo gjë është e mundur.

Duke qenë se keni marrë Frymën e Shenjtë, ju jeni burri apo gruaja në të cilin banon Perëndia; prandaj, ju jeni të pamposhtur, me potenciale dhe aftësi të pafundme. Kjo ndërgjegjshmëri ishtë ajo që frymëzoi Palin për të thënë, “Unë mund të bëj gjithçka me anë të Krishtit që më forcon” (Filipianëve 4:13). Kini mentalitetin se “Unë-mund-të bëj.” Ju mund të dukeni të vegjël; por me Frymën e Shenjtë, ju jeni më i madh se bota! Refuzoni të jeni të kufizuar nga ndonjë gjë, duke përfshirë edhe paratë. Bibla nuk thotë se: “me paratë është gjithçka e mundur.” Ajo thotë: “Me Perëndinë…”

A jeton Ai në ju? Kjo është ajo që është e rëndësishme! Në qoftë se ju do ti nënshtroheni Frymës dhe të ndiqni diturinë dhe udhëzimet e Tij, kurrë nuk do të jeni në një gjendje të vështirë, mbytëse, apo të pa ndihmë në jetë. Kujtoni përvojën e Pjetrit dhe Gjonit në portën e tempullit të quajtur e Bukura. Ai i tha njeriut të sëmurë, “Unë nuk kam as argjend as arë; por atë që kam po ta jap…“ (Veprat 3:6). Pjetri e dinte se ai nuk ishte i kufizuar. E dinte se ai kishte diçka më të madhe se sa paratë!

Asnjëherë të mos e masni jetën tuaj me të holla apo me ndonjë parametër tokësor. Ai që është në ju i bën të gjitha gjërat e mundshme për ju; Ai është thyes kufizimesh.

Pohim

Unë mund të bëj gjithçka me anë të Krishtit që më forcon! Jam veshur me pushtet nga lart, për të fituar dhe për të mbretëruar në jetë si mbret. Unë jam më shumë se fitimtar, sepse më i madh është ai që është në mua, se ai që është në botë! Jeta ime është për lavdinë e Perëndisë!

Studim Vijues

  • Efesianëve 3:20; Marku 9:23
  • Plani një vjeqar për studimin e Biblës: Veprat e Apostujve 28:17-31 Psalmet 30-31
  • Plani dy vjeqar për studimin e Biblës: Luka 10:38-42 Jozeu 22

Burimi: www.rhapsodyofrealities.org

Rreth Autorit

Korab Zhuja

Komento